06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

rezervë, prapë do të mbetej për t'u sqaruar se si kjo gjuhë e vjetër pa paskajore ka

ushtruar një ndikim kaq të madh në zhdukjen e kësaj kategorie foljore edhe në gjuhët e

tjera të Ballkanit. Gjithashtu do të ishte e nevojshme të përcaktohej, qoftë edhe në vija

të trasha, koha e përhapjes së kësaj dukurie në gjuhët e ndryshme ballkanike. Зështja e

kronologjisë relative në këtë rast ka rëndësi edhe për një arsye tjetër. Po të pranohet që

gjuha shqipe a “nëna” e saj ka ndikuar në zhdukjen e paskajores në gjuhët e tjera

ballkanike, ky ndikim duhet të jetë vërtetuar mjaft kohë përpara se të zhvillohej procesi

i gramatikalizimit të togut të tipit me ba. Përndryshe, do të duhej të pranonim që gjuha

shqipe, nga njëra anë, ka ndikuar mbi gjuhët e tjera ballkanike në mënjanimin e

paskajores, kurse, nga ana tjetër (të paktën në një pjesë të trevës së saj) ka ndier nevojën

të krijojë një formë të posaзme analitike me vlerë paskajoreje.

18. Tezën që mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike i detyrohet ndikimit grek,e

kanë mbrojtur një varg gjuhëtarësh, si Meyer-i, Neugriechische Studien, 2,2, Pederseni,

IF 12 (Anzeiger), 91, Sandfeldi: 1930,175 v., Rohlfs-i: 1958,733 v., IvЈnescu: 1980,415,

Schaller-i: 1975,159, Banfi: 1985,61, Feuillet: 1986, 110, etj. Kjo tezë pati një jehonë

relativisht të gjerë sidomos pas veprës së njohur të Sandfeldit (1930), i cili e mbron

mendimin e tij duke vënë në dukje se: 1) dukuria e zhdukjes së paskajores në Ballkan

është më e kufizuar në ato vise që ndodhen më larg trevës greke; 2) greqishtja si gjuhë

kulture ka ushtruar një ndikim të madh mbi gjuhët e tjera ballkanike: 3) në greqishte kjo

dukuri dokumentohet relativisht herët. Ai thekson gjithashtu se ajo që duhet vënë në

dukje, “nuk është aq shumë mënjanimi i paskajores, sesa fakti që të gjitha gjuhët në

fjalë e kanë zëvendësuar atë pikërisht me të njëjtën mënyrë”.

19. Teza e ndikimit grek (& 18) nuk del e argumentuar bindshëm. Natyrisht, nuk mund

të mohohet ndikimi i greqishtes mbi gjuhët e tjera të Ballkanit, p.sh., në fushën e

leksikut dhe në ndonjë fushë tjetërTF51FT. Por që këtej nuk mund të nxirret a priori

përfundimi që greqishtja duhet të ketë ndikuar gjithashtu edhe në përhapjen e disa

ballkanizmave, siç janë mënjanimi i paskajores dhe formimi i kohës së ardhme me anë

të foljes ndihmëse dua (shih për këtë VII/19-24). Është e vërtetë se këto dukuri në

greqishte mund të gjurmohen deri në periudha relativisht të hershme. Por kjo nuk do të

thotë që në atë gjuhë ato janë shfaqur patjetër më herët se në të gjitha gjuhët e tjera të

Ballkanit, dy nga të cilat (shqipja dhe rumanishtja) për arsyet e njohura historike kanë

nisur të shkruhen relativisht vonë. Veç kësaj, do pasur parasysh edhe fakti që mënjanimi

i paskajores në një gjuhë të vjetër kulture, si greqishtja, është mjaft e papritur, për vetë

karakterin shumë abstrakt të kësaj kategorie foljoreTF52FT. Dhe në të vërtetë shfaqja e një

dukurie të tillë në vetë greqishten ka mbetur e pashpjeguar bindshëmTF53FT.

Edhe argumentet e tjera të parashtruara nga Sandfeldi dhe gjuhëtarë të tjerë pas tij në të

mirë të tezës mbi burimin grek të dukurisë në shqyrtim nuk janë të pakritikueshme.

Kështu, lidhur me përhapjen gjeografike të kësaj dukurie do pasur parasysh fakti që në

të folmet veriore të gjuhës shqipe është zhvilluar dhe është ruajtur mirë paskajorja e tipit

me ba (shih && 11-12), megjithëse këto të folme ndodhen shumë më afër trevës së

greqishtes sesa p.sh. dakorumanishtja. Gjithashtu do pasur parasysh edhe fakti i vënë në

dukje tek & 13 se gjatë këtyre shekujve të fundit në mbarë shqipen, sidomos në të

T51T Në fjalëformim. Dihet p.sh. që në gjuhën shqipe, sidomos në dialektin jugor, përdoren disa

prapashtesa prej burimi grek (shih Xhuvani-Çabej: 1962).

T52T Kjo është pranuar edhe nga gjuhëtari finlandez Aalto (: 1953,104), megjithëse ai e miraton tezën e

Sandfeldit mbi ndikimin grek në lidhje me mënjanimin e paskajores në gjuhët ballkanike.

T53T Shih më hollësisht për këtë Demiraj: 1969,85.

143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!