06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

vonë se) gjatë shekullit X. Në këtë periodë mund të vendosen ato marrëdhënie të

rumanishtes me shqipen, që shfaqen në mbarë degët dialektore të rumanishtes”. (po aty,

f. 52 v.)

Në këtë studim Зabej nuk shprehet më tej për këto marrëdhënie gjuhësore. Me sa

kuptohet, këtu ai ndoshta anon më fort nga huazimet e ndërsjella midis shqipes dhe

rumanishtes. Por ndërkaq ai vëren se “në parim është e mundur pa tjetër që nga

elementet që kanë të përbashkëta rumanishtja me shqipen, disa të burojnë prej një gjuhe

indoevropiane jo-greke të Ballkanit të lashtësisë, prej të ashtuquajturit substrat, gjuhë e

papërcaktueshme më afër. Raporti gjenealogjik i shqipes ndaj kësaj gjuhe substrati

mund të ishte atëherë i krahasueshëm me raportin e irlandishtes së sotme ndaj keltishtes

kontinentale, që është zhdukur, prej së cilës rrjedhin fjalët me burim prej substratit kelt

që gjenden në gjuhët romane perëndimore; dhe pozita e rumanishtes në këtë mes do të

ishte analoge me atë të gjuhëve (romane) motra me të, që fliten në Perëndim’’. (shih

Зabej: 1975,53 v.).

7. Edhe nga sa u parashtrua shkurt në && 5-6, del e qartë se për burimin e

bashkëpërkimeve të vjetra leksikore midis shqipes e rumanishtes nuk ka dhe vështirë se

mund të kishte një mendim të përbashkët. Kjo зështje, që mbetet e hapur, nuk mund të

zgjidhet përfundimisht, pa u bërë më parë shtresimi kohësor i bashkëpërkimeve në

shqyrtim. Por shtresimi kohësor i këtyre fjalëve të vjetra paraqit vështirësi të mëdha, për

arsye se si shqipja ashtu edhe rumanishtja kanë një dokumentim shkrimor relativisht të

vonë, që nuk e kapërcen shekullin XVI të erës sonë (shih III/7, përkatësisht III/17).

Megjithatë, duke u mbështetur në dukuritë e vjetra fonetike, që kanë pësuar një pjesë e

mirë e këtyre fjalëve në të dy gjuhët (shih & 8) dhe pjesërisht edhe në disa toponime të

lashta të pjesëve lindore dhe perëndimore të Gadishullit Ballkanik, mund të veзohet, të

paktën, një pjesë e shtresës më të vjetër të këtij fondi të vjetër të përbashkët leksikor të

shqipes dhe të rumanishtes si edhe caku kohor i kësaj shtrese. Në qoftë se ky cak kohor i

takon një periudhe, kur nuk ishin formuar ende si gjuhë më vete as shqipja as

rumanishtja, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për huazime të shqipes nga rumanishtja

apo anasjelltas. Në këtë rast mund të flitet për një trashëgimi të shqipes nga “nëna” e

saj, ilirishtja, dhe të rumanishtes nga substrati i saj trako-dak apo geto-dak (shih III/5,

përkatësisht II/23). Sqarimi i mëtejshëm i pranisë së këtyre fjalëve në gjuhën “nënë” të

shqipes dhe në substratin e rumanishtes i kalon caqet e historisë së mirëfilltë të vetë

shqipes e të rumanishtes. Sqarimi i kësaj зështjeje, pra, ka të bëjë në radhë të parë me

sqarimin e lidhjeve burimore dhe të marrëdhënieve historike midis gjuhëve i.e., që

fliteshin në pjesët lindore dhe perëndimore të Ballkanit, para se të formoheshin shqipja

dhe rumanishtja.

8. Si caqe kohore për formimin e rumanishtes sot, në përgjithësi, pranohet periudha

midis shekujve V-VII të erës sonë (shih III/16). Kurse formimi i shqipes duhet të jetë

kryer gjatë periudhës midis shekujve IV-VI të erës sonë (shih III/6). Prandaj, fjalët e

përbashkëta të këtyre dy gjuhëve, që mund të veзohen për periudhën para këtyre caqeve

kohore, do të përfshihen patjetër në fondin e trashëguar leksikor të shqipes, përkatësisht

të rumanishtes. E tillë është, p.sh., fjala mal, e cila dëshmohet, ndër të tjera tek toponimi

Di-malum i Ilirisë dhe tek toponimi Dacia Mal-uensis, që romakët më pas e ndryshuan

në Dacia Rip-ensis, ku fjala e vjetër mal- është përkthyer me latinishten ripa (= breg a

buzë lumi).

Në shtresën e vjetër parasllave të fjalëve të përbashkëta të këtyre dy gjuhëve duhen

përfshirë edhe ato që kanë pësuar dukuri të tilla të vjetra fonetike si rotacizmi -n- > -r-

në të folmet jugore të shqipes dhe rotacizmi -l- > -r- në rumanishte. Këtu duhen

158

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!