06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

grekët. Në zanafillë, ai duhet të ketë qenë emri i ndonjë fisi, që erdh e u përdor për të

dalluar të gjithë etnosin trakas. Por a kishin këta vetë një emër etnik të përgjithshëm,

kësaj pyetjeje mund t'i jepet më fort një përgjigje mohuese. Një vërejtje e tillë vlen edhe

sikur në këtë rast të bëhet fjalë për trakasit e mirëfilltë, që banonin në jug të maleve

Haemus (Ballkan).

Krahas këtyre, në veri të maleve Haemus, banonin mizët dhe në veri të këtyre, përtej

Danubit, në pjesën lindore të Rumanisë së sotme banonin getët, ndërsa në perëndim të

këtyre banonin dakët. Më parë getët dhe dakët mbaheshin për fise trakase, por sidomos

kohët e fundit disa dijetarëTF85FT kanë mbrojtur tezën se dako-getët dhe mizët flisnin një

gjuhë të ndryshme nga trakasit, pra përbënin një etnos më vete. Ata e mbrojnë këtë tezë

duke u mbështetur më fort në disa argumente të karakterit gjuhësor. Kështu p.sh. është

vënë në dukje se toponimet fjalë të përbëra në veri të maleve Haemus kanë si element të

dytë -dava -(-deva), si Buri-dava. Doki -dava etj. Me këtë element të dytë në jug të

maleve Haemus dëshmohet vetëm Pulpu-deva (Plovdivi i sotëm), ndërsa toponimet e

tjera të përbëra në këto vise kanë si element të dytë -para,-diza etj. si: Besa-para,

Agata-para etj.; Turo-diza, Tarpo-dizos etj.; Germi-sara, Sarpi-sara etj.TF86FT

24. Edhe trakasit (në kuptimin më të gjerë), ashtu si ilirët (shih & 16), iu nënshtruan një

ndikimi të fuqishëm nga ana e kulturës dhe e gjuhës greke, sidomos nëpërmjet kolonive

greke në brigjet perëndimore të Detit të ZiTF87FT. Por një ndikim më të madh ushtruan mbi

ta romakët pas pushtimit të pjesës lindore të Gadishullit Ballkanik (shih & 27), gjë që

çoi në romanizimin e popullsisë së atyre trevave. Dhe një dëshmi e qartë e këtij

romanizimi është prania e një gjuhe romane (rumanishtja) në pjesën verilindore të

Gadishullit Ballkanik. Procesi i romanizimit të pjesës lindore të Ballkanit duhet të ketë

zgjatur disa shekuj dhe s'duhet të ketë qenë i plotë në kohën e dyndjeve sllave. Për këtë

dëshmon fakti që ende në shekullin VI pas e.r. fisi trakas i besëve e kishte ende në

përdorim gjuhën e vetTF88FT.

25. Siç u vu në dukje në & 23, nga gjuha a gjuhët e pjesës lindore të Gadishullit

Ballkanik na ka arritur një material disi më i pasur se ai i pjesës perëndimore. Nga

trakishtja (në kuptimin e gjerë), përveç emrave të fiseve, të vendeve dhe të personave,

kemi në dispozicion edhe emrat e bimëve, që mblodhi në shekullin I të e.r. mjeku grek

Dioskorides pranë dakëveTF89FT dhe një sasi fjalësh të tjera të përmendura nëpër shkrime

autorësh grekë si edhe dy mbishkrime, që në përgjithësi kanë mbetur të padeshifruaraTF90FT.

T85T Ndër këta shquhet sidomos Georgievi: 1957.

T86T Shih Kati»iº: 1976, 147 v. (me literaturë).

T87T “Kolonizimi grek u shtri pothuaj mbi të gjithë bregdetin dhe në këtë mënyrë elementi etnik trakas u

reduktua në pjesën e brendshme të vendit”. (Kati»iº: 1976, 129). Ndër kolonitë greke të asaj treve

mund të përmenden: Istria, Tomi, Kalatia, Odese, Apolonia etj. (të themeluara nga fundi i shekullit

VIII dhe gjysma e parë e shekullit VI para e.r.).

T88T Shih Kati»iº: 1976,136 (me literaturë). Ky gjuhëtar vëren me mprehtësi se sllavët “erdhën në kontakt

të drejtpërdrejtë me trakasit, që flisnin ende gjuhën e vet; khs. bullgarisht Plovdiv nga trakishtja

Pulpudeva dhe jo nga greqishtja Philippoúpolis.”

T89T Këto janë rreth 70-80 fjalë të veçuara, që në përgjithësi janë shënuar bashkë me kuptimin greqisht

(shih Russu: 1967,42 v.).

T90T Është fjala për mbishkrimin e një unaze të shekullit V para e.r., të gjetur në një varrezë afër katundit

bullgar të Ezerovos, afër Plovdivit, dhe për mbishkrimin e një guri varri të shekullit VI para e.r. afër

katundit Kjolmen në krahinën e Preslavës. Mbishkrimi i parë, i zbuluar qysh në fillim të këtij shekulli,

me gjithë përpjekjet e një vargu dijetarësh, në përgjithësi ka mbetur i padeshifruar bindshëm, sepse ka

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!