06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

11. Në gjuhën shqipe dhe në rumanishte vihet re edhe një prirje relativisht e hershme

për të zhdukur “vijën e kufirit” midis gjinive të një vargu emrash, që emërtojnë jofrymorë.

Këtu është fjala kryesisht për ndërrimin e gjinisë së atyre emrave asnjanës ose

mashkullorë, që emërtojnë jo-frymorë, kur ata kalojnë nga numri njëjës në shumësTF9FT. Në

këtë rast zhdukja e “vijës së kufirit” midis gjinive është mundësuar edhe nga fakti se në

numrin shumës vëmendja e folësit përqëndrohet më fort në përcaktimin e sasisë sesa në

dallimin e gjinisë, që tek emrat e jo-frymorëve është thjesht konvencionale.

Në gjuhën shqipe e ndërrojnë gjininë në numrin shumës: 1) Emrat në zanafillë asnjanës,

që e formojnë shumësin me formantin -ra (geg. -na), si p.sh.: ujë-ra të ftoht-a, djathë-ra

të mir-a etj. 2) Disa emra mashkullorë, që e formojnë shumësin gjithashtu me formantin

-ra (geg. -na), si p.sh.: mall-ra të mir-a, fshat-ra të pasur-a etj. 3) Emrat mashkullorë,

që e formojnë shumësin me formantin -e, si p.sh.: mal-e të lart-a, gëzim-e të paharruara

etj. 4) Disa emra mashkullorë (ose në zanafillë asnjanës), që e formojnë shumësin me

formantin -a, si p.sh.: hap-a të gjat-a, në rresht-a-t e par-a etj. 5) Emrat prejmbiemërorë

dhe prejpjesorë asnjanës (sot femërorë), si p.sh.: të mirë-t ~ të mir-a-t, të qeshur-i-t ~ të

qeshur-a-t etj.

12. Prirja për të zhdukur “vijën e kufirit” midis gjinive të emrave të jo-frymorëve

sidomos në numrin shumës në gjuhën shqipe është mundësuar nga dy faktorë kryesorë,

me karakter fonetik dhe gramatikor. Evolucioni i hershëm i tingujve fundorë, të cilit nuk

i kanë shpëtuar as mbaresat e shumësitTF10FT e ka bërë gjithnjë më të vështirë dallimin e

gjinisë konvencionale të emrave të jo-frymorëve në atë numër. Në të tilla rrethana,

kalimi i emrave mashkullorë dhe asnjanës të jo-frymorëve në gjininë femërore në

shumës ishte fare i mundshëm. E kjo mundësi me kalimin e kohës u bë një dukuri e

zakonshme atëherë kur shumica e emrave asnjanës dhe një pjesë e emrave mashkullorë

të jo-frymorëve për një shprehësi më të madhe të numrit shumës erdhën e u përdorën

me formantet e shumësit -e,-a,-na/-ra, që në zanafillë kanë qenë të gjinisë femërore dhe

kanë marrë prej kohësh një karakter femërorizues.

Dukuria e ndërrimit të gjinisë së emrave të jo-frymorëve, që u përmendën në & 11,

është relativisht e vjetër në gjuhën shqipe. Ajo ndeshet tek autorët e vjetër shqiptarë,

përfshirë Buzuku, si edhe nëpër dialekte të ndryshmeTF11FT; prandaj duhet të ketë nisur të

shfaqet qysh para Buzukut.

13. Ndërrimi i gjinisë së disa grupeve emrash (jo-frymorësh) në numrin shumës nuk

është një dukuri e veзuar e shqipes. Ajo ndeshet edhe në disa gjuhë të tjera, sidomos në

rumanishte, ku emrat mashkullorë të jo-frymorëve, që e formojnë shumësin me

mbaresat -e < lat. -ae, dhe -uri < lat. -or-a, në këtë numër i marrin përcaktorët në

formën e gjinisë famërore, si p.sh: cuvоnt frumos ~ cuvint-e frumoas-e, tren rapid ~

tren-uri rapid-e etj.TF12FT Një dukuri e ngjashme, por me përmasa shumë më të kufizuara

ndeshet edhe në greqishten e re dhe në ndonjë gjuhë tjetër jashtë BallkanitTF13FT.

Por fakti që ndërrimi i gjinisë së disa grupeve emrash është përhapur gjerësisht në

shqipe dhe në rumanishte, dy gjuhë këto që kanë edhe mjaft bashkëpërkime të tjera

T9T Një

dukuri e tillë tek emrat e jo-frymorëve vihet re edhe në numrin njëjës; shih Demiraj: 1986,205 v.

T10T Shih për këto Demiraj: 1986,228-243.

T11T Shih Demiraj: 1972,58 v.; 1986,207.

T12T Një dukuri e tillë del edhe tek disa emra më -iu, si consiliu ~ consilii etj. (shih GLR I, 70).

T13T Shih Demiraj: 1986,207 v. (me literaturë).

160

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!