06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

përjashtuar mundësia e një ndikimi nga ana e gjuhës shqipe fqinje, ku dukuria e

ngulitjes së theksit mbi një rrokje të caktuar të temës është mjaft e vjetër (shih & 9).

9. Siз u vu në dukje në III/8, theksimi i fjalëve në gjuhën shqipe, në krahasim me tipin e

hershëm i.e., ka pësuar një evolucion të dukshëm. Risia më e rëndësishme këtu ka qenë

ngulitja e theksit mbi një rrokje të caktuar të temësTF6FT. Ngulitja e theksit mbi një rrokje të

caktuar të temës duhet të jetë një dukuri mjaft e vjetërTF7FT. Po të gjykojmë nga pasojat,

d.m.th. nga reduktimi i rrokjeve të patheksuara para dhe pas rrokjes së theksuar, mund

të arrihet në përfundimin që kjo dukuri në gjuhën shqipe duhet të jetë kryer para

depërtimit të sllavizmave në këtë gjuhë. d.m.th. para shekujve VII-VIII të e.r.TF8FT Në

huazimet nga greqishtja e vjetër dhe nga latinishtja, ashtu si në fjalët e trashëguara,

zanoret e rrokjeve të patheksuara kanë pësuar reduktime, ose kanë rënë fare, зka

dëshmon se ato janë ndodhur prej kohësh në pozicion të patheksuar. Por është e vështirë

të përcaktohet më tej se kur ka zënë fill dhe kur ka përfunduar procesi i ngulitjes së

theksit mbi një rrokje të caktuar të temës në gjuhën shqipe.

10. Nga sa u shtjellua shkurt në && 6-9, del pak a shumë e qartë se mbizotërimi i

theksit ekspirator në gjuhët ballkanike është një dukuri e përftuar në pajtim me prirjen e

përgjithshme të evolucionit të gjuhëve i.e. Risia më e dukshme në këtë rast ka qenë

ngulitja e theksit mbi një rrokje të caktuar të temës në gjuhën shqipe (& 9) dhe në

maqedonishten perëndimore (& 8). Natyrisht, edhe në gjuhë të tjera kanë ndodhur risi të

tilla të rëndësishme, si evolucioni i tipit të theksit në greqishte (& 6) dhe lëvizshmëria e

theksit në rumanishte (& 7).

Mbizotërimi i theksit ekspirator në shumicën e gjuhëve ballkanike ka bërë që në

sistemet e tyre fonetike të shfaqet edhe një zanore e re, për të cilën do të bëhet fjalë në

&& 13-18.

11. Edhe mungesa e dallimeve kuantitative tek zanoret në gjuhët ballkanike, që u vu në

dukje tek & 3/1, është pasojë e një prirjeje (pothuaj) të përgjithshme të gjuhëve i.e. për

të mënjanuar kundërvënien midis zanoreve të gjata dhe zanoreve të shkurtra. Për sa i

takon këtij evolucioni, secila nga gjuhët ballkanike ka historinë e saj. Kështu p.sh. në

greqishte mënjanimi i kundërvënies kuantitative tek zanoret duhet të jetë kryer jo më

vonë se nga fundi i periudhës antikeTF9FT. Mënjanimi i kësaj kundërvënieje në atë gjuhë

është përftuar edhe me ndryshimin e timbrit të zanores së gjatë. Kështu e-ja (η) e

greqishtes së vjetër është shndërruar në i në greqishten e re, duke u dalluar kështu krejt

nga e-ja e shkurtër (ε).

Duke qenë se mënjanimi i kundërvënies së zanoreve sipas gjatësisë ishte bërë një dukuri

e përgjithshme në latinishen e vonëTF10FT,mund të pohohet se rumanishtja këtë mungesë

kundërvënieje e ka trashëguar nga “nëna” e saj, latinishtja ballkanike.

Kundërvënia e zanoreve sipas gjatësisë nuk dëshmohet as në bullgarishten e vjetërTF11FT.

T6T Për

T7T Sipas

T8T Shih

T9T Shih

më shumë sqarime shih III/8).

Meyer-Lübke-s: 1914, 20 v., kjo dukuri është përftuar qysh në periudhën pararomake të shqipes.

Kurse Jokli: 1916,119 v., e vendos atë në periudhën romake të shqipes. Sipas Çabejt: 1960,91, kjo

dukuri i takon periudhës historike të shqipes. Për më shumë hollësi shih Demiraj: 1986, 65-73.

Demiraj: 1986,68 v.

Rix: 1976,57; shih edhe II/9.

T10T Shih ILR II (1969), 25.

T11T Shih Mirçev: 1950,72 v.

62

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!