06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

së shkuarës, përkatësisht të së ardhmes së përparme dhe të së ardhmes së përparme të së

shkuarësTF7FT.

5. Pas këtyre konsideratave të përgjithshme (&& 2-4) kuptohet edhe më mirë arsyeja

përse format e kohës së ardhme në gjuhët ballkanike u kanë tërhequr vëmendjen të

gjithë atyre që janë marrë me studimin e veçorive të përbashkëta të këtyre gjuhëve.

Këtu, natyrisht, është fjala për format e së ardhmes, që janë ndërtuar me anë të foljes

ndihmëse “dua”, të plotësuar nga një folje tjetër, e cila përbën objektin e dëshirës së

shprehur prej saj. Përdorimi i një togfjalëshi të tillë për të shprehur një veprim, që

dëshirohet të kryhet pas çastit të ligjërimit, është krejtësisht i mundshëm në çdo gjuhë.

Por krijimi i formave foljore të së ardhmes nëpërmjet një togfjalëshi të tillë është

vërtetuar vetëm në një pjesë të gjuhëve i.e., si p.sh. në gjuhët ballkanike, në anglishte

etj.TF8FT Madje, në shumicën e gjuhëve ballkanike si mjet karakteristik për ndërtimin e

kohës së ardhme në këtë rast shërben në përgjithësi një formë e ngurosur e vetës së tretë

njëjës të kësaj foljeje, e ndjekur nga folja themelore në kohën e tashme të mënyrës

lidhoreTF9FT. Një veçori e tillë është zhvilluar në gjuhët ballkanike, megjithëse këto u

përkasin degëve të ndryshme të gjuhëve i.e., siç janë greqishtja, shqipja, rumanishtja

(gjuhë romane), dhe bullgarishtja e maqedonishtja (gjuhë sllave). Siç shihet, është fjala

për gjuhë, që i karakterizon edhe një tjetër veçori e përbashkët, zëvendësimi i paskajores

nga lidhorja (shih kreun IX). Dukuria në shqyrtim merr një domethënie të mëtejshme,

po të kihet parasysh se edhe në një tjetër gjuhë sllave të Ballkanit, në serbokroatishte,

koha e ardhme ndërtohet pikërisht me anë të foljes ndihmëse “dua”, por të ndjekur nga

paskajorja e foljes themelore.

Prandaj ishte krejt e natyrshme që një dukuri e tillë e përhapur në gjuhët e Gadishullit

Ballkanik të tërhiqte vëmendjen e një vargu gjuhëtarësh, të cilët janë përpjekur edhe të

shpjegojnë se si ka qenë e mundur të përftohet një ballkanizëm i tillë. Por, para se të

parashtrojmë pikëpamjet e gjuhëtarëve të ndryshëm për këtë dukuri ballkanike (shih

&& 18-19) si edhe rrethanat e mundshme, që i kanë dhënë shkas asaj (shih && 20-24),

është e udhës që të përshkruhet sa më përmbledhtas se si paraqitet historikisht ky

ballkanizëm në gjuhët e ndryshme të këtij gadishulli, sepse kështu mund të gjykohet më

mirë mbi saktësinë apo pasaktësinë e pikëpamjeve të ndryshme të shprehura deri sot për

të.

6. Rruga, që ka përshkruar forma perifrastike e së ardhmes me foljen ndihmëse “dua”,

më mirë se në çdo gjuhë tjetër të Ballkanit mund të ndiqet në gjuhën greke, e cila ka një

T7T Këtu

T8T Ky

T9T P.sh.

nuk është rasti të hyjmë në hollësira rreth ndërtimit të këtyre formave “kohore” dytësore të së

ardhmes në gjuhë të ndryshme, ku ato ndërtohen në mënyra të ndryshme. Mjafton të përmenden këtu

format përkatëse të anglishtes, të gjermanishtes, të italishtes, dhe të shqipes. Anglisht: I shall go ~ I

should go ~ I shall have gone ~ I should have gone; gjermanisht: ich werde gehen ~ ich würde gehen

~ ich werde gegangen sein ~ ich würde gegangen sein; italisht: andrò ~ andrei ~ sarò andato ~ sarei

andato; shqip: do të shkoj ~ do të shkoja ~ do të kem shkuar ~ do të kisha shkuar.

tip i së ardhmes nuk është i panjohur edhe në disa gjuhë të tjera romane. P.sh. në frëngjishte

togfjalëshi i tipit je veux faire “dua të bëj” ka marrë kuptimin e së ardhmes; shih Meillet: 1926,46;

Vendryes: 1950,179 v.; Domi: 1961,70; edhe Bariçi: 1961,60, shënon se këtë tip të së ardhmes e

njohin disa dialekte të frëngjishtes lindore si edhe valdishtja e sipërme e vjetër. Ai shton se ky tip i së

ardhmes nuk është i panjohur edhe në italishte. Këtë gjë e pohon edhe Rohlfs-i: 1949,II,387, ku

shënohet se në disa të folme të Italisë veriore togu volo + paskajore përdoret “në kuptimin e një të

ardhmeje”.

shqip do të bëj, greqisht tha kán-, rumanisht o s£ fac, bullgarisht shte pravja, maqedonisht qe

pravam.

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!