06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Kurse për rumanishten në këtë rast do të pranohej që nyja shquese duhej të zhvillohej

rregullisht ashtu si në gjuhët romane perëndimore dhe në dalmatishte. Por si në rastin e

shqipes ashtu edhe të rumanishtes në këtë rast do të pritej që nyja shquese të ishte e

paravendosur, pikërisht ashtu si në gjuhët e tjera romane. Prandaj përfaqësuesit e

hipotezës në shqyrtim duhej të shpjegonin arsyen përse në këto dy gjuhë të vjetra

ballkanike nyja shquese del e prapavendosur. Pranimi i ndikimit latin në këtë rast do të

parakuptonte që vetë latinishtja ballkanike të kishte pësuar një ndryshim të rëndësishëm

në renditjen e dëftorit anaforik të përdorur me vlerën e një nyje shquese, dhe atëherë do

të flitej më drejt për një ballkanizim të vetë latinishtes së përhapur në trevat e Ballkanit.

Por edhe në një rast të tillë hipoteza e ndikimit latin do të gjente mbështetje, në qoftë se

nyja e prapme në rumanishte do të ishte përftuar ose më herët se në shqipe, ose pak a

shumë në të njëjtën kohë. Përndryshe, është vështirë të mendohet që latinishtja

ballkanike në këtë rast të ketë ndikuar më parë mbi shqipen (a mbi “nënën” e saj) sesa

mbi bijën e vet të drejtpërdrejtë. Por, siç u vu në dukje në & 8, nyja e prapme në gjuhën

shqipe është shfaqur më herët se në rumanishte. Veç kësaj, deri sot nuk është vërtetuar

që nyja si tregues gramatikor të ketë marrë një zhvillim të tillë në vetë latinishten

popullore, që të na bëjë të pranojmë se ajo është një dukuri latine dhe jo neo-latine (shih

edhe shënimin 17).

12. Edhe hipoteza e ndikimit grek në shfaqjen e nyjës shquese në gjuhët ballkanike

(shih & 4) nuk del e mbështetur, po të kihet parasysh se në greqishte ajo qysh në krye të

herës ka qenë e paravendosur, kurse në gjuhët ballkanike në shqyrtim është fjala për

nyja shquese të prapavendosura. Për më tepër, mendimi i Georgievit (& 4/e) që ndikimi

grek në këtë rast është përftuar nëpërmjet bullgarishtes edhe mbi shqipen e rumanishten,

vjen në kundërshtim me faktin e njohur që prapavendosja e nyjës shquese në këto dy

gjuhët e fundit është një dukuri më e hershme se në bullgarishte e maqedonishte (shih

&& 6-8).

13. Hipoteza, sipas të cilës burimi i nyjës shquese në gjuhët ballkanike duhet kërkuar në

një nga gjuhët e vjetra të Ballkanit, d.m.th. tek ilirishtja ose trakishtja, përkatësisht tek

dakomizishtja (shih & 4), mbetet një hipotezë e pavërtetueshme, përderisa nuk kemi

asnjë dokumentim, që të dëshmojë praninë e një nyje shquese të prapme (ose edhe të

përparme) në ato gjuhë. Por, edhe sikur të pranohej pa kushte një hipotezë e tillë, prapë

do të mbetej për të sqaruar të paktën pyetje të tilla, si: Në cilën nga gjuhët e vjetra të

lartpërmendura do të ketë qenë zhvilluar nyja e prapme shquese? Apo një dukuri e tillë

ishte shfaqur si në pjesën perëndimore ashtu edhe në pjesën lindore të Gadishullit

Ballkanik? Në rastin e fundit do të duhej sqaruar edhe rruga e shfaqjes së një dukurie të

tillë në ato gjuhë të vjetra të Ballkanit.

Siç shihet, pra, një hipotezë e tillë jo vetëm që nuk e zgjidh problemin në shqyrtim, por

edhe e ndërlikon atë më tutje dhe pa ndonjë mbështetje objektive. Megjithatë, në

ndonjë rast ajo nuk duhet përjashtuar kategorikisht, natyrisht për të nxitur më tej

hulumtimet në kërkim të së vërtetës.

14. Për sa i takon mendimit të shprehur nga disa gjuhëtarë për ndikimin e shqipes mbi

rumanishten në shfaqjen e nyjës së prapme në atë gjuhë (shih & 4), edhe kjo çështje

është më e ndërlikuar nga sa mund të duket në një vështrim të parë. Sidoqoftë, po të

kemi parasysh faktin që nyja e prapme në rumanishte është përftuar pas shekullit VIII të

e.r., d.m.th. pas ndërprerjes së kontakteve të drejtpërdrejta midis stërgjyshërve të

shqiptarëve dhe atyre të rumunëve, atëherë duhet pranuar që një ndikim i drejtpërdrejtë i

shqipes mbi rumanishten në këtë rast vështirë se mund të jetë ushtruar. Por, nga ana

tjetër, po të mbajmë parasysh faktin që përftimi i nyjës së prapme si në shqipe edhe në

104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!