06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

paskajorenTF40FT. Ajo është formuar nga foljëzimi i togut të përbërë nga parafjala me dhe

një emri prejfoljor (kur ky ishte ende i paparanyjëzuarTF41FT). Gramatikalizimi i togut në

shqyrtim me vlerën e një paskajoreje është pranuar pothuaj nga të gjithë studiuesit e

gjuhës shqipe. Por, ndërsa disa gjuhëtarë kanë pohuar që ky tog i gramatikalizuar, i cili

në përgjithësi mungon në dialektin jugor, qysh në krye të herës është përftuar vetëm në

dialektin veriorTF42FT, disa të tjerë kanë pranuar që ai dikur ka qenë i mbarë shqipes dhe që

në dialektin jugor është mënjanuar nga përdorimi në një fazë relativisht të vjetërTF43FT. Kjo

çështje mbetet ende e hapur (shih edhe && 23-24). Sido që të jetë, gramatikalizimi i

togut në shqyrtim nuk duhet të jetë kryer më vonë se procesi i paranyjëzimit të

mbiemrave (shih VI/20), d.m.th. qysh para kontakteve të shqipes me gjuhët sllave të

BallkanitTF44FT.

13. Siç u vu në dukje edhe në & 11, gjatë këtyre shekujve të fundit në të dy dialektet e

shqipes është gramatikalizuar edhe togu i tipit për+të bërë (gegërisht për të ba), që

përbëhej nga parafjala për dhe emri prejfoljor asnjanës i tipit të bërë TF45FT. Edhe ky tog i

gramatikalizuar ka ardhur duke u përdorur gjithnjë e më shumë në funksione, që në

përgjithësi janë karakteristike për paskajorenTF46FT. Ashtu si togu i gramatikalizuar i tipit

me ba, edhe ai i tipit për të bërë, që është pranuar nga një varg gjuhëtarëshTF47FT, ka

ndikuar në kufizimin e përdorimit të mënyrës lidhore.

14. Po të mbahet parasysh ç'u vu në dukje në && 12-13, mund të supozohet që ndjenja

e paskajores ndër stërgjyshërit e shqiptarëve s'duhet të ketë qenë e panjohur.

Përndryshe, duhet pranuar që gjuha shqipe ka krijuar më parë formën e pashtjelluar të

tipit me ba dhe më pas atë të tipit për të bërë (që të dyja me vlerë paskajoreje) në një

periudhë, kur në gjuhët e tjera ballkanike në përgjithësi vihet re një prirje e përkundërt.

E në këtë rast do të supozohej që gjuha shqipe në një fazë relativisht të hershme të

evolucionit të saj ka zhvilluar prirjen për zëvendësimin e pjesshëm të lidhores nëpërmjet

formash të pashtjelluara me vlerë paskajoreje. Nga këto dy supozime i pari duket më i

mundshëm. Por në të njëjtën kohë do të pranohet se prirja për mënjanimin e paskajores

në gjuhën shqipe nuk ka pasur ato përmasa, që janë vënë re në gjuhët e tjera

ballkanikeTF48FT.

T40T Ajo përdoret në funksion kryefjalor, kundrinor, qëllimor, kushtor, krahasor, rrjedhimor etj,. Ajo

përdoret edhe si pjesë përbërëse e kohës së ardhme të tipit kam me ba (shih edhe VII/15).

T41T Për sqarime të mëtejshme shih Demiraj: 1986,963 v.

T42T Nga këta gjuhëtarë mund të përmenden Pederseni, IF 12 (Anzeiger), 92; Çabej: 1975,55.

T43T Nga këta gjuhëtarë mund të përmenden La Piana: 1939,143,146 v.; Domi: 1961,67; Ajeti: 1969,95 etj.

Gjurmë të kësaj paskajoreje në dialektin jugor ata kanë parë, ndër të tjera, në togfjalëshin e ngurosur

do-me-thënë; shih edhe Demiraj: 1986,966,

T44T Për sqarime të mëtejshme shih Demiraj: 1986,964.

T45T Për sqarime të mëtejshme shih Demiraj: 1986,977 v.

T46T Ky tog i gramatikalizuar përdoret jo vetëm në funksion qëllimor, por edhe në funksion përcaktor,

kallëzuesor, krahasor, kundrinor (më rrallë) dhe kryefjalor (shumë rrallë). Ai përdoret edhe si pjesë

përbërëse e kohës së ardhme të tipit kam për të bërë (shih Demiraj: 1986,981 v.).

T47T Nga këta mund të përmenden Da Lecce-ja: 1716,53, 47; Hahn-i: 1853,II,88; Camarda: 1864,268;

Kristoforidhi: 1882,123 etj.; Meyer-i: 1888,43; Pekmezi: 1908,73,79,195; Weigand-i: 1913,135;

Sheperi: 1927,183; Cipoja: 1952/1,47; Xhuvani: 1956, 211; Gabinski: 1967,161-246; Demiraj:

1986,978 v., etj.

T48T Për sqarime të mëtejshme shih Demiraj: 1986,1013 v.

141

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!