06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

BASHKËPËRKIME MIDIS

SHQIPES DHE RUMANISHTES

KREU XI

1. Shqipja dhe rumanishtja, si gjuhë të formuara relativisht herët në Gadishullin

Ballkanik (shih III/3-10, përkatësisht III/15-20), kanë edhe disa bashkëpërkime të

veçanta midis tyre. Të tilla janë: 1) Prania e një numri të konsiderueshëm fjalësh të

vjetra (shih && 2-9); 2) prania e disa përemrave të pacaktuar të përngjitur me një

ndërtim të ngjashëm (shih & 10); 3) ndërrimi i gjinisë së disa emrave jo-frymorësh në

shumës (shih && 11-13); 4) “nyjat” e përparme të rasës gjinore dhe të mbiemrave (shih

&& 14-18); 5) prapavendosja e përcaktorëve të pavetëmjaftueshëm (shih & 19); 6) disa

përdorime të veçanta të pjesores (shih & 20).

Siç do të vihet në dukje në paragrafët përkatës, ndonjë nga dukuritë e lartpërmendura

ndeshet aty-këtu edhe në ndonjë gjuhë tjetër, por kjo nuk e zbeh trajtimin e saj si një

bashkëpërkim i veçantë midis shqipes dhe rumanishtes.

2. Bashkëpërkimet e vjetra leksikore midis shqipes dhe rumanishtes paraqisin një interes

të veçantë edhe për ballkanistikën, jo vetëm sepse janë një dëshmi e qartë e

marrëdhënieve të hershme parasllave midis këtyre dy gjuhëve të vjetra të Ballkanit, të

cilat kanë edhe bashkëpërkime të tjera të rëndësishmeTF1FT, por edhe sepse shërbejnë për të

pasur një farë ideje për marrëdhëniet gjuhësore midis gjuhëve të vjetra të Ballkanit para

formimit të shqipes (shih III/6), përkatësisht të rumanishtes (shih III/16).

3. Sidomos që nga Mikloshiçi (: 1861,8 v.) e këtej është vënë re se në shqipe e në

rumanishte ka një numër të konsiderueshëm fjalësh të vjetra të përbashkëta me përbërje

fonetike dhe përmbajtje kuptimore shumë të ngjashme. Këto fjalë të përbashkëta, të cilat

nuk janë prej burimi grek, latin, sllav, turk apo prej ndonjë burimi tjetër më të ri, duket

qartë se janë të trashëguara nga një fazë e hershme e evolucionit të tyre. Për lashtësinë e

madhe të këtyre fjalëve në të dyja këto gjuhë dëshmojnë edhe dukuritë e vjetra fonetike,

që ato kanë pësuar gjatë evolucionit të tyre historik në përputhje me ligjësitë e këtij

evolucioni në shqipe, përkatësisht në rumanishte (shih & 8).

4. Në përgjithësi, është pranuar që numri i fjalëve të vjetra të përbashkëta të shqipes e të

rumanishtes është relativisht i madh dhe dikur ndofta ka qenë edhe më i madh sesa

paraqitet në fazën e dokumentuar të këtyre dy gjuhëve. Nuk duhet përjashtuar mundësia

që në rrymë të shekujve një pjesë e fondit të përbashkët të fjalëve të tilla të ketë dalë

jashtë përdorimit në njërën ose në tjetrën gjuhë, apo në që të dyja atoTF2FT.

T1T Mjafton

T2T Në

të kujtojmë këtu se dukuritë ballkanike kryesore, si prapavendosja e nyjës shquese, formimi i

kohës së ardhme me anë të foljes ndihmëse “dua” etj., ndeshen edhen në këto dy gjuhë.

rumanishte ka edhe një numër jo të vogël fjalësh të vjetra të trashëguara nga gjuha substrat, që nuk

ndeshen në shqipe. Të tilla janë p.sh. fjalët: b£iat “djalë, fëmijë”, brînz£ “djathë”, strugure “rrush” etj.

Sipas Russu-t (: 1970,101) numri i fjalëve të tilla arrin në 90 deri në 100 njësi. Por midis fjalëve të

155

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!