06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

shqipe dhe në greqishte kanë depërtuar sidomos gjatë pushtimeve të shtetit bullgar (815-

1018) dhe të dinastisë serbe të Nemanjiqve (shekujt XII-XIV). Por në këto gjuhë,

sidomos në zonat kufitare, sllavizmat kanë depërtuar edhe më vonë nëpërmjet

kontakteve të drejtpërdrejta me popullsinë sllave. Një ndikimi edhe më të fuqishëm

sllav i është nënshtruar rumanishtja si rrjedhim i kontakteve të gjata me popujt sllavë,

sidomos me fiset bullgareTF9FT.

Si rrjedhim i rrethanave historike, që u skicuan shkurt këtu sipër, më shumë fjalë sllave

kanë depërtuar në rumanishteTF10FT dhe në shqipeTF11FT dhe më pak në greqishte, e cila, në

përgjithësi, u ka rezistuar më shumë ndikimeve të huaja sesa shqipja dhe rumanishtja.

Në këto dy gjuhë kanë hyrë më shumë huazime nga bullgarishtja sesa nga

serbokroatishtja. Për shqipen kjo vërejtje vlen sidomos për dialektin jugor. Kuptohet

vetiu që edhe në greqishte huazimet sllave kanë burim bullgar (a maqedonas).

12. Sllavizmat në këto gjuhë ballkanike kanë depërtuar gjatë periudhash të ndryshme.

Më të vjetra janë ato fjalë të huazuara, që kanë pësuar ndryshime fonetikeTF12FT dhe, në

përgjithësi, kanë një përhapje mbarëgjuhësore. Sipas disa gjuhëtarëve, në shqipe dhe

rumanishte kanë depërtuar huazime sllave edhe para shekullit IX, kur në gjuhët sllave

zuri fill “metateza e likuidave” ose “ligji i hapjes së rrokjeve të mbyllura nëpërmjet

metatezësTF13FT’’. Është fjala prë evolucionin e tipit ar- > ra- dhe al- > la-, si p.sh. Arbënë

> Rabënë etj. Në mbështetje të tezës së tyre për huazime të tilla të vjetra sllave ata

gjuhëtarë përmendin, ndër të tjera, edhe fjalët gardh, baltë, daltë (rum. gard, baltЈ,

daltЈ), të cilat, sipas tyre, e kanë burimin tek disa forma të rindërtuara të bullgarishtes së

vjetër + gardu, balto, + daltoTF14FT. Por ky mendim është kundërshtuar me të drejtë nga disa

gjuhëtarë të tjerëTF15FT , të paktën për gjuhën shqipe. Por, pavarësisht nga burimi jo-sllav i

këtyre fjalëve, nuk përjashtohet mundësia që në shqipe dhe në rumanishte të ketë

huazime sllave më të hershme se fundi i shekullit IX të erës sonëTF16FT.

13. Me gjithë numrin relativisht të madh të huazimeve sllave në shqipe dhe rumanishte

(shih edhe shën. 10,11), fjalët e përbashkëta prej burimi sllav në këto dy gjuhë nuk janë

aq të shumta. Nga huazimet e përbashkëta sllave të këtyre dy gjuhëve po përmendim

këtu:

T9T Nuk

po ndalemi këtu përsëri në çështjen aq të diskutuar mbi vendin ku është formuar rumanishtja

(shih III/16). Sidoqoftë, faktet historike dëshmojnë se rumunët kanë pasur kontakte të gjata jo vetëm

me bullgarët, por edhe me serbët (shih Iv£nescu: 1980,420 v.).

T10T Me gjithë fushatën e nisur qysh nga fundi i shekullit XVIII dhe të zhvilluar sidomos gjatë shekullit

XIX për spastrimin e sllavizmave nga rumanishtja, huazimet sllave në atë gjuhë janë të shumta.

T11T Në gjuhën shqipe huazimet sllave janë më të shumta në të folmet kufitare; por edhe në leksikun e

përgjithshëm të kësaj gjuhe sllavizmat zënë një përqindje të konsiderueshme.

T12T Për huazimet e tilla në shqipe shih Selishçev: 1931,142 v.; dhe për rumanishten shih Iv£nescu; 1980,

269 v. si edhe Suhaçev: 1990/2,164.

T13T Shih për këtë Georgiev: 1964,13 v.

T14T Shih Sandfeld: 1930,82 v. (me literaturë).

T15T Ndër këta mund të përmenden: Jokli: 1935, I, 298 (për emrin gardh), Çabej: 1960,62.

T16T Jokli (: 1935,I,301;II,636 v., 643 v.) pohon se ka edhe raste të tjera huazimesh sllave, që kanë hyrë në

shqipe, para se të zinte fill “metateza e likuidave” në gjuhët sllave. Ai përmend në këtë rast fjalët

kërbë, helm dhe harabel.

170

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!