06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

theksuara të përemrave vetorë, nëpërmjet një përemri dëftor, vetvetor, lidhor, madje

edhe nëpërmjet përemrit pyetës koj “kush”, si edhe kur shprehen nëpërmjet një emri të

shquarTF28FT. Ashtu si në shqipe, ka raste që në atë gjuhë rimerret kundrina edhe kur

shprehet nëpërmjet një emri të pashquarTF29FT.

Kurse në bullgarishten letrare rimarrja e kundrinave ka “karakter fakultativ”TF30FT. Në

përgjithësi, rimarrja ndodh po në ato kushte si në maqedonishte, veçse ndeshet disi më

rrallë dhe kushtëzohet nga kuptimi i foljesTF31FT. Gjithashtu, edhe rimarrja e kundrinave të

shprehura nëpërmjet formave të theksuara të përemrave vetorë nuk është e

përgjithësuarTF32FT.

Nga sa mund të kuptohet prej të dhënave të parashtruara prej Koneskit (1967/2,261 v.,

334 v.) dhe Lopashovit (: 1978,28-44) etj., edhe në bullgarishte e maqedonishte rimarrja

e kundrinave të shprehura nëpërmjet formave të theksuara të përemrave vetorë në krye

të herës duhet të jetë përftuar në ato raste, kur ato përfaqësonin remën e kumtimit. Në

rastet e tjera, në përgjithësi, dukuria në shqyrtim duhet të jetë përftuar nëpër fjali, ku

kundrinat përfaqësonin temën e kumtimit.

15. Mungesa e rimarrjes së kundrinave në shkrimet e Qirilit e Metodit si edhe në gjuhët

sllave në përgjithësi është një dëshmi e qartë, që tregon se kjo dukuri sintaksore në

bullgarishte-maqedonishte është shfaqur patjetër pas shekullit IX të e.r. Sipas Ilievskit (:

1973,218), kjo dukuri në sllavishten jugore, pas gjithë gjasash, ka filluar të stabilizohet

aty nga shekujt XII dhe XIIITF33FT. Ai shton po aty: “Në Maqedoni u adoptua më herët në të

folmet perëndimore dhe jugore, ku popullsia jonë kishte kontakt më të ngushtë me

banorët e vjetër të romanizuar”. Ky pohim i Ilievskit përkon me pohimin e bërë më parë

nga Selishçevi dhe Sandfeldi mbi shtrirjen e kësaj dukurie në sllavishten jugore (shih

edhe & 13).

Kjo shtrirje e rimarrjes së kundrinave në bullgarishte-maqedonishte dëshmon qartë edhe

për rolin, që duhet të ketë ushtruar ndikimi i huaj në shfaqjen e kësaj dukurie në këto

gjuhë. E në qoftë se këtu ajo është shfaqur jo më herët se shekujt XII-XIII, atëherë në

gjuhët, që kanë ushtruar një ndikim të tillë, ajo duhet të jetë përftuar edhe më herët (shih

edhe & 20).

16. Rimarrja e kundrinave është përftuar edhe në greqishte. Sipas Thumbit (: 1910,81),

kundrinat në atë gjuhë rimerren kur folësi synon t'i vërë në dukje ato posaçërisht;

përndryshe, përdoret vetëm forma e patheksuar e përemrave vetorë. Autori nuk jep

T28T P.sh.: Kogo go vidovte? “Kë patë?” Komu mu go dadoa? “Kujt ia dhanë?” Mu-go dadov pismoto

nemu, a ne nejze. “Ia dhashë letrën atij, dhe jo asaj”.

T29T Shih Koneski: 1967/2,262: Dva orli da gi poranish nekoj mesec. (M. Cepenkov).

T30T Shih Lopashov: 1978,28 (me literaturë).

T31T Shih Lopashov: 1978,30 v.

T32T Shih Lopashov: 1978,32, ku pohohet: “... format e plota të përemrave vetorë, që nuk bartin mbi vete

theksin logjik, nuk dyfishohen gjithnjë”. Dhe këtu ai jep edhe disa shembuj me kundrina të tilla pa

rimarrje.

T33T Një mendim të ngjashëm ka shprehur edhe J. Ruseku në “B£lgarski ezik” XIII (1963), nr. II, f. 142.

Edhe sipas K. Mirçevit, “B£lgarski ezik” XVI (1966), nr. IV, f. 284, fillimi i procesit të dukurisë në

shqyrtim vihet re qysh në bullgarishten e vjetër.

125

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!