06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

18. Ata që kanë mbrojtur hipotezën e ndikimit latin në shfaqjen dhe përhapjen e

dukurisë në shqyrtim në gjuhët ballkanike, kanë parashtruar si argumente, nga njëra anë,

dokumentimin e hershëm të kësaj dukurie në latinishteTF38FT dhe, nga ana tjetër, ndikimin

që ka ushtruar kjo gjuhë mbi gjuhët ballkanike gjatë sundimit shumëshekullor romak në

Ballkan. Por me të tilla argumente nuk arrihet dot të vërtetohet që latinishtja të ketë

ushtruar në këtë rast një ndikim të hershëm mbi një gjuhë të tillë kulture si greqishtja

(shih & 3) si edhe mbi një gjuhë të tillë si shqipja, ku ndikimi latin mbi eptimin, siç ka

pohuar Pederseni (: 1905,212), është baras me zeroTF39FT. Të kihet parasysh gjithashtu që

një dukuri e tillë në shqipe është jo vetëm e hershme, por edhe me rreze të gjerë veprimi

(shih && 5-8 dhe 13).

Po të mbahet parasysh ç'u vu në dukje në & 11 mbi moshën relativisht të vonë të kësaj

dukurie në bullgarishte, atëherë një ndikim i drejtpërdrejtë latin në këtë rast edhe mbi

atë gjuhë përjashtohet.

Për sa i takon rumanishtes, në këtë rast mund të flitet për një dukuri, që ajo gjuhë e ka

trashëguar nga “nëna” e saj, latinishtja. Një qëndrim i tillë mbahet p.sh. në ILR II, 220,

ku, pasi vihet në dukje se njësimi i rasave gjinore e dhanore ka ndodhur qysh në

latinishten danubiane, pohohet: “Prandaj nuk ka qenë më nevoja të merren në vështrim

teoritë, të cilat presupozojnë që shfaqja e kësaj rase të vetme do të ishte me origjinë

ballkanike”.

19. Po të mbahen parasysh shpjegimet e ndryshme, që u parashtruan në && 14-18, mbi

njësimin formal të rasave gjinore e dhanore në gjuhët ballkanike, atëherë mund të

shtrohet me të drejtë pyetja nëse në këtë rast kemi të bëjmë me të vërtetë me një

ballkanizëm dhe nëse një ballkanizëm i tillë është përftuar prej një burimi të vetëm apo

prej burimesh të ndryshme.

Fakti që kjo dukuri ndeshet në të gjitha gjuhët ballkanike, ku janë përftuar edhe dukuri

të tjera gramatikore të përbashkëta, të bën të pranosh se këtu kemi të bëjmë me një

ballkanizëm, megjithëse një dukuri e ngjashme është përftuar edhe në gjuhë të tjera

jashtë Ballkanit (shih shënimin 1). Ka edhe të tjerë ballkanizma, që janë shfaqur edhe

jashtë Ballkanit, siç janë p.sh. prapavendosja e nyjës shquese (shih VI/1), formimi i

kohës së ardhme nëpërmjet foljes ndihmëse “dua” (shih VII/5) etj. Gjithashtu, pranimi i

një dukurie gjuhësore si ballkanizëm nuk është i kushtëzuar patjetër nga përftimi i saj

nëpërmjet një burimi të vetëm. Vendimtare në këtë rast është prania e një dukurie të

përbashkët në gjuhë të një treve të tillë si Ballkani, të cilat gjatë evolucionit të tyre

historik kanë zhvilluar disa tipare të përbashkëta, një ndër të cilat është edhe njësimi

formal i rasave gjinore e dhanore.

Për sa i takon pyetjes se si është përftuar dukuria në shqyrtim në gjuhët e ndryshme

ballkanike, me sa duket, burimi i saj në këtë rast duhet kërkuar më fort në një zhvillim

paralel të këtyre gjuhëve. Me fjalë të tjera, shfaqja e hershme e kësaj dukurie në

greqishte, shqipe dhe rumanishte duhet të jetë një zhvilim i pavarur në secilën nga këto

tri gjuhë (shih && 3-10). Dhe ky evolucion paralel duhet të jetë kushtëzuar nga prirja e

hershme e këtyre tri gjuhëve për thjeshtimin e lakimit emëror (dhe përemëror). Edhe në

bullgarishte-maqedonishte mund të supozohet më fort një zhvillim i pavarur, megjithëse

T38T Shih për këtë Sandfeld: 1930,187 (me literaturë); ILR II, 220; Coteanu: 1969,55 v.

T39T Shih edhe Solta: 1980,209, ku, lidhur me çështjen në shqyrtim, ndikimi latin kundërshtohet: “Dihet se

shqipja ka pësuar një ndikim të fuqishëm latin në fjalor, por asnjë ndikim në fushën e lakimit”. Ai

shton se edhe në armenishte rasat gjinore e dhanore nuk dallohen nga njëra-tjetra.

77

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!