06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

Duke u mbështetur në çka u parashtrua shkurt në & 16, mund të pohohet se fiset epirote

përfaqësonin një popullsi jo-greke. Natyrisht, ata i janë nënshtruar prej kohësh një

ndikimi të fuqishëm të greqishtes dhe të kulturës greke e pjesërisht edhe mund të jenë

helenizuar. Por, ndërkaq, pyetjes se ç'gjuhë flisnin ata, është shumë e vështirë t'i jepet

një përgjigje e argumentuar bindshëm. A ishte ajo një gjuhë në vete apo një dialekt i

ilirishtes, siç kanë menduar disa dijetarëTF59FT? Sot për sot mund të supozohet se fiset

epirote, edhe në rast se flisnin një gjuhë më vete, ajo do të ketë qenë shumë e afërt me

ilirishten. Por ka më shumë mundësi që ajo të ketë qenë një dialekt ilir. Natyrisht, kjo

çështje kërkon hulumtime dhe studime të mëtejshme gjuhësore-historikeTF60FT. Sidoqoftë,

duke u mbështetur në vjetërsinë mjaft të madhe të ndarjes dialektore të gjuhës shqipe

(shih III/9), mund të pohohet se ajo pjesë e stërgjyshërve të shqiptarëve, që banonin në

trevat, ku sot flitet dialekti toskërisht, edhe në mos paçin qenë burimisht ilirë, duhet të

jenë ilirizuar shumë herët. Sigurisht, ky pohim mbështetet në parakushtin që shqipja

është bija e ilirishtes (shih III/5).

18. Edhe për sa u takon ilirëve në përgjithësi, njohuritë tona janë shumë të kufizuara si

për parahistorinë dhe shtrirjen e tyre gjeografike, ashtu edhe për gjuhën e tyre. Për

parahistorinë e ilirëve në përgjithësi pranohet që stërgjyshërit e tyre erdhën e u

vendosën në brigjet lindore të Adriatikut e pjesërisht edhe të Jonit në kohën e dyndjeve

të disa fiseve e popujve i.e. drejt Ballkanit, d.m.th. përafërisht aty nga fillimi i

mijëvjeçarit të dytë para e.r.TF61FT Dihet gjithashtu që ishin të ndarë në fise, që mbartnin

emra të ndryshëm, si: albanët, ardianët, taulantët, dasaretët etj. etj.

Por a kishin të gjitha fiset ilire një emër etnik të përbashkët në përdorim midis tyre, për

këtë nuk mund të thuhet asgjë me siguri. Emri etnik Ilir, me të cilin i kanë quajtur ata

historianët dhe gjeografët e vjetër grekë e romakëTF62FT, mund të ketë qenë burimisht emri i

një fisi të vetëm ilir, që të huajt mund ta kenë përgjithësuar për të gjitha fiset, që flisnin

të njëjtën gjuhë me atë të atij fisi. Me fjalë të tjera, s'duhet përjashtuar mundësia që edhe

në këtë rast të ketë ndodhur ajo që ndodhi më pas me emërtimin e të gjithë shqiptarëve

nga të huajt nëpërmjet emrit të fisit të albanëve (shih III/4).

19. Për shtrirjen tokësore të ilirëve ka pasur mendime nga më të ndryshmet. Ndonjë

dijetar ka shprehur mendimin se ata dikur kanë qenë shtrirë edhe jashtë BallkanitTF63FT. Por,

sipas mendimit më të përhapur, ilirët në periudhën historike banonin në pjesën

perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Më parë edhe fisi i venetëve në Ialinë veri-lindore

mbahej për ilir, por më vonë u vërtetua se venetët nuk ishin të tillë (shih edhe & 21).

T59T Shih shënimet 54,55,56,57.

T60T Me interes në këtë rast paraqitet evolucioni i Thyamis (emri i lashtë i lumit Kallama në Greqinë

veriore) në çam. Sipas Çabejt: 1987, 82, këtu kemi të bëjmë me evolucionin e grupit bashkëtingëllor

tj- në ç- “në pajtim me ligjet fonetike të shqipes”. Një gjë e tillë do të dëshmonte që banorët e asaj

treve flisnin një gjuhë, që ishte e njëjtë (ose e afërt) me atë të stërgjyshërve të shqiptarëve. Por Hampi:

1966,104, vëren se grupi t¬ duhej të kishte dhënë s.

T61T Shih Kati»iº: 1976,164.

T62T Kështu p.sh. gjeografi grek Straboni, i cili ka jetuar në kapërcyell të fillimit të erës së re, i quan ilirët si

barbarët veriperëndimorë, që banonin midis Danubit dhe bregdetit Adriatik. Po kështu historiani grek

Appiani (shek. II pas e.r.) thotë se grekët konsiderojnë ilirë të gjithë ata që banojnë sipër epirotëve deri

në Danub. Emrin Ilir e gjejmë të përdorur më parë edhe tek Herodoti (shek. V para e.r.) (shih Kati»iº:

1976,154-156).

T63T Sipas disa autorëve, si Pokorni, Krahe etj., fise ilire ka pasur dikur edhe në shumë vende të Evropës së

sotme, deri në Gjermani, Francë etj. (shih Kati»iº: 1976,177 (me literaturë).

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!