06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

përftuar më fort nëpërmjet reduktimit të një -a-je të patheksuar; p.sh. të krahasohen car

dhe cЈrнcЈ “car ~ carinë”, bбљtinЈ “patrimonium” dhe bЈљtбTF36FT “baba, at, burrë” etj.

Reduktimi a > ë në atë gjuhë dëshmohet qysh nga shekulli XIII i e.r.TF37FT

Në disa të folme të bullgarishtes lindore është reduktuar në ë- edhe e-ja e patheksuar,

kur ndiqej nga bashkëtingëlloret -n, -l, -r, -j, si p.sh.: grйbën për grйben “krehër”, pйpël

për pйpel “pluhur”, dйvër për dйver “kunat”, rйpëj për rйpej “archium lappa” (një lloj

bime) etj. Ky reduktim është përftuar sidomos tek mbiemrat më -en, si: glбdën për

glбden “i uritur”, zlбtën për zlбten “i artë” etj.TF38FT

19. Disa gjuhëtarëTF39FT kanë trajtuar si dukuri ballkanike edhe shfaqjen e rotacizmit -n- > -

r- në gjuhën shqipe dhe në rumanishte. Prandaj po ndalemi pak edhe në këtë зështje,

duke parashtruar shkurt edhe kohën e shfaqjes së kësaj dukurie në këto dy gjuhë.

Siз dihet, rotacizimi i -n-së ndërzanore në gjuhën shqipe është përftuar vetëm në

dialektin jugor të saj. Ai ka prekur kryesisht fjalët e vjetra anaseTF40FT si edhe huazimet nga

greqishtja e vjetërTF41FT dhe nga latinishtjaTF42FT. Në përgjithësi, ai nuk i ka prekur huazimet

nga greqishtja e mesme, as nga sllavishtja. Për këtë arsye shumica e gjuhëtarëve kanë

arritur në përfundimin që ky ndërrim fonetik ka pushuar së vepruari para depërtimit të

sllavizmave në gjuhën shqipe,d.m.th. para shekujve VII-VIII të e.r.TF43FT Por disa gjuhëtarë

të tjerë, si p.sh. JokliTF44FT dhe ЗabejTF45FT, kanë shprehur mendimin se rotacizmi në dialektin

jugor të shqipes ka vazhduar deri nga fundi i shekullit X të e.r. e ndofta edhe më vonë.

Dhe për këtë ata kanë përmendur disa raste të kufizuara në mbështetje të mendimit të

tyreTF46FT. Por rastet sporadike, që përmendin Jokli dhe Зabej (shih shënimin 46), në të

vërtetë nuk e përmbysin mendimin e mëparshëm që rotacizmi në toskërishte duhet të

ketë pushuar së vepruari para depërtimit të sllavizmave në gjuhën shqipe. Ato vetëm

dëshmojnë se disa raste të pakta dhe të veзuara rotacizmi janë shfaqur me rrugë

analogjike në dialektin jugor, edhe pasi kjo dukuri në përgjithësi kishte pushuar së

vepruari si proces fonetik.

Sidoqoftë, duhet pranuar se rotacizmi në toskërishte me rrugë fonetike duhet të jetë

shfaqur pas evolucionit të -a-së në -ë- para bashkëtingëlloreve hundore. Përndryshe, do

të kishin munguar kushtet fonetike për një evolucion të tillë (shih & 16)TF47FT.

T36T Shih Mladenov: 1929, 81.

T37T Shih Mirçev: 1950,110.

T38T Shih Mladenov: 1929,82 v. dhe Mirçev: 1950,111. Ky i fundit (f. 114) shënon se në ndonjë të folme

dialektore bullgare ndeshet edhe reduktimi i -i-së së patheksuar në -ë-, si: vësóko për visóko “lart” etj.

T39T Shih p.sh. Sandfeld: 1930, 126 v., Solta: 1980, 182 v. etj.

T40T P.sh.: emën (ë) > emër (ë), llanë > llërë; zan-i > zër-i, (shum.) zan-a > zër-a, dren-i > drer-i (shum.)

dren-ë > drer-ë etj.

T41T P.sh.: mokën(ë) > mokër(ë), lakën(ë) > lakër(ë).

T42T P.sh.: ranë > rërë, frashën(ë) > frashër(ë), kufin-i > kufir-i, mullin-i > mullir-i etj.

T43T Shih, ndër të tjerë. Meyer-Lübke: 1914, 41.

T44T Shih Jokl: 1916,106 v., 1923 (108,116 v. etj.)

T45T Shih Çabej: 1964,12 v.

T46T Për këtë qëllim përmenden huazimet (trajtat dialektore) spërk nga greqishtja e re spanós, tërësirë

“litar, tërkuzë” nga bullgarishtja tra»ina, shtëpreshë < shtëpëreshë < stopaneshë nga sllavishtja e

ndonjë tjetër (shih Demiraj: 1988,237 v.)

T47T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1988,238 v.

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!