06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

Të kihet parasysh se prirja për një qartësim sa më të madh të kumtimit gojor në gjuhët

ballkanike nuk del e kufizuar vetëm në dukurinë në shqyrtim (shih edhe shënimin 14).

29. Edhe dyfishimi i kundrinave të shprehura nëpërmjet përemrave vetorë të dy vetave

të para është pa dyshim një përdorim ridondant dhe, si i tillë, duhet konsideruar si një

shfaqje e prirjes për një qartësim sa më të madh të kumtimit gojor, për të cilën u bë fjalë

në paragrafin e mëparshëm. Por në këtë rast, siç u vu në dukje në & 6, dyfishimi i

kundrinës është bërë për arsye emfaze, d.m.th. për një arsye të ndryshme nga ajo e

dyfishimit të kundrinës së shprehur nëpërmjet një emri, një togfjalëshi emëror ose një

përemri tjetër. Dhe as që mund të ndodhte ndryshe. Në rastet, kur kundrina shprehet

nëpërmjet një përemri vetor të vetës së parë apo të dytë (njëjës ose shumës), pavarësisht

nëse përfaqëson gjënë e njohur apo gjënë e re të kumtimit, ajo nga situata e ligjërimit

del kurdoherë e njohur dhe e përcaktuar për bashkëbiseduesin. Madje, mund të pohohet

se, kur shprehet vetëm nëpërmjet formës së patheksuar përemërore, atëherë ajo paraqitet

nga folësi si më e njohur dhe më e kapshme për bashkëbiseduesin. Prandaj folësi në këtë

rast përdor vetëm formën e patheksuar të përemrit vetor të vetës së parë apo të dytë

(njëjës ose shumës). Përndryshe, ai përdor rregullisht formën e theksuar gjegjëse,

nëpërmjet së cilës dëshiron t'i japë bashkëbiseduesit një informacion sa më të plotë dhe

sa më të qartë lidhur me kundrinën. E ka qenë pikërisht kjo dëshirë e folësit që i ka

dhënë shkas në këtë rast përforcimit të formës së theksuar përemërore nëpërmjet

përdorimit ridondant të formës së patheksuar gjegjëse. Por natyrisht një dukuri e tillë

nuk mund të shfaqej, në rast se në gjuhët, ku ajo është përftuar, nuk do të ishte zhvilluar

prirja e lartpërmendur për një qartësim sa më të madh të kumtimit gojor nëpërmjet

përdorimit ridondant të mjeteve leksiko-gramatikore ose thjesht gramatikore.

30. Ndryshe qëndron puna me përemrat vetorë të vetës së tretë (njëjës e shumës). Duke

qenë se këta përdoren atëherë, kur duam të mos e përsërisim një emër të përmendur më

parë (pra, vetëm me vlerë anaforike), ata në fjali, rregullisht, nuk mund të përfaqësojnë

veçse gjënë e njohur të kumtimit. Prandaj, këta përemra, ndryshe nga ata të dy vetave të

para, edhe në funksion kundrinor përdoren vetëm atëherë kur kundrina nuk përfaqëson

gjënë e re të kumtimit. Përndryshe, përdoret detyrimisht një emër, një togfjalësh emëror

ose një përemër tjetër. Si rrjedhim, format e plota të përemrave vetorë të vetës së tretë

nuk mund të mbartin theksin logjik të fjalisë. Përdorimi i formave të plota (a të

theksuara), përkatësisht i formave të patheksuara të përemrave vetorë të vetës së tretë,

është i kushtëzuar nga situata e ligjërimit. Kur folësi e sheh të nevojshme t'i japë

bashkëbiseduesit një informacion sa më të plotë e sa më të qartë lidhur me kundrinën e

shprehur nga një përemër vetor i vetës së tretë, atëherë përdor formën e plotë të këtij

përemri (sot rregullisht të përforcuar edhe me formën e patheksuar gjegjëse).

Përndryshe, ai përdor vetëm formën e patheksuar përkatëse. P.sh. Agimi është një njeri i

sjellshëm. (Atë) e duan dhe e nderojnë të gjithë. (Atij) i dhanë edhe një dhuratë me rastin

e ....

Duke u mbështetur në çka u vu në dukje këtu më sipër, mund të arrihet në përfundimin

se dyfishimi i kundrinave të shprehura nëpërmjet përemrave vetorë të vetës së tretë

është përftuar po në ato rrethana sintaksore-stilistike, në të cilat është përftuar kjo dukuri

edhe në rastet, kur kundrinat shpreheshin nëpërmjet emrash, togfjalëshash emërorë ose

përemrash të tjerë, me përjashtim të vetorëve të dy vetave të para (shih & 7). Por do

pasur parasysh se ky përdorim tek përemrat vetorë të vetës së tretë është bërë një dukuri

e përgjithësuar për arsyen e vënë në dukje pak më sipër se format e plota të këtyre

përemrave përfaqësojnë kurdoherë gjënë e njohur të kumtimit. Në përgjithësimin e kësaj

dukurie tek këta përemra mund të ketë ushtruar një farë ndikimi analogjik edhe

132

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!