06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

shembull: lat. cerrus: bullg. cer, shqip qarr; lat. furca: bullg. furka, shqip furkë; lat.

altare: bullg. oltar, shqip lter (=altar) etj.TF4FT Por nuk mungojnë edhe fjalë prej burimi

latin, që kanë mbetur vetëm në gjuhët sllave, si p.sh. car < lat. Caesar TF5FT.

7. Huazime latine ndeshen edhe në greqishte, megjithëse kjo gjuhë për arsye të nivelit

kulturor të popullit grek, ishte më pak e prirur t'i nënshtrohej një ndikimi të fuqishëm

nga ana e latinishtes. Sidoqoftë, sundimi i gjatë latin në Greqi nuk mund të mos linte

gjurmë në greqishte, ku ndeshen edhe huazime të vjetra latineTF6FT.

Huazime jo të pakta në greqishte kanë depërtuar edhe nga italishtja (më saktë, nga

dialekti venecian) si rrjedhim i kontakteve të grekëve me venecianët, që patën vendosur

kontrollin e tyre mbi shumë ishuj grekë.

8. Huazime më të shumta latine, siз dihet, ka në gjuhën shqipe, e cila këto në pjesën më

të madhe i ka të trashëguara nga “nëna” e saj, ilirishtja, duke qenë se sundimi i

drejtpërdrejtë romak në trevat e banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mori fund aty

nga fundi i shekullit IV të erës sonë, kur këto treva kaluan në varësi të Perandorisë

Lindore (Bizantine) (shih II/27). Huazimet latine të shqipes paraqisin një varg зështjesh,

që kanë tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve. Зështja themelore këtu mbetet ajo e

burimit të këtyre huazimeve e kjo është e lidhur ngushtë me зështjen e vendit, ku kanë

ndodhur kontaktet e stërgjyshërve të shqiptarëve me romakët. Зështja e fundit, nga ana e

saj, nuk mund të sqarohet, pa përcaktuar më parë moshën e huazimeve latine më të

vjetra të shqipes (shih & 9).

Në trajtimin e huazimeve latine të shqipes duhet shqyrtuar edhe pyetja nëse ato ndeshen

apo jo edhe në rumanishte dhe në gjuhët romane perëndimore.

9. Për sa i takon moshës së huazimeve latine të shqipes, në këtë rast ka rëndësi të

argumentohet se qysh kur ato duhet të kenë nisur të depërtojnë në këtë gjuhë. Në

përgjithësi, studiuesit, që janë marrë drejtpërdrejt ose tërthorazi me problemin e

elementit latin të shqipes, kanë vënë në dukje se në këtë element ka një shtresë të vjetër,

që ngjitet deri para erës së re. Këtë gjë e vuri në dukje së pari Kopitari (: 1829, 254),

sipas të cilit “... fjalët latine në shqipe paraqisin ende shqiptimin romak të kohës së

Augustit”TF7FT. Këtë mendim e përforcoi më tej Meyer - Lьbke-ja (: 1914, 32), i cili pohon

se “elementi latin në shqipe paraqit një gjendje gjuhësore më të vjetër se зdonjëra prej

gjuhëve romane”. Ai arriti në këtë përfundim, duke u mbështetur në faktin që në

elementin e vjetër latin të kësaj gjuhe bashkëtingëllorja k-, e ndjekur nga zanorja -e ose

-i, nuk është qiellzorëzuar. Një dukuri të tillë, që e pati vënë re së pari Kopitari (shih

shën. 7) dhe pas tij Meyer-i (: 1888, 805), e kanë vënë në dukje edhe gjuhëtarë të tjerë

T4T Për

T5T Shih

T6T Sipas

T7T “...

më shumë hollësi shih Mih£escu: 1978, 34 v.

Mih£escu: 1978, 35.

Mih£escu (: 1978, 30) - me literaturë), “Numri i elementeve latine të dëshmuara në literaturën

bizantine arrin në afër 3.000 terma, nga të cilët 207 kanë mbijetuar në greqishten moderne.” Ai shton

se më të shumtë janë termat ushtarakë, juridikë, administrativë etj. dhe se depërtimi i elementeve

latine ka vazhduar për afër 1.000 vjet, qysh nga pushtimi i Greqisë, duke arritur kulmin gjatë shekujve

II-IV të erës sonë. Një pjesë e mirë e këtyre elementeve latine kanë depërtuar edhe në shqipe dhe

mbijetojnë edhe në rumanishte, si p.sh. kuventa “kuvend”, kamísi “këmishë”, saita “shëgjetë”,

spatha”, “shpatë”, kavalla “kal”, tufa “tufë” etj. (shih Mih£escu: 1978, 32 v.).

Por që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të vjetër... kjo mund të përforcohet edhe nëpërmjet faktit

që fjalët latine në shqipe paraqisin ende shqiptimin romak të kohës së Augustit”. Dhe këtu ky dijetar

përmend disa emra që në latinishte dalin me c- (=k-) ose g- të ndjekur nga një zanore e përparme, si

qiqer < cicer, qytet < civitas, peshk < piscis, shëngjetë < sagitta etj.

168

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!