06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

dialekt të bullgarishtesTF7FT nyja shquese e prapavendosur del me tri forma të ndryshme, në

varësi të pozicionit të sendit të emërtuar pranë ose larg folësit, apo pavarësisht nga

pozicioni i tijTF8FT.

3. Prapavendosja e treguesit të shquarsisë në gjuhët ballkanike të lartpërmendura ka

tërhequr prej kohësh vëmendjen e gjuhëtarëve. I pari që e vuri në dukje këtë dukuri, ka

qenë gjuhëtari me origjinë sllovene J. Kopitar (: 1829,253). Pas tij i kanë kushtuar

vëmendje kësaj dukurie edhe një varg gjuhëtarësh të tjerë, nga të cilët po përmendim

vetëm disa, si: Mikloshiçi: 1861,7, Sendfeldi: 1930,165-173, Tagliavini: 1924,515-522,

Çabej: 1963,91 v., Reichenkron-i: 1963,99 v., Georgievi: 1968,17, Ajeti: 1969,29-39,

Schaller-i: 1975,143 v., Solta: 1980, 184 v., Bokshi: 1984, passim, Banfi: 1985,64 v.,

Feuillet-i: 1986,72 v., etj

4. Pothuaj të gjithë ata që janë marrë me studimin krahasues të nyjës së prapme në

gjuhët ballkanike, kanë shprehur edhe mendimet e tyre lidhur me burimin e kësaj

dukurie ballkanike. Të vështruara në tërësinë e tyre pikëpamjet e shprehura deri sot mbi

burimin e kësaj dukurie mund të përmblidhen si vijon:

a) Hipoteza e substratit. Sipas mbrojtësve të kësaj hipoteze, burimi i prapavendosjes së

nyjës shquese në gjuhët ballkanike duhet kërkuar në një nga gjuhët e vjetra të Ballkanit.

Kështu mendonin p.sh. Kopitari: 1829,253, Mikloshiçi: 1861,7 etj. Por, natyrisht, nuk

kanë qenë të njëjta mendimet, për sa i takon gjuhës substrat (shih & 13).

b) Hipoteza e ndikimit të latinishtes vulgare. Një hipotezë e tillë është shprehur nga

ndonjë romanist (shih Sandfeld: 1930,167), nga Reichenkron-i: 1963,99 v. etj.

c) Hipoteza e ndikimit të gjuhës shqipe. Përfaqësuesit e kësaj hipoteze, në përgjithësi,

janë përpjekur të vërtetojnë se krijimi i nyjës së prapme shquese në rumanishte është

kryer nën ndikimin e gjuhës shqipe. Një mendim të tillë e ka mbrojtur kohët e fundit

edhe Bokshi: 1984,208,212. Ky i fundit në këtë rast pranon edhe një ndikim të

rumanishtes mbi gjuhët sllave jugore.

d) Hipoteza e ndikimit sllav. Një hipotezë e tillë është shprehur kohët e fundit edhe nga

Piotrovski: 1960,134,141. Për një ndikim të bullgarishtes mbi rumanishten në

prapavendosjen e nyjës shquese janë shprehur edhe Lj. Miljetiçi, I. Gëlëbovi etj.TF9FT

e) Hipoteza e ndikimit grek. Sipas kësaj hipoteze, që është parashtruar nga Georgievi

(sidomos në Actes VI, 1968, f. 17) e ndonjë tjetërTF10FT, greqishtja ka ndikuar në vetë

krijimin e nyjës shquese në gjuhët ballkanike, por jo në prapavendosjen e saj.

f) Hipoteza e një zhvillimi të pavarur. Disa gjuhëtarë e kanë menduar prapavendosjen e

nyjës shquese si një zhvillim të pavarur jo vetëm në gjuhën shqipe dhe në rumanishte,

T7T Është

T8T P.sh.:

T9T Shih

dhe të Tërnovos. Mënjanimi i formave rasore të nyjës në shumicën e të folmeve bullgare (dhe

maqedonase) është pasojë e drejtpërdrejtë e mënjanimit të lakimit të emrit në përgjithësi, d.m.th.

pasojë e kalimit nga sistemi i dikurshëm sintetik (rasor) në sistemin e ri analitik. Kjo dukuri është

përftuar gjatë shekujve XII-XIV (shih Mirçev, po aty, 125).

fjala për dialektin e Tërnovos (shih Mirçev: 1950,125). Edhe në dialektin e Rodopeve ndeshet

një dukuri e tillë.

çóveko-ov,-on,-ot “njeriu”, zhéna-va,-na,-ta “gruaja”, séllo-vo,-no,-to “fshati”, lúgje-ve,-ne,-te

“njerëzit”. Të krahasohen këto forma nyjore me ato të dëftorëve gjegjës: ovoj ~ ovaa ~ ovoe ~ ovie,

~onoj ~ onaa ~ onoe ~ onie, ~toj ~ taa ~ toe ~ tie. Kurse në bullgarishte në përgjithësi (shih shënimin

7) përdoren kryesisht format nyjore më -t; p.sh. çovék-ët “njeriu”, zhená-ta “gruaja”, séllo-to “fshati”,

ljúde-te “njerëzit”.

Sandfeld: 1930,167; Bokshi: 1984,124 v.

T10T Shih Bokshi: 1984, 39.

100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!