06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

gjinore nuk mund të dallohej nëpërmjet gramatikalizimit të ndonjë parafjale. Funksioni

themelor i kësaj rase (shih & 1) mund të lejonte përdorimin e një parafjale vetëm pas

humbjes së lakimit, ashtu siз ka ndodhur p.sh. në gjuhët romane perëndimore, në

anglishte, në bullgarishte, në maqedonishte etj. (shih & 11). Përndryshe, në gjuhët, që e

kanë ruajtur lakimin emëror, përdorimi i rasës gjinore me parafjalë ndeshet vetëm në ato

raste, kur ajo nuk kryen funksionin e një përcaktori, siз ka ndodhur p.sh. në gjuhët

sllave, në gjermanishte etj.

9. Edhe në rumanishte bashkëpërkimi i rasave gjinore e dhanore paraqit disa veзori të

ngjashme me ato të shqipes. Por në këtë rast ka edhe ndonjë ndryshim jo të

parëndësishëm midis këtyre dy gjuhëve. Është fjala për faktin që në rumanishte emrat

mashkullorë dhe asnjanësTF16FT në lakimin e pashquar, si në njëjës edhe në shumës, dalin

me një formë të përbashkët për të gjitha rasat, kështu që rasat gjinore e dhanore te këta

emra dallohen vetëm nëpërmjet ndonjë përcaktori të paravendosur, kryesisht nëpërmjet

formave rasore të nyjës së pacaktuarTF17FT.

Edhe emrat e gjinisë femërore në lakimin e pashquar e dallojnë formën e rasave gjinore

e dhanore nga ajo e rasave emërore e kallëzore vetëm në numrin njëjësTF18FT. Kurse në

lakimin e shquar të gjithë emrat në rumanishte e dallojnë formën e rasave gjinore e

dhanore nga ajo e rasave emërore dhe kallëzore, si në njëjës edhe në shumës TF19FT. Kështu,

emrat mashkullorë dhe asnjanës në rasat gjinore e dhanore njëjës marrin formën e nyjës

së prapme -lui, që e ka burimin tek forma e rasës dhanore njëjës të përemrit dëftor latin

il-lui, ndërsa emrat femërorë marrin formën nyjore -ei, që e ka burimin tek forma e rasës

dhanore njëjës të dëftorit latin të gjinisë femërore ill-aei. Në numrin shumës të gjithë

emrat, pa dallim gjinie, në rasat gjinore e dhanore marrin formën nyjore -lor, që e ka

burimin tek forma e rasës gjinore shumës të përemrit dëftor latin il-lor-umTF20FT.

T16T Në gramatikat rumune quhen asnjanës ata emra sendesh, që në njëjës paraqiten si mashkullorë dhe në

shumës si femërorë, si p.sh.: deal ~ deal-uri “kodër ~ kodr-a”, studiu ~ studii “studim ~ studim-e” etj.

T17T P.sh.:

Njëjës Shumës

Umashk.U Uasnj. U

Emër./Kall. (un) om deal (niµte) oameni dealuri

Gjin. (a unui) om deal (a unor) oameni dealuri

Dhan. (unui) om deal ( unor) oameni dealuri

T18T P.sh.:

Njëjës Shumës

Emër./Kall. (o) cas£ (niµte) case

Gjin. (a unei) cas-e (a unor) case

Dhan. (unei) cas-e (unor) case

T19T P.sh.:

Njëjës

Umashk.U Uasnj.U Ufem.U

Emër./kall. om-u-l deal-u-l cas-a

Gjin. (a) om-u-lui deal-u-lui cas-ei

Dhan. om-u-lui deal-u-lui cas-ei

Shumës

Emër./Kall. oameni-i deal-uri-le case-le

Gjin. (a) oameni-lor dealuri-lor case-lor

Dhan. oameni-lor dealuri-lor case-lor

T20T Shih ILR II 219 v.; Coteanu: 1969,58.

73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!