06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

kallëzues, anticipimi i saj nëpërmjet formave të patheksuara përemërore shfaqet tepër

rrallë, gjithsej vetëm 8 herëTF21FT.

11. Edhe në rumanishten e sotme kjo gjendje nuk ka ndryshuar aq shumë. P.sh., kur

kundrina e zhdrejtë e vendosur pas foljes kallëzues shprehet nëpërmjet një emri personi,

anticipimi i saj nëpërmjet një forme të patheksuar përemërore është fakultativ. E njëjta

kundrinë e vendosur pas foljes kallëzues nuk anticipohet nëpërmjet një forme të

patheksuar përemërore, kur shprehet me anë të një emri sendi. Por, kur përdoret para

foljes kallëzues, kundrina e zhdrejtë rimerret nëpërmjet një forme të patheksuar

përemërore në shumicën e rasteveTF22FT.

Ndryshe qëndron puna me kundrinën e zhdrejtë të shprehur nëpërmjet përemrave vetorë

(të të tria vetave), vetvetorë dhe dëftorë. Në këtë rast ajo dyfishohet me anë të formave

të patheksuara të përemrit vetor të vetës së tretë, edhe kur ndodhet pas foljes kallëzues.

Ky dyfishim, që në rumanishten e vjetër nuk ishte përgjithësuar, është bërë i

detyrueshëm qysh nga shekulli XIXTF23FT.

12. Edhe dyfishimi i kundrinës së drejtë të shprehur nëpërmjet një përemri vetor,

vetvetor dhe dëftor, që në rumanishten e vjetër ishte fakultativ, në rumanishten e sotme

është bërë i detyrueshëm. I njëjti ndryshim ka ndodhur edhe në dyfishimin e kundrinës

së drejtë të shprehur nëpërmjet një emri të shquar të vendosur para foljes kallëzuesTF24FT.

Kurse në pozicion pas foljes kallëzues kundrina e drejtë e shprehur nëpërmjet një emri

zakonisht nuk anticipohet nga një formë e patheksuar përemëroreTF25FT. Por, kur emri është

i shquar dhe prihet nga parafjala pe, atëherë anticipimi i kundrinës së drejtë nga forma e

patheksuar përemërore është “fakultativ”TF26FT.

13. Siç u vu në dukje në & 1, rimarrja e kundrinave ndër gjuhët sllave të Ballkanit

ndeshet vetëm në bullgarishte-maqedonishte si edhe në disa të folme periferike serbe e

kroate. Siç na dëshmojnë studiues të ndryshëm, dukuria në shqyrtim ka pasur një

përhapje më të madhe në maqedonishte. Kështu p.sh. Selishçevi (RES 1925/5, f. 45)

pohon se dyfishimi i kundrinës së zhdrejtë dhe të drejtë është “një dukuri e zakonshme

në të folmet e Maqedonisë... Kjo dukuri është më e rrallë në Bullgarinë lindore”. Një

mendim të ngjashëm ka shprehur edhe Sandfeldi, i cili (1930,193) pohon: “Por ky

përdorim [= rimarrja e kundrinave - Sh.D.] është më i qëndrueshëm në të folmet

bullgare të jug-perëndimitTF27FT. Ndërsa në shumë të folme të tjera prolepsa [=anticipimi] e

përemrit, duke e gjykuar në bazë të teksteve, mund të mungojë krejt, këtu shembujt

dalin me shumicë”.

14. Në maqedonishte si kundrina e drejtë ashtu edhe e zhdrejta rimerren me anë të

formave të patheksuara të përemrave vetorë, kur shprehen nëpërmjet formave të

T21T Shih Saramandu: 1966,424 v.

T22T Shih GLR I,145 v.

T23T Shih Asan: 1961,100.

T24T Shih Asan: 1961,94; GLR I,144.

T25T Shih Asan: 1961,96.

T26T Shih Asan: 1961,96. Por autorja këtu nuk jep ndonjë sqarim se kur rimerret dhe kur nuk rimerret

kundrina e drejtë. Nga shembujt e dhënë të krijohet përshtypja se rimarrja e kundrinës së drejtë në këtë

rast bëhet, ashtu si në shqipe, kur ajo përfaqëson temën e kumtimit, dhe, si rrjedhim, nuk mbart

theksin logjik të fjalisë. Shënim. - Për sqarime të mëtejshme mbi rimarrjen apo mosrimarrjen e

kundrinave në rumanishte mund të konsultohen GLR I,144 v.; Asan: 1961,93-105.

T27T Të kihet parasysh se Sandfeldi nuk e dallon maqedonishten nga bullgarishtja si gjuhë më vete.

124

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!