06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

Në numrin shumës, në rast se është i drejtë mendimi i Pedersenit: 1854, 254, që mbaresa

- (v-)e e ka burimin tek mbaresa e rasës gjinore --mTF12FT, kjo mbaresë u ruajt, sepse

përbëhej nga një zanore e gjatë. Ndërkaq, shtrirja e kësaj mbarese edhe në dhanoren

shumës duhet të ketë ndodhur, ndofta, për arsye se kjo e fundit e kishte humbur fare, ose

e kishte të reduktuar së tepërmi mbaresën e vet. Gjithsesi, njësimi i këtyre dy rasave në

shumës, në mos qoftë shkaktuar, të paktën, është mundësuar nga ndikimi i së njëjtës

dukuri të numrit njëjës. Mendimi i fundit gjen njëfarë mbështetjeje edhe në faktin se në

një periudhë më të vonë të gjuhës shqipe zëvendësimi i rrjedhores së shquar me

dhanoren e shquar shumës është bërë pikërisht nën ndikimin e së njëjtës dukuri të

numrit njëjësTF13FT. Sidoqofotë, ka shumë pak mundësi që njësimi i rasave gjinore e

dhanore të jetë kryer njëkohësisht në të dy numrat.

Pra, procesi i njësimit të rasave gjinore e dhanore është pasojë e dy faktorëve me

karakter fonetik (reduktimi dhe rënia e mbaresës rasore më pak të mbrojtur) dhe

analogjik (shtrirja e mbaresës së njërës rasë edhe në tjetrën). Dukuria e fundit dëshmon

qartë se gjuha shqipe gjatë evolucionit të saj historik e ka ndier nevojën për të ruajtur

dallimin formal të këtyre dy rasave, të paktën, nga dy rasat e tjera më të përdorura,

emërorja dhe kallëzorja. Nga ana tjetër, duke qenë se rasat gjinore e dhanore kishin

secila fushën e vet të përdorimit në fjali, gjuha shqipe pas njësimit të këtyre dy rasave,

shpejt a vonë, nuk mund të mos ndiente nevojën për t'i dalluar ato përsëri nga ana

formale. Një dukuri e tillë gjen një mbështetje, qoftë edhe të tërthortë, në faktin se edhe

në gjuhët, që e kanë humbur sistemin e lakimit, funksionet karakteristike të këtyre dy

rasave dallohen formalisht nëpërmjet parafjalëve të posaзme, të gramatikalizuara, të

vendosura para emrave të përdorur në funksion përcaktori, përkatësisht në funksion të

kundrinës së zhdrejtë, siз ka ndodhur p.sh. në gjuhët romane perëndimore, në anglishte

etj.TF14FT

8. Për sa i takon pyetjes së fundit tek & 5, mund të pohohet se arsyeja përse gjuha

shqipe shfrytëzoi ballin e fjalës për dallimin e rasës gjinore, do kërkuar në faktin e

njohur që fundi i kësaj forme rasore nuk mund të mbingarkohej më tej me një mjet tjetër

gramatikor. Të kihet parasysh se në trajtën e shquar, ku duhet të jetë shfaqur në zanafillë

“nyja e përparme” e gjinores, emri kishte dy tregues gramatikorë - mbaresën rasore dhe

formën rasore të nyjës së prapme. Në këto rrethana, e vetmja mundësi për dallimin e

gjinores ishte shfrytëzimi i ballit të fjalës. Por në këtë rast mbetet për t'u shpjeguar përse

gjuha shqipe për dallimin e rasës gjinore shfrytëzoi pikërisht përsëritjen mekanike të

nyjës së prapme të emrit paraprijës dhe nuk vuri në përdorim ndonjë mjet tjetër të

paravendosur, si p.sh. gramatikalizimin e ndonjë parafjale, ashtu si shumë gjuhë të tjera

i.e.

Për sqarimin e зështjes së fundit do mbajtur parasysh koha, kur duhet të ketë nisur

procesi i dallimit formal të rasës gjinore. Ky proces duhet të ketë nisur në një kohë as

shumë të hershme, por, as shumë të vonë (shih VI/20-21). Gjithsesi, ai duhet të ketë

nisur në një kohë, kur ishte zhvilluar kundërvënia lakim i shquar ~ lakim i pashquar, por

ky i fundit i kishte treguesit gramatikorë mjaft të reduktuarTF15FT. Nga ana tjetër, rasa

T12T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 283 v.

T13T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 371.

T14T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 257 v.

T15T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986,288 v., 317.

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!