06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

22. Nga sa u shtjellua në paragrafët e mësipërm, del pak a shumë e qartë se mënjanimi i

paskajores në gjuhët ballkanike mbetet një çështje e hapur. Ka shumë të ngjarë që kjo

dukuri të ketë pasur një burim të përbashkët, por s'është e domosdoshme që ky burim në

të gjitha gjuhët, ku ajo është përhapur, të kërkohet patjetër tek ndikimi i supozuar i

greqishtes apo i shqipes. Për më tepër, edhe po të pranohet pa asnjë rezervë një supozim

i tillë, prapë mbetet për t'u sqaruar arsyeja e shfaqjes së kësaj dukurie në vetë greqishten

apo në vetë shqipen.

Në këto rrethana, është më e arsyeshme të pranohet që këtu kemi të bëjmë, në thelb, me

një nga pasojat më të dukshme të një prirjeje të vjetër të gjuhëve të Ballkanit për një

qartësim sa më të madh të kumtimit gojor, duke shfrytëzuar për këtë qëllim përdorimin

ridondant të mjeteve gjuhësore (shih edhe VIII/35). E përdorimi i formave vetore të

lidhores në vend të formës së pashtjelluar të paskajores do të ketë qenë një nga pasojat e

kësaj prirjeje. Natyrisht, këtu është fjala për faktorin zanafillës, që ka bërë të mundur

lindjen dhe përhapjen e kësaj dukurie në gjuhët e Ballkanit. Por, nga ana tjetër, në disa

raste nuk duhet përjashtuar mundësia e një ndikimi të ndërsjellë apo e ndikimit të kësaj

apo asaj gjuhe në përhapjen e mëtejshme të kësaj dukurie në Ballkanet. Veçse ky

ndikim duhet të jetë përftuar nëpërmjet të folmeve popullore në fqinjësi midis tyre e

sidomos të trevave kufitare, ku njerëzit krahas gjuhës amtare kishin mundësi të mësonin

edhe një gjuhë të dytë gjatë kontakteve me popullsinë alloglote. Në përhapjen e kësaj

dukurie nga një gjuhë në tjetrën një rol të rëndësishëm duhet të kenë luajtur edhe rastet,

kur një popullsi e caktuar, ku mbizotëronin ndërtimet me lidhoren, për një arsye a për

një tjetër, ka braktisur dalëngadalë gjuhën e mëparshme dhe ka nisur të përvetësojë një

gjuhë tjetër, ku mbizotëronin ndërtimet me paskajore. Në raste të tilla, popullsia e

asimiluar zakonisht ruan mjaft nga tipat e ndërtimeve të gjuhës së mëparshme.

Natyrisht, mund të ketë pasur edhe rrugë të tjera për përhapjen e dukurisë në shqyrtim

nga një fazë në një tjetër.

Prandaj në këtë rast del në plan të parë çështja e kronologjisë relative, në vështrimin që

mbetet për të përcaktuar se në cilën a në cilat gjuhë kjo dukuri është shfaqur më herëtTF56FT.

Për rastin në shqyrtim do të ishte më afër mendsh të pranohej që në gjuhët, ku është

shfaqur relativisht më vonë, kjo dukuri vështirë se mund të jetë përftuar pa ndonjë

ndikim të jashtëm. Prandaj, nuk na duket i pambështetur thelbi i mendimit të atyre

gjuhëtarëve, që zëvendësimin e paskajores me ndërtimin e tipit da + kohë e tashme e

mënyrës dëftore në bullgarishte-maqedonishte e kanë shpjeguar si pasojë të ndikimit të

jashtëmTF57FT. Në këtë përfundim arrihet në mënyrë të natyrshme, po të mbahet parasysh

fakti i njohur që në një fazë më të hershme këto gjuhë, ashtu si gjithë gjuhët e tjera

sllave, e kanë pasur shumë të gjallë përdorimin e paskajores dhe vetëm aty nga shekulli

XI duken gjurmët e para të mënjanimit të shkallëshkallshëm të kësaj kategorie foljore

(shih edhe & 7).

Por a mund të thuhet e njëjta gjë edhe për rumanishten, e cila si gjuhë romane e ka pasur

të gjallë përdorimin e paskajores dhe e ruan ende, ndonëse në një masë të kufizuarTF58FT,

T56T Natyrisht, edhe për gjuhën a gjuhët, ku është shfaqur më herët kjo dukuri, mbetet gjithnjë për t'u

sqaruar arsyeja e zhvillimit të vetë prirjes për zëvendësimin e paskajores me lidhoren.

T57T Shih Sandfeld: 1930, 175; Rohlfs: 1958, 733 v. Sipas këtyre, zhdukja e paskajores në gjuhët

ballkanike, përfshirë këtu bullgarishtja dhe maqedonishtja, i detyrohet ndikimit grek. Ndërsa, sipas

Koneskit: 1967/1, 179, ky proces në gjuhët sllave jugore është përftuar nën ndikimin e greqishtes, të

romanishtes e pjesërisht edhe të shqipes.

T58T Shih për këtë Sandfeld: 1930, 173 v.; shih edhe GLR I, 224 v.

145

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!