06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

të ruante edhe mënyrat e të shprehurit të gjuhës së braktisur nëpërmjet kalkimit të

togfjalëshave më të zakonshëm të asaj gjuhe.

23. Natyrisht, vërejtjet dhe sqarimet e parashtruara në && 18-22 synojnë vetëm të vënë

në diskutim, përkatësisht në dyshim, tezën aq të njohur të Sandfeldit mbi përhapjen e

tipit të së ardhmes me foljen ndihmëse “dua” në gjuhët e Ballkanit. Por kuptohet vetiu

se vetëm duke vënë në diskutim, përkatësisht në dyshim, një tezë të pranuar nga një

varg gjuhëtarësh, nuk arrin në të njëjtën kohë të parashtrosh edhe një antitezë të

argumentuar bindshëm për zgjidhjen e një problemi aq të ndërlikuar, siç është çështja e

ndërtimit të kohës së ardhme me anën e foljes “dua” në gjuhët e Ballkanit. E ky problem

ndërlikohet edhe më tej, po të kihet parasysh se në greqishte, shqipe, bullgarishtemaqedonishte

e pjesërisht edhe në rumanishte koha e ardhme e tipit në shqyrtim është

ndërtuar pikërisht nëpërmjet formës së vetës së tretë njëjës të foljes ndihmëse “dua”, e

cila në të gjitha këto gjuhë erdh e u shndërrua në një pjesëz.

24. Duke u mbështetur në sa u parashtrua në && 19-23, mund të nxirren këto

përfundime me karakter të përgjithshëm për tipin e kohës së ardhme në shqyrtim:

1) Ky tip është përftuar nëpërmjet gramatikalizimit të atyre tofjalëshave, në të cilët folja

“dua”, e ndjekur nga një folje tjetër, shërbente për të shprehur dëshirën për kryerjen e

një veprimi pas çastit të ligjërimit.

2) E ardhmja e tipit do të punoj, e përftuar nëpërmjet përgjithësimit të formës së vetës

së tretë njëjës të foljes “dua”, në gjuhët ballkanike nuk mund të zhvillohej veçse pas

mënjanimit të paskajores dhe zëvendësimit të saj me një formë të zgjedhueshme të

foljes themelore (shih për këtë kreun IX).

3) Dukuria e fundit (pika 2) dëshmon dhe një prirje relativisht të hershme të gjuhëve

ballkanike për të mënjanuar biflektivizmin në togfjalëshat e gramatikalizuar, ku

kuptimet e vetës, të numrit (dhe të diatezës) jepen vetëm një herë dhe pikërisht

nëpërmjet formave vetore të foljes themeloreTF55FT.

4) Në gjuhën shqipe dhe në greqishte pjesëza karakteristike e kohës së ardhme është

shtrirë edhe tek format e së ardhmes së të shkuarës dhe të së ardhmes së përparme.

T55T Një dukuri e ngjashme është vërtetuar edhe në kohën e ardhme të tipit kam të bëj në ndonjë të folme

popullore të arbëreshëve të Italisë. Në këtë rast është fjala për përgjithësimin e formës së vetës së tretë

njëjës të foljes ndihmëse (“ka”) për të tëra vetat dhe në të dy numrat. Një dukuri e tillë është përftuar

p.sh. në të folmen e katundit arbëresh San Marcano (afër Tarantos) (shih Shkurtaj: 1979, 131; shih

edhe Altimari: 1988, 90).

118

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!