06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

MËNJANIMI I PASKAJORES

KREU IX

1. Siç u vu në dukje në I/2, një ndër tiparet e përbashkëta të gjuhëve ballkanike është

edhe mënjanimi i shkallëshkallshëm i paskajores dhe zëvendësimi i saj kryesisht

nëpërmjet mënyrës lidhore. Kjo është një dukuri sintaksore, që bie fort në sy; prandaj ka

tërhequr prej kohësh vëmendjen e shumë gjuhëtarëve, të cilët, në përgjithësi, janë

përpjekur të vënë në dukje edhe faktorin e faktorët, që i kanë dhënë shkas këtij

ballkanizmi. Por, para se të parashtrojmë mendimet kryesore të gjuhëtarëve të ndryshëm

mbi këtë dukuri ballkanike (shih && 15-21), është e nevojshme të ndalemi shkurt në

disa konsiderata të përgjithshme lidhur me kategorinë e paskajores në gjuhët i.e., si edhe

mbi gjendjen e mënjanimit të saj në gjuhët e ndryshme ballkanike.

2. Siç dihet, paskajorja është një kategori foljore, që nuk është zhvilluar vetëm në

familjen e gjuhëve i.e.TF1FT, por edhe në familje të tjera gjuhësore, si p.sh. në gjuhët semite

etj. Pavarësisht nga rruga e krijimit të saj në gjuhë familjesh të ndryshme, paskajorja na

paraqitet si një kategori, që, në përgjithësi, është integruar në sistemin foljor dhe që, si

rrjedhim, ka marrë tipare kuptimore dhe gramatikore (morfo-sintaksore) karakteristike

për foljen. Natyrisht, është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të vendosen kritere të

përgjithshme më të hollësishme për përcaktimin e tipareve dalluese të përbashkëta për

paskajoren në të gjitha gjuhët, ku është zhvilluar kjo kategori. Madje, edhe në gjuhët e

një familjeje, siç është rasti i gjuhëve i.e., vihen re ndryshime të rëndësishme duke

kaluar nga njëra gjuhë në tjetrën. Mjafton të sjellim ndër mend, sa për shembull,

ndryshimet e dukshme midis kundërvënieve të formave të paskajores në greqishte të

vjetër dhe në latinishte. Ndërsa në greqishte të vjetër foljet kalimtare të tipit lý- “shkrij,”

etj. kishin zhvilluar deri në 11 forma paskajoresh me kundërvëniet veprore ~

T1T Por

në gjuhët kelte, me sa duket, një paskajore e mirëfilltë nuk është zhvilluar. Sipas Pedersenit (:

1913,411), “në irlandishten e vjetër përdoren si paskajore emra foljorë formash shumë të ndryshme;

ata janë të lakueshëm dhe ndërtohen si emra (me kundrinë në gjinore). Kjo gjendje në thelb është për

t'u vështruar si e mbarë keltishtes dhe në përgjithësi është ruajtur deri në ditët e sotme. Është e vërtetë

se morfologjia në periudhat më të reja gjuhësore thjeshtohet nëpërmjet përhapjes së disa tipave

paskojereje dhe në britanishte veçoritë sintaksore të paskajores pjesërisht zhduken nëpërmjet humbjes

së eptimit rasor të emrit; por, megjithatë, tiparet e sistemit të vjetër mbeten të pazhdukura edhe në

fazat më të reja gjuhësore”. Ai shton se ka raste që “paskajorja” mund të jetë etimologjikisht krejt e

ndryshme nga folja e shtjelluar.

135

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!