06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

hershme e kësaj forme në të dy dialektet e shqipes dëshmon qartë se në këtë gjuhë duhet

të jetë zhvilluar herët prirja për ta shprehur kuptimin e së ardhmes nëpërmjet një

togfjalëshi të ndërtuar nga folja “dua” dhe një folje tjetër. Nga një togfjalësh i tillë u

zhvillua pastaj tipi i së ardhmes në shqyrtim, ku elementi i parë, folja “dua”, del në

formën e ngurosur të vetës së tretë njëjës të kohës së tashme “do”.

Mbi bazën e këtij modeli u përftua pastaj e ardhmja e së shkuarës (do të punoja), e

ardhmja e përparme (do të kem punuar) dhe e ardhmja e përparme e së shkuarës (do të

kisha punuar)TF49FT.

15. Siз u vu në dukje në & 12, në gjuhën shqipe është përftuar edhe një tip tjetër i kohës

së ardhme. Është fjala për tipin e ndërtuar nëpërmjet foljes ndihmëse “kam”. Nga ky tip

janë zhvilluar tre nëntipa: 1) kam me punue; 2) kam të punoj; 3) kam për të punuar TF50FT.

Nëntipi kam me punue përdoret në të folmet veriore dhe është mbizotërues tek Buzuku,

Budi, Bardhi e Bogdani. Prandaj ai duhet të jetë përftuar, të paktën, disa shekuj para

Buzukut. Edhe nëntipi kam të punoj, ku folja ndihmëse, e zgjedhueshme sipas vetave,

ndiqet nga e tashmja e mënyrës lidhore, duhet të jetë gjithashtu disa shekuj më e vjetër

se shekulli XVI, pasi atë e gjejmë të përdorur rregullisht tek Matrënga (1592), si edhe

tek autorët e tjerë arbëreshë pas tij. Prania e këtij nëntipi të së ardhmes krahas tipit do të

bëj në të folmet arbëreshe të ItalisëTF51FT dëshmon se të parët e arbëreshëve të Italisë i

morën me vete këto forma të së ardhmes në kohën kur u shpërngulën nga viset

(kryesisht jugore) të Shqipërisë dhe nga katundet arbëreshe të Greqisë gjatë shekujve

XV-XVII. Kurse nëntipi i tretë, kam për të punuar, (gegërisht kam për të punue) duhet

të jetë përftuar pas shekullit XVI, pasi nuk ndeshet as tek Buzuku, as tek Matrënga. Ky

nëntip është formuar nga folja ndihmëse “kam” dhe forma e pashtjelluar e tipit për të

punuar (shih për këtë IX/13).

16. Pra, të dhënat e shqipes së dokumentuar tregojnë qartë se qysh në periudhën

parashkrimore të kësaj gjuhe janë përftuar dy tipa të së ardhmes. Nga këta, tipi me

pjesëzën e ngurosur “do” në krye të herës do të jetë përdorur me kuptimin modal të

dëshirueshmërisë, ndërsa ai me foljen ndihmëse “kam” do të jetë përdorur në fillim me

kuptimin modal të domosdoshmërisë. Me kalimin e kohës, madje qysh në periudhën

parashkrimore të shqipes, të dy këta tipa të së ardhmes i kishin humbur dalëngadalë

ngjyrimet modale shoqëruese, duke u përdorur kështu si forma thjesht kohore të së

ardhmes. Por qysh në periudhën parashkrimore të shqipes për arsye, që mbeten për t'u

hulumtuar, në të folmet veriore erdh e u gjallërua më shumë tipi i së ardhmes me

ndihmësen “kam”, (kam me punue), kurse në të folmet jugore erdh e u gjallërua më fort

tipi i së ardhmes do të punoj (shih edhe & 20).

17. Prania relativisht mjaft e hershme e tipit të së ardhmes me foljen ndihmëse “dua”

dhe e tipit tjetër me ndihmësen “kam” në gjuhën shqipe e bën të pashmangshme pyetjen

T49T Për më shumë hollësira për rrugën e formimit të tyre si edhe mbi vlerat e tyre shih Demiraj; 1986,701

v., 831 v.

T50T Mbi bazën e tipit kam me punue është formuar edhe trajta e tipit kisha me punue, e cila përdoret ose si

e ardhme e së shkuarës, ose me vlerën e së ashtuquajturës e tashme e kushtores. Me të njëjtat vlera

janë formuar edhe format e tipit kisha të punoja dhe kisha për të punuar. Sipas Altimarit: 1988,90,

ndërtimet me kam + lidhore në të folmet arbëreshe shprehin idenë e domosdoshmërisë në të ardhmen,

përkatësisht në të shkuarën. Vlen të përmendet këtu se ai shënon edhe ndërtimin e tipit pat + lidhore.

T51T Me kohë në disa të folme arbëreshe të Italisë erdh e u përgjithësua për të gjitha vetat forma e vetës së

tretë njëjës të foljes ndihmëse “kam” (“ka”), e ndjekur nga e tashmja e lidhores (shih edhe shënimin

55).

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!