06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

6. Shndërrimi i shkallëshkallshëm i ilirishtes në “bijën” e saj, shqipen, duhet të jetë

kryer midis shekujve IV-VI të e.r., d.m.th. gjatë periudhës midis fazës së fundit të

ndikimit të fuqishëm latin mbi ilirishten dhe ardhjes së sllavëve. Gjithsesi, ky evolucion

duhet të jetë kryer para dyndjes së sllavëve në trojet e banuara nga stërgjyshërit e

shqiptarëve. Për këtë dëshmojnë disa dukuri specifike të shqipes, që duhet të jenë kryer

para ardhjes së sllavëve. Të tilla dukuri janë, ndër të tjera, ngulitja e theksit mbi një

rrokje të caktuar të temës, lakimi në ballë të fjalësTF21FT dhe metafonia në shumësin e

emrave mashkullorëTF22FT dhe në kohën e tashme të mënyrës dëftoreTF23FT. Të tria këto dukuri

duhet të jenë shfaqur mjaft herët në gjuhën shqipe. P.sh. lakimi në ballë të fjalës tek

mbiemrat e nyjshëm është shfaqur në një kohë, kur gjinia asnjanëse ishte ende e gjallë

në këtë gjuhëTF24FT. Dhe dihet që kjo gjini në kohën e kontakteve të shqipes me sllavishten

ishte dobësuar shumë, për çka dëshmon mungesa e gjurmëve të gjinisë asnjanëse në

huazimet sllave të shqipes, përkundrejt pranisë së saj në fjalët e trashëguara dhe në

huazimet latineTF25FT.

Edhe mungesa e metafonisë në huazimet sllaveTF26FT, përkundrejt pranisë së saj në fjalët e

trashëguara dhe në huazimet latineTF27FT, dëshmon të njëjtën gjë, d.m.th. përfundimin e

kësaj dukurie me rrugë fonetike qysh në periudhën parasllave të shqipesTF28FT.

7. Megjithëse është një ndër gjuhët më të vjetra të Ballkanit, shqipja është dëshmuar me

shkrim relativisht vonë. Një dukuri e tillë, që vihet re edhe për rumanishten (shih & 17),

dhe lituanishten, nuk është e pashpjegueshme, po të kihet parasysh fakti që Shqipëria në

të kaluarën ka qenë pothuaj vazhdimisht nën pushtimin e të huajve, si edhe fakti që në të

kaluarën si gjuhë shkrimi në këto anë administratat e huaja kanë përdorur sidomos

greqishten, latinishten dhe sllavishten.

Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është ai i Gjon Buzukut (1555). Por ka të dhëna që

dëshmojnë se shqipja ka qenë e shkruar të paktën qysh disa shekuj, para Buzukut. E për

këtë dëshmojnë jo vetëm gjuha e përpunuar e Buzukut dhe e Matrëngës (1592), por

T21T Është fjala, në radhë të parë, për lakimin e mbiemrave të nyjshëm, të cilët përshtatjen sintaksore me

emrin përkatës e shprehin kryesisht nëpërmjet lakimit të “nyjës” së tyre të përparme. Një dukuri e

ngjashme shfaqet në përgjithësi edhe tek përemrat pronorë të dy vetave të para (im, yt, ynë, juaj) dhe

të vetës së tretë (i tij, i saj, i tyre) (shih Demiraj: 1986, 316 v., 417 v., 477 v.; 1988,72 v.)

T22T Është fjala për raste të tilla si dash ~ desh, ka ~ qe, djalë ~ dje (l)m etj.

T23T Është fjala për raste të tipit dal ~ del, marr ~ merr, ngas ~ nget etj.

T24T Të kihet parasysh se mbiemrat e nyjshëm dikur kishin forma të veçanta edhe për gjininë asnjanëse,

kryesisht në numrin njëjës (khs. i mirë ~ e mirë ~ të mirë). Gjurmët e kësaj gjinie ruhen ende edhe tek

mbiemrat e emërzuar të tipit të keq-të të folur-i-t etj.

T25T Megjithëse në gjuhët sllave gjinia asnjanëse ka qenë dhe është shumë e gjallë, emrat e huazuar sllavë

të shqipes janë integruar vetëm në gjininë mashkullore ose femërore. Kurse tek emrat e trashëguar ose

të huazuar nga latinishtja gjurmët e gjinisë asnjanëse nuk janë të pakta, si: p.sh. tek fjalët e trashëguara

djathë-t, mish-të etj., ose tek huazimet latine vaj-të, faj-të etj. (shih Demiraj: 1986,193 v.)

T26T Tek ndonjë rast i izoluar, si saç ~ seç, prak ~ preq me karakter dialektor, metafonia është përftuar me

rrugë analogjike (shih Demiraj: 1986,111 v.).

T27T Është fjala për shumësin e emrave të tipit dash ~ desh (shih shënimin 22) dhe për format e tipit dal ~

del (shih shënimin 23). Metafonia shfaqet edhe tek disa huazime latine, si: kunat ~ kunet-ër, shtrat ~

shtret-ër etj. (shih Demiraj: 1986,111 v.).

T28T Është fjala për ndërrimin metafonik të shkaktuar nga një -i fundore e patheksuar (shih Demiraj:

1986,112).

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!