06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

DISA BASHKËPËRKIME

NË FUSHËN E FONETIKËS

KREU IV

1. Në studimet e derisotme ballkanologjike vëmendja është përqëndruar kryesisht në

bashkëpërkimet midis gjuhëve ballkanike në fushën e gramatikës (morfologji e sintaksë)

dhe të fjalorit. Për sa i takon sistemit fonetik, në përgjithësi është pohuar që

bashkëpërkimet midis gjuhëve ballkanike këtu janë të kufizuara. Natyrisht, nuk ka

munguar edhe ndonjë mendim i ndryshëm. Kështu p.sh. Georgievi (Georgiev: 1977, 8)

pohon se baza e artikullimit në këto gjuhë “është e ngjashme ose gati e njëjtë: një

bullgar p.sh. e mëson lehtë rumanishten, shqipen ose greqishten dhe i flet ato pothuaj pa

'theksim'të huaj”.

Në gjendjen e sotme të studimeve për këtë çështje është e vështirë të mbahet një

qëndrim i prerë dhe i argumentuar bindshëm. Sidoqoftë, duke marrë parasysh faktin që

edhe midis dialekteve të një gjuhe ndryshimet më të mëdha zakonisht janë përftuar në

fushën e shqiptimit të tingujve, do të dukej si e papritur që në gjuhët ballkanike, të

ndryshme për nga burimi, të jetë zhvilluar një prirje e përkundërt. Prandaj në këtë rast

duhet mbajtur një qëndrim i drejtpeshuar, duke veçuar dukuritë, që mund të quhen

tipike ballkanike, nga dukuritë me karakter më të përgjithshëm, që kanë karakterizuar

evolucionin e sistemit fonetik edhe në gjuhë të tjera i.e. në përgjithësi. Por, siç do të

vihet në dukje në paragrafët ndjekës, një veçim i tillë në mjaft raste paraqitet bukur i

vështirë. E kjo ndofta ka qenë edhe arsyeja kryesore që çështja e bashkëpërkimeve

fonetike midis gjuhëve ballkanike ka zënë në përgjithësi më pak vend në studimet me

karakter ballkanologjik.

2. I pari gjuhëtar, që vuri në dukje praninë e një bashkëpërkimi fonetik midis gjuhëve

ballkanike, ka qenë Mikloshiçi (Mikloshiç: 1861, 7). Këtu, midis dukurive të

përbashkëta të gjuhëve ballkanike ai ka përfshirë edhe praninë e zanores ë në

bullgarishte, rumanishte dhe shqipe. Pas Mikloshiçit praninë e këtij tingulli në këto tri

gjuhë e kanë vënë në dukje edhe gjuhëtarë të tjerë. Madje, mund të pohohet se deri vonë

në studimet krahasuese mbi gjuhët ballkanike si dukuri e përbashkët e këtyre gjuhëve në

fushën e fonetikës është përmendur pothuajse vetëm prania e këtij tingulli. Më pas është

vënë në dukje edhe rotacizimi i -n-së në shqipe (toskërishte) dhe rumanishte (shih &&

19-20). Nuk kanë munguar përpjekje për të vënë në dukje edhe bashkëpërkime të tjera

fonetike midis shqipes dhe rumanishtesTF1FT.

3. Përpjekjen e parë për një studim krahasues më të plotë për sistemin fonetik të gjuhëve

ballkanike e bëri gjuhëtari i njohur çekosllovak B. Havranek më 1933. Në kumtesën e tij

T1T Është

fjala për çështje të tilla si evolucioni i grupeve bashkëtingëllore latine ct dhe cs në këto gjuhë,

ku ato kanë dhënë përkatësisht ft, pt dhe fsh, ps, si: lat. lucta > shq. luftë, rum. lupt£; coxa (= cocsa) >

shq. kofshë, rum. coaps£.

59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!