06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

se cili prej këtyre dy tipave është më i vjetër në këtë gjuhë. Kjo pyetje, për të cilën janë

dhënë përgjigje të ndryshmeTF52FT, është e lidhur edhe me зështjen e vetë burimit të secilit

prej këtyre dy tipave të së ardhmes në gjuhën shqipe. Madje, зështja e fundit është e

lidhur ngushtë edhe me зështjen e burimit të këtyre dy tipave të së ardhmes në gjuhët

ballkanike në përgjithësi. Në këtë rast shtrohet me të drejtë pyetja nëse këta dy tipa të së

ardhmes në gjuhët e ndryshme ballkanike janë zhvilluar nën ndikimin e një gjuhe të

caktuar, apo janë përftuar me rrugë paralele.

18. Për tipin e së ardhmes së formuar me anë të foljes ndihmëse “dua” disa gjuhëtarë

kanë shprehur mendimin se ajo në gjuhët ballkanike është zhvilluar nën ndikimin e

greqishtes, kurse ndonjë tjetër burimin e këtij tipi të së ardhmes në këto gjuhë e ka

kërkuar tek e ashtuquajtura trako-shqipe. Përfaqësuesi më i njohur i tezës së parë, siз

dihet, ka qenë Sandfeldi: 1930, 181 v. Ky gjuhëtar, duke u mbështetur në vjetërsinë e

këtij tipi të së ardhmes në greqishte (shih & 6) dhe duke kundërshtuar mbi këtë bazë

mendimin e Weigand-it, arrin në përfundimin që ky tip i së ardhmes në gjuhën shqipe

dhe në gjuhët e tjera të Ballkanit e ka burimin tek greqishtja. Mendimin e Sandfeldit e

kanë pranuar edhe mjaft gjuhëtarë të tjerë, megjithëse kundër kësaj teze nuk kanë

munguar kritika ose rezervaTF53FT.

Kurse përfaqësuesi kryesor i tezës mbi burimin “trako-shqip” të së ardhmes në shqyrtim

ka qenë Wiegand-i, BA I, f. X. Por kjo tezë në përgjithësi nuk ka gjetur mbështetje.

Sandfeldi dhe Weigand-i kanë parashtruar mendime të ndryshme edhe për burimin e

tipit të së ardhmes me ndihmësen “kam” në gjuhët ballkanike. Sandfeldi: 1930, 185,

pohon se “përdorimi i 'kam' për të shënjuar të ardhmen, është një fakt roman që bie

shumë në sy” dhe që këtej ai nxjerr përfundimin se “nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që

ky tip të shfaqet gjithashtu edhe në Ballkanet, ku latinishtja ka luajtur një rol aq të

madh”. Përkundrazi, Weigand-i, sipas Sandfeldit: 1930, 184, edhe në këtë rast ka

mbrojtur mendimin se ky tip i së ardhmes është trashëguar nga trakishtja.

Krahas këtyre dy tezave nuk kanë munguar edhe mendime të tjera për njërin apo për

tjetrin tip të së ardhmes në gjuhët e ndryshme ballkanikeTF54FT.

19. Për një zgjidhje sa më të saktë të këtij problemi të ndërlikuar është e nevojshme të

mbahen parasysh këto konsiderata të përgjithshme: 1) Krijimi i formave analitike të së

ardhmes është një dukuri e njohur e shumë gjuhëve i.e. (shih & 3). 2) E ardhmja e

formuar me anë të foljes ndihmëse “dua” ndeshet edhe në gjuhë të tjera jashtë Ballkanit

(shih & 5). 3) Edhe e ardhmja e formuar me anë të foljes ndihmëse “kam” nuk ndeshet

vetëm në gjuhët romane, por edhe në gjuhë të tjera, si p.sh. në sllavishten e vjetër etj.

(shih edhe & 7). 4) Ndikimi i një gjuhe mbi strukturën gramatikore të një gjuhe tjetër

është një dukuri e jashtëzakonshme. Edhe kur ndodh një dukuri e tillë e rrallë, gjuha e

ndikuar duhet të ketë krijuar më parë parakushtet e nevojshme për një ndikim të tillë. Në

T52T Këtu nuk është rasti të ndalemi gjatë në këtë çështje. Po shënojmë vetëm këtë që disa kanë shprehur

mendimin se tipi i së ardhmes me ndihmësen “kam” (kam me punue) është më i vjetër se ai i tipit me

foljen ndihmëse “dua” (do të punoj), kurse disa të tjerë i mbajnë për barabar të vjetër të dy këta tipa.

Sot për sot mund të thuhet me siguri vetëm kjo që të dy këta tipa të së ardhmes janë përftuar qysh në

periudhën parashkrimore të shqipes. Për hollësira të tjera shih Demiraj: 1986, 642 v.

T53T Nga këta po vëmë në dukje vetëm Solta-n: 1980, 220-223 dhe Schaller-in: 1975, 155: këta përmendin

edhe Reichenkron-in (shih edhe shënimin 54).

T54T P.sh. Reichenkron-i: 1962, 109, anon më fort nga ndikimi latin në formimin e këtij tipi të së ardhmes

në gjuhët ballkanike. Nuk ka munguar edhe mendimi për një zhvillim paralel të dy tipave të së

ardhmes në disa nga gjuhët ballkanike (shih Demiraj): 1986, 839-841).

116

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!