06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

tjetrin? Së fundi, përse dallimi formal i gjinores nga dhanorja u bë pikërisht nëpërmjet

paranyjëzimit të saj?

6. Mendimi që paranyjëzimi i gjinores është diktuar nga nevoja për ta dalluar këtë rasë

nga dhanorja, duket gjuhësisht i mbështetur. Krijimi i një treguesi të tillë gramatikor, siз

është “nyja e përparme”, e cila është karakteristike për shqipen e pjesërisht edhe për

rumanishten (shih & 10), nuk do të kishte qenë i nevojshëm, në rast se më përpara rasat

gjinore dhe dhanore, për arsye sot për sot të panjohura, nuk do të kishin qenë njësuar

nga ana e formës. Përndryshe, duhet sqaruar përse të ketë lindur nevoja për një dallim të

tillë të rasës gjinore. Por, edhe sikur të mendohet që paranyjëzimi i gjinores të ketë qenë

një shfaqje e thjeshtë mbikarakterizimi gramatikor, prapë kjo e lë të pasqaruar зështjen e

njësimit formal të këtyre dy rasave. Në këtë rast, shumë-shumë, mund të pritej që rasa

gjinore pas paranyjëzimit të saj me kalimin e kohës ta reduktonte pak nga pak dhe më

në fund ta birrte fare mbaresën e vet rasore. Për këtë arsye, del më i mbështetur

mendimi mbizotërues që paranyjëzimi i gjinores është pasojë dhe jo shkak i njësimit të

kësaj rase me dhanoren.

Por, ndërkaq, зështja e njësimit formal të gjinores me dhanoren pas reduktimit të

mbaresave të tyre rasore mbetet ende e pasqaruar. Po të mbahet parasysh fakti i vënë në

dukje në & 1 që këto dy rasa si nga funksionet sintaksore ashtu edhe nga mbaresat

dalloheshin shkoqur njëra nga tjetra, njësimi i tyre me zhdukjen e mbaresës së gjinores

në njëjës dhe të dhanores në shumës nuk duhet të ketë ndodhur për arsye të karakterit

sintaksor. Njësimi në shqyrtim nuk duhet të ketë ndodhur as për arsye të karakterit

morfologjik, sepse mbaresat e këtyre dy rasave të trashëguara nga një fazë e hershme

i.e. dalloheshin shkoqur në të dy numrat, kështu që s'kishte përse “të ngatërroheshin” e

të përziheshin midis tyre. Prandaj arsyeja e njësimit të mbaresave të këtyre dy rasave

duhet kërkuar gjetiu.

7. Pas gjithë gjasash, procesi i njësimit formal të rasave gjinore e dhanore në gjuhën

shqipe, në zanafillë, duhet të ketë marrë shkas nga faktorë të karakterit fonetik.

Mbaresat rasore, sidomos pas ngulitjes së theksit zakonisht mbi një rrokje jofundore

(shih IV/9), duke u ndodhur në pozicion të patheksuar, kanë pësuar reduktime të

shkallëshkallshme, që në disa raste kanë sjellë si pasojë edhe rënien e tyre të plotë. Një

fat të tillë kanë pësuar, ndër të tjera, mbaresat e rasave emërore dhe kallëzore njëjës të

emrave mashkullorë e asnjanës, si edhe mbaresa e rasës kallëzore njëjës të emrave

femërorë, sepse të gjitha këto përbëheshin nga tinguj bashkëtingëllorë në pozicion

fundor të pambrojturTF9FT. Të njëjtin fat duhet të ketë pësuar edhe mbaresa e rasës gjinore

njëjës, e cila në një fazë të hershme të gjuhëve i.e. dilte -s (në disa raste -es, -os). Kurse

mbaresa e rasës dhanore u ruajt, sepse përbëhej nga një diftong, që me kohë përfundoi

në një zanore të gjatëTF10FT. Pas gjithë gjasash, shtrirja e mbaresës së dhanores njëjës edhe

në rasën gjinore është kryer në një kohë, kur kjo e fundit e kishte humbur mbaresën e

vet.

Shtrirja e mbaresës së ruajtur të dhanores edhe në gjinore do të jetë mundësuar edhe nga

nevoja për ta dalluar formalisht këtë rasë nga emërorja dhe kallëzorja (e pashquar), që

kishin mbetur gjithashtu pa mbaresa rasoreTF11FT.

T9T Sih

Demiraj: 1986, 288 v., 290 v., 294 v.

T10T Shih Demiraj: 1986, 275 v.

T11T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 274.

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!