06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

midis tyre, i ka bërë disa gjuhëtarë ta shikojnë këtë si një dukuri me burim të

përbashkët; madje, ndonjë e ka kërkuar zanafillën e saj qysh në substratin trakTF14FT.

Me sa duket, dukuria në shqyrtim si në shqipe edhe në rumanishte nuk duhet të jetë aq e

vjetër, sa të na bëjë të ngjitemi deri në substratin trak apo në ndonjë substrat tjetër.

Sidoqoftë, ka pak gjasë që kjo dukuri në këto dy gjuhë të ketë zënë fill në një kohë, kur

ato kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë midis tyre, d.m.th. para dyndjeve sllave në

Ballkan. Prandaj dukuria në shqyrtim në këto dy gjuhë duhet të jetë zhvilluar në mënyrë

të pavarurTF15FT.

14. Në shqipe dhe në rumanishte, siз dihet, krahas nyjave shquese të prapavendosura

janë përftuar edhe të ashtuquajturat nyja të përparme, të cilat janë një zhvillim i

brendshëm në secilën prej tyreTF16FT. Funksionet, që kryejnë “nyjat e përparme” në këto dy

gjuhë, të paktën, në fazën e dokumentuar të tyre, janë pjesërisht të përbashkëta dhe

pjesërisht të ndryshme. Kështu, në të dyja këto gjuhë “nyjat e përparme” përdoren

kryesisht:

1) Si elemente përbërëse të mbiemrave dhe të rreshtorëve. P.sh. në shqipe: i mirë, i keq,

i shkathët etj.; i pari, i dyti, i dhjeti etj. Por në rumanishte mbiemrat marrin “nyja të

përparme” vetëm kur përdoren pas një emri të shquar (shih & 18).

2) Si elemente përbërëse të rasës gjinore. P.sh. në gjuhën shqipe: një shok i vëllait ~

shoku i vëllait, libri i një shoku etj. Por në rumanishte gjinorja paranyjëzohet vetëm kur

vjen pas një emri të pashquar (shih & 18).

15. Midis “nyjave të përparme” të shqipes dhe të rumanishtes ka edhe ndryshime të

rëndësishme. Kështu, ndërsa në shqipe “nyjat e përparme” në të gjitha funksionet dalin

me forma rasore të njëjtaTF17FT, në rumanishte “nyjat e përparme” të mbiemrave kanë një

burim të ndryshëm nga ato të rasës gjinoreTF18FT (shih shembujt tek shënimi 19).

Një ndryshim tjetër themelor midis këtyre dy gjuhëve është edhe shndërrimi i “nyjave të

përparme” të shqipes në pjesë përbërëse të paveзueshme të mbiemrave, të rreshtorëve

dhe të rasës gjinore, зka dëshmon edhe për vjetërsinë e tyre mjaft të madhe, ndërsa në

rumanishte ato kanë një përdorim sintaksorisht të kufizuar. Siз dihet, në rumanishte

“nyjat e përparme” mbiemërore përdoren rregullisht vetëm kur vijnë pandërmjetshëm

pas një emri të shquar, ndërsa “nyjat e përparme” të gjinores përdoren rregullisht vetëm

kur vijnë menjëherë pas një emri të pashquarTF19FT.

T14T Shih Demiraj: 1972, 54 v.

T15T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1972,49-66 dhe 1986,205-209.

T16T Këtu është fjala për “nyjat e përparme”, që ndeshen në fazën e dokumentuar të këtyre dy gjuhëve, ku

ato kryejnë funksione, në përgjithësi, të ndryshme nga ai i shquarsisë. Si rrjedhim, këtu nuk po

ndalemi në hipotezën e disa gjuhëtarëve, sipas të cilëve në shqipe, përkatësisht në rumanishte, nyja

shquese në krye të herës ka qenë e paravendosur (shih për këtë çështje Demiraj: 1986,308 v.,

përkatësisht Solta: 1980,188).

T17T Nuk po ndalemi këtu në çështjen e diskutueshme nëse format e rasave të ndryshme të këtyre nyjave

për të tri gjinitë kanë një burim të përbashkët apo jo; shih për këtë Demiraj: 1986, 352 v. Për burimin e

“nyjës së përparme” të para numërorëve themelorë (të dy, të tre etj.) drejtpërdrejt nga përemri dëftor

shumës shih po aty, f. 321.

T18T Është fjala për “nyjën e përparme” cel (cea, cei, cele) të mbiemrave me burim nga dëftori acel (acea,

acei, acele), dhe për “nyjën e përparme” të rasës gjinore al (a, ai, ale); për burimin e këtyre shih ILR

II, 235, kurse për trajtat e ndryshme dialektore shih Coteanu: 1969, 114 v.

T19T Khs. p.sh.: om bun ~ omul cel bun “njeri i mirë ~ njeriu i mirë”, nga njëra anë, dhe o cas£ a vecinului

~ casa vecinului “një shtëpi e fqinjit ~ shtëpia e fqinjit”, nga ana tjetër. Për hollësi të tjera shih

Demiraj: 1986, 326 v.

161

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!