06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

sqarime të tjera, por nga shembujtTF34FT, që jep, del e qartë se edhe në greqishte rimarrja e

kundrinave është e kushtëzuar nga përdorimi si remë, përkatësisht si temë e kumtimit.

Një trajtim më të gjerë i bën kësaj dukurie Lopashovi (: 1978, 44-50). Ky autor thotë,

ndër të tjera, se “kundrina dyfishohet zakonisht vetëm në ato raste, kur ajo shënjon një

send, d.m.th. kur ky përfaqësohet nëpërmjet një emri me nyjë shquese, një forme të

plotë të përemrit vetor, një përemri dëftor, lidhor dhe përcaktues”. Ai pohon gjithashtu

(f. 48 v.) se në atë gjuhë kundrinat mund të shprehen edhe nëpërmjet një emri të

pashquar, sidomos kur ky përdoret para foljes kallëzuesTF35FT. Edhe nga shembujt, që jep

në këtë vepër (f. 45-50), del e qartë se edhe në greqishte rimarrja e kundrinave përftohet

në ato raste, kur ato përfaqësojnë remën (dy vetat e para), përkatësisht temën e kumtimit

(veta e tretë etj.).

17. Për sa i takon vjetërsisë së kësaj dukurie sintaksore në greqishte, Ilievski (:

1973,216) pohonTF36FT: “... shembuj të rrallë me kundrinë të dyfishuar dalin edhe në

greqishte qysh në epokën helenistike, por dyfishimi atje nuk është bërë sistem. Kjo

veçori nuk ndeshet as në të gjitha dialektet e sotme greke, por vetëm në dialektet

veriore, ku kontaktet me popullsinë romane, shqiptare dhe sllave kanë qenë më të

ngushta”.

Në këto rrethana, dukuria e rimarrjes së kundrinave në greqishte nuk del fort e vjetër.

Në këtë përfundim mund të arrihet, edhe po të merret parasysh fakti që në Thesauros-in

e Damaskinit (shekulli XVI), të përkthyer edhe në maqedonishte, në origjinalin greqisht

rimarrja e kundrinave ndeshet vetëm në një të tretën e rasteve në krahasim me

përkthiminTF37FT. Çështja e shtrirjes gjeografike të kësaj dukurie në greqishteTF38FT është

vendimtare jo vetëm për vjetërsinë e saj, por edhe për sqarimin e lidhjes së saj të

mundshme me dukurinë e ngjashme të gjuhëve fqinje. Prandaj kjo çështje duhet

hulumtuar dhe saktësuar më tej. Në rast se konstatimi i mësipërm është i saktë, atëherë

mund të arrihet në përfundimin që rimarrja e kundrinave në gjuhët e tjera ballkanike nuk

duhet të jetë përhapur nën ndikimin e greqishtes. Përkundrazi, një ndikim i gjuhëve

ballkanike fqinje mbi greqishten në këtë rast s'duhet përjashtuar.

18. Duke qenë se burimi sllav dhe burimi grek i kësaj dukurie sintaksore ballkanike

përjashtohen (shih && 15,17), atëherë mbetet të shqyrtohen mendimet e tjera kryesore,

që janë shprehur për këtë çështje, e cila, siç u vu në dukje edhe në & 1, ka tërhequr prej

kohësh vëmendjen e një vargu gjuhëtarësh.

Mikloshiçi, i pari gjuhëtar, që e ka përmendur këtë dukuri sintaksore ballkanike, në

studimin e tij të vitit 1861, Die slavischen Elemente im Rumunischen, e ka përfshirë atë

midis një numri ballkanizmash të tjerë (shih I/2). Për shumicën e këtyre ballkanizmave,

ku përfshinte edhe dukurinë në shqyrtim, ai shpreh supozimin se e kanë burimin tek

T34T Poión er®t§ses! “Kë pyete?”; séna “ty”; me rot¢ “ai më pyet”; sou lég- “të them”; to ksér- “e di”; por:

eména me kséreis “mua ti më njeh”; eséna p-s se faínetai! “Si të duket ty?”; autoùs theél- na (tous)

idh- “unë dua t'i shoh (ata)” etj.

T35T P.sh.: eíkosi khrónia pro§goúmena ta pérase .... s tis korfés .... “dhjetë vjet të shkuara i kaloi në male...

T36T Në këtë rast ai citon këto vepra; E. Blass - A. Debrunner, A greek Grammar of the New Testament and

other early Christian Literature, translated by R.W. Funk, Cambridge 1961, f. 32: G. Ljungvik,

Beiträge zur Syntax der spätgriech. Volkssprache, Uppsala 1932, f. 6-8; A. Debrunner, Geschichte der

griech, Sprache II, Sammlung Göschen, 114, Berlin 1954, f. 96.

T37T Shih Ilievski: 1973,214.

T38T Në veprën e cituar të Thumbit (: 1910,86) nuk thuhet asgjë për këtë çështje e po kështu edhe në veprën

e Moser-Philtsou (: 1964,46 v.). Për këtë nuk thuhet asgjë as tek Mirambel (: 1959).

126

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!