06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

në rasën kallëzore të pashquar. Por mund të ndiqet edhe nga një emër në numrin njëjës

(në trajtë të pashquar), kur ky është një emër abstrakt ose një emër konkret lënde. P.sh.;

A ka njerëz (bukë) në shtëpi? Këtu ka ligje (drejtësi) etj.

Një përdorim i tillë i foljes “kam” ndeshet edhe në greqishte të re (ékhei), si edhe në

gjuhët sllave, ku ajo përdoret edhe e përngjitur me pjesëzën e mohimit (bullg. ima dhe

niama, maqed. ima dhe nema, serbokroat ima dhe nema). Një përdorim i tillë pavetor i

foljes “kam” ndeshet edhe në aromunishte dhe maglenorumanishte e pjesërisht edhe në

dakorumanishte, por këtu përdoret më fort folja “jam” ose “ekzistoj” në vetën e tretë

(njëjës ose shumës)TF5FT.

Përdorimi pavetor i foljes “kam” ndeshet edhe në gjuhë të tjera sllave, si në polonishte:

niema “nuk ka”, në ukrainishte: nema, nemaje “nuk ka”TF6FT etj. si edhe në disa gjuhë

romane, si në spanjishte: hay, në portugalishte: ha, në frengjishte të vjetër: a (sot: il y a),

në italishten dialektore: vi, ci haTF7FT dhe në latinishten e vonë: habet TF8FT.

Për burimin e këtij përdorimi pavetor të foljes “kam” në gjuhët e Ballkanit është

vështirë të jepet një mendim i prerë. Mund të thuhet se përhapja e një përdorimi të tillë

në gjuhë të një treve gjeografikisht të kufizuar është pasojë e kontakteve midis popujve

të kësaj treve. Por në cilën nga këto gjuhë duhet kërkuar pikënisja dhe a duhet supozuar

edhe ndonjë ndikim nga jashtë Ballkanit, këtyre pyetjeve është vështirë t'u jepet një

përgjigje e argumentuar, pa përcaktuar më parë vjetërsinë e një përdorimi të tillë në

secilën nga gjuhët e Ballkanit.

Për vjetërsinë relativisht të madhe të përdorimit pavetor të foljes “kam” në gjuhën

shqipe dëshmon jo vetëm prania e një përdorimi të tillë në të gjitha të folmet e kësaj

gjuhe, përfshirë edhe ato të arbëreshëve të ItalisëTF9FT, por edhe dokumentimi i tij qysh në

veprën e Buzukut.

4. Në gjuhët jo-sllave të Ballkanit dhe në maqedonishten perëndimore është përhapur

edhe koha e kryer (dhe më se e kryera) analitike e ndërtuar nëpërmjet foljes ndihmëse

“kam” dhe pjesores së shkuar (pësore) të foljes themelore. Është fjala për format

analitike të tipit kam (kisha, pata) punuar të shqipes, am l£udatTF10FT të rumanishtes, ekh-

(eikha) deméno të greqishtes dhe imam (imall) resheno të maqedonishtes perëndimore.

Siç dihet, forma analitike të së kryerës (veprore) të ndërtuara me anë të foljes ndihmëse

“kam” janë përftuar edhe në gjuhët romane perëndimore, gjermanike etj.TF11FT Prandaj

format analitike të së kryerës të këtij tipi kanë tërhequr vëmendjen e disa studiuesve, që

janë përpjekur, ndër të tjera, të hedhin dritë edhe mbi burimin e këtyre formave në

gjuhët ballkanike dhe gjermanike. Lidhur me format analitike në shqyrtim në gjuhët

T5T Shih

T6T Shih

T7T Shih

T8T Shih

T9T Shih

vëllimin “Omagiu lui Iorgu Iordan”, 139; shih edhe Buchholz: 1989,333.

E. Berneker, Slavisches Etymol. Wtb. (tek imam)

Meyer-Lübke: 1900,116.

Ernout-Meillet: 1967 (tek habeo).

Giordano: 1963,173.

T10T Në rumanishte për më se të kryerën përdoret forma sintetike e tipit l£udassem, e cila e ka burimin tek

më se e kryera e lidhores latine (khs. laudavissem).

T11T Nuk po ndalemi këtu në mënyrat e ndërtimit të formave jo-veprore (pësore dhe vetvetore) të së

kryerës në gjuhët e ndryshme, ku është përftuar forma analitike e së kryerës veprore me ndihmësen

“kam”.

150

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!