06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

DISA BASHKËPËRKIME

NË FUSHËN E FJALORIT

KREU XII

1. Në vepra përgjithësuese si edhe në studime të veçanta gjuhëtarë të ndryshëm kanë

trajtuar edhe disa bashkëpërkime midis gjuhëve ballkanike në fushën e fjalorit. Madje,

Sandfeldi (:1930,16-99) këtyre bashkëpërkimeve u ka kushtuar një vëmendje të

posaçme, duke trajtuar me radhë fjalët greke, latine, romane, shqipe, sllave, turke etj.,

që ndeshen në dy a më shumë gjuhë ballkanike. Një vëmendje të posaçme u ka kushtuar

fjalëve të trashëguara nga substrati si edhe huazimeve në gjuhë të ndryshme edhe Solta

(: 1980). Kurse Schaller-i (: 1975,172-190), Banfi (: 1985,81-111) dhe Feuillet-i (:

1986,93-105) çështjes së bashkëpërkimeve në fushën e fjalorit midis gjuhëve ballkanike

i kanë kushtuar më pak vend.

Në të gjitha këto vepra është vënë në dukje me shembuj konkretë se në gjuhët

ballkanike ndeshen shumë fjalë të përbashkëta, të përhapura me rrugë të ndryshme nga

greqishtja, latinishtja dhe gjuhët romane, nga gjuhët sllave jugore, turqishtja etj. Është

vënë në dukje gjithashtu se në shqipe dhe në rumanishte ka një numër të

konsiderueshëm fjalësh të trashëguara nga një burim i vjetër ballkanik. Dukuria e fundit,

siç u shtjellua në XI/2-10, është bërë objekt studimi dhe trajtimi edhe nga një varg

dijetarësh, prej të cilëve mund të përmenden: Çabej (në vepra të ndryshme), Russu (:

1970), Solta (: 1980,39-63), Brâncuµ-i (1983), Demiraj (: 1988,98-105) etj.

2. Për fjalët e përbashkëta, që ndeshen në gjuhët ballkanike, vlen të shënohet një vërejtje

e Schaller-it (: 1975,172) që bashkëpërkimeve leksikore “u takon vetëm një rëndësi

dytësore në përshkrimin e bashkimit gjuhësor ballkanik. Bashkëpërkimet leksikore të

gjuhëve ballkanike, siç dihet, nuk janë formuese të bashkimit gjuhësor; por megjithatë

duhen marrë në vështrim”. Duke u nisur nga kjo vërejtje, mund të shtrohet me të drejtë

pyetja nëse bashkëpërkimet leksikore midis gjuhëve ballkanike, ashtu siç janë paraqitur,

duhen vështruar si ballkanizma të mirëfilltë apo jo. Siç dihet, gjuhët në kontakt, në

çfarëdo treve, marrin e japin fjalë midis tyre dhe në këtë vështrim gjuhët e Ballkanit nuk

mund të bënin përjashtim. Dihet gjithashtu se gjuhët e popujve me një kulturë më të

zhvilluar si edhe gjuhët e popujve, që vendosin sundimin e tyre mbi popuj të tjerë për

një kohë pak a shumë të gjatë, ushtrojnë një ndikim më të fuqishëm mbi gjuhët e

popujve, që vijnë në kontakt me to. Prandaj nuk është aspak e papritur që në gjuhët

ballkanike në përgjithësi në rrymë të shekujve kanë depërtuar një numër i

konsiderueshëm huazimesh nga greqishtja, latinishtja dhe italishtja si edhe nga gjuhët

sllave jugore dhe turqishtja. Por këto huazime nuk mund të vështrohen si ballkanizma të

mirëfilltë, pasi nuk përbëjnë ndonjë dukuri të veçantë, që do t'i dallonte gjuhët e

Ballkanit nga ato të trevave të tjera gjuhësore. Prandaj në një vepër përgjithësuese për

gjuhët ballkanike në këtë rast, të shumtën, mund të vihen në dukje rrethanat historikeshoqërore,

që kanë kushtëzuar përhapjen e huazimeve të burimeve të ndryshme në këto

165

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!