06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

24. Bullgarishtja në gjendjen e sotme paraqitet si një gjuhë analitike-sintetike. Ajo e ka

humbur prej kohësh sistemin e lakimitTF73FT, por tek emri ka zhvilluar kundërvënien trajtë e

pashquar ~ trajtë e shquar me krijimin e nyjës së prapme shquese. Ajo e ka ruajtur në

përgjithësi sistemin e zgjedhimit foljor të gjuhëve sllaveTF74FT; por gjatë evolucionit të saj

historik në truallin ballkanik ka zhvilluar edhe disa forma foljore analitike, si ato të

kohës së ardhme me foljen ndihmëse “dua” (shih VI/8), si edhe format foljore të së

ashtuquajturës “mënyrë e ritregimit”TF75FT.

Bullgarishtja e sotme karakterizohet nga një sistem prej 28 fonemash, nga të cilat 6 janë

zanore (a,e,i,o,u,ë) dhe 22 janë bashkëtingëlloreTF76FT. Një nga gjashtë zanoret e saj është e

ngjashme me zanoren ë të shqipes dhe rumanishtes (shih IV/13-18). Në bullgarishte,

ashtu si në gjuhët e tjera sllave jugore, pas fundit të shekullit IX të e.r. është vërtetuar

metateza e likuideveTF77FT. Bullgarishtja ka theks të lirë, i cili mund të bjerë mbi çdo rrokje

të fjalës dhe në disa raste mund të lëvizë nga një rrokje në tjetrën edhe gjatë paradigmës

së të njëjtës fjalëTF78FT, ashtu si në gjuhët sllave në përgjithësi me përjashtim të

maqedonishtes (shih për këtë & 27). Ashtu si në gjuhët e tjera sllave në përgjithësi, me

përjashtim të maqedonishtes (shih & 27), në bullgarishte nuk mund të fillojë fjalia me

një fjalë të patheksuarTF79FT.

Fjalori i bullgarishtes përbëhet kryesisht prej fjalësh të burimit sllav, por në të kanë

depërtuar edhe mjaft fjalë nga gjuhë të tjera, si p.sh. nga greqishtja, turqishtja, rusishtja

etj.TF80FT

25. Bullgarishtja ndahet në dy dialekte kryesore: dialekti lindor dhe ai perëndimor.

Ndryshimi kryesor midis tyre qëndron në mënyrën e reflektimit të e-së së shkurtër të

T73T Kjo dukuri duhet të jetë përftuar në periudhën midis shekujve XII-XIV të e.r. (shih Mirçev:

1950,125.)

T74T Mjafton të kihet parasysh se bullgarishtja, ashtu si gjuhët e tjera sllave në përgjithësi, e ruan ende

shprehjen formale të kundërvënies aspekt i pakryer ~ aspekt i kryer. Edhe format analitike të së

kryerës në bullgarishte ndërtohen me anë të foljes ndihmëse "jam". Gjithashtu në bullgarishte, ashtu si

në gjuhët e tjera sllave, me përjashtim të maqedonishtes (shih & 27) nuk mund të fillojë fjalia me një

fjalë të patheksuar.

T75T Është fjala për forma foljore karakteristike të bullgarishtes dhe maqedonishtes. Këto forma analitike

(të invertuara) ngërthejnë, ndër të tjera, edhe ngjyresa kuptimore të “së shkuarës subjektive”, sepse

nëpërmjet tyre folësi paraqit e përshkruan diçka që s'e ka parë vetë me sy, por e ka dëgjuar nga të

tjerët; prandaj nuk mban përgjegjësi për saktësinë dhe ndonjë herë shpreh edhe dyshim e habi: (shih

edhe X/5-9).

T76T Shih Mangold: 1988,102; Stojanov: 1977,45,62.

T77T Është fjala për metatezën e bashkëtingëlloreve lëngëtore apo për “ligjin e hapjes së rrokjeve të

mbyllura nëpërmjet metatezës” së lëngëtoreve, si p.sh. ar - > ra -, al - > la -; khs. Arbënë > Rabënë

(shih edhe shënimin 12), blaten “moçalor' < baltiny. Për këtë dukuri shih Georgiev: 1964,13 v., 98;

shih edhe Mirçev: 1950,116 v.

T78T P.sh. në shumësin e disa emrave, si: íme ~ imenà “emër ~ emra”, vrag ~ vrag¸t ~ vragovè “armik ~

armik-u ~ armiq” etj. Theksi mund të lëvizë edhe tek format e së kryerës së thjeshtë si p.sh. glédam ~

glédah dhe gledàh “shoh ~ pashë, nósja ~ nósih dhe nosìh “mbaj, mbart ~ mbajta, mbarta” etj. Të

kihen parasysh edhe format e shumësit të foljes “jam”: sëm ~ smé, sté “jam ~ jemi, jeni” (shih

Stojanov: 1977,75,364 v., 353).

T79T Shih Stojanov: 1977,78.

T80T Shih Mirçev: 1950,34 v.

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!