06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Madje, nga e kryera e dëftores ajo dallohej edhe për nga kuptimi kohor. Mbi këtë bazë u

krijuan edhe kohët e tjera të habitores (e pakryera, e kryera dhe më se e kryera).

Habitorja e shqipes është krijuar qysh në periudhën parashkrimore të kësaj gjuhe. Tek

Buzuku (1555) ndeshet, ndër të tjera, edhe forma e kohës së kryer të kësaj mënyre

(paska ruojtunë), çka parakupton krijimin më të hershëm të kohës së tashme të sajTF22FT.

9. Për sa i takon pyetjes a ka ndonjë lidhje historike midis habitores së shqipes dhe

“mënyrës së ritregimit” të bullgarishtes e të maqedonishtes, Weigand-i (BA I, 152) ka

shprehur supozim për ndikimin e shqipes mbi bullgarishten nëpërmjet maqedonishtes.

Kurse Fiedler-i (Actes VI, 369) bën fjalë për mundësinë e një ndikimi të ndërsjellë midis

shqipes, maqedonishtes e bullgarishtes.

Për dukuritë e ngjashme të dy a më shumë gjuhëve ballkanike nuk mund të nxirren

përfundime të sigurta, duke u mbështetur vetëm në mendimin që si gjuhë fqinje ato

duhet të kenë ushtruar ndikim mbi njëra-tjetrën. Në rastin konkret, para se të jepen

gjykime të sakta për ndikimin e mundshëm të shqipes mbi maqedonishten e

bullgarishten, siç supozon Weigand-i, apo për ndikimin e mundshëm të ndërsjellë midis

këtyre tri gjuhëve në krijimin dhe intensifikimin e përdorimit të formave foljore me

vlerë habitoreje, siç supozon Fielder-i, duhen supozuar një sërë pyetjesh, ndër të cilat

edhe këto:

1. Sa të vjetra janë format zanafillëse të së ashtuquajturës mënyrë të ritregimit në

maqedonishte e bullgarishte dhe a ka ushtruar turqishtja ndonjë ndikim në këtë rast?

(shih edhe & 7)

2. A është kuptimi modal i habisë historikisht parësor apo dytësor dhe sa i vjetër është

ai tek format e së ashtuquajturës mënyrë të ritregimit në maqedonishte dhe bullgarishte?

3. Ku paraqitet më dendur historikisht përdorimi i formave në shqyrtim me vlerën e

habitores, në bullgarishte apo në maqedonishte?

Vetëm pas sqarimit të pyetjeve të tilla mund të jepet një mendim i mbështetur mbi

lidhjen e mundshme historike midis habitores së shqipes dhe mënyrës së ritregimit të

maqedonishtes e të bullgarishtes. Por, ndërkaq, do mbajtur parasysh se e tashmja dhe e

pakryera e habitores së shqipes, ashtu siç paraqiten që nga Buzuku e këtej, dalin me

forma të përngjitura dhe se të gjitha format kohore të kësaj mënyre, në zanafillë kanë

qenë përdorur kryesisht për të shprehur habinë e folësit në çastin e ligjërimit të tij për

diçka të papritur (shih & 8). Kurse mënyra e ritregimit në maqedonishte e bullgarishte

del me forma analitike, që nuk kanë arritur të përngjiten dhe, me sa duket, edhe

historikisht kuptimi modal i habitores tek format e kësaj “mënyre” është dytësorTF23FT.

T22T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 912 v.

T23T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986 930 v.

153

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!