06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

e mbështetur duket teza, sipas së cilës kjo kategori foljore është zhvilluar në periudhën

postetnike të gjuhëve i.e., ashtu siç mendonte Brugmann-iTF8FT.

5. Me zgjerimin e shkallëshkallshëm të funksioneve sintaksore të paskajores, në disa

gjuhë i.e. është ndier nevoja që ajo, për një saktësim të mëtejshëm, të shoqërohet me

ndonjë parafjalë, e cila me kalimin e kohës në mjaft raste - ku më shumë e ku më pak -

është bërë pjesë e pandashme e kësaj forme foljore. Sa për shembull mund të përmendet

këtu paskajorja në anglishteTF9FT, në gjuhët romaneTF10FT etj.

Përdorimi i një a më shumë parafjalëve para paskajores nuk duhet marrë si një tregues i

emërzimit të saj. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me parafjalë të çsemantizuara, të

shndërruara -ku më shumë e ku më pak- në pjesëza të pandashme nga paskajorja. E një

dëshmi e qartë për këtë është përdorimi i paskajores me pjesëza të tilla parafjalore edhe

në funksione, që e përjashtojnë përdorimin e parafjalës, si p.sh. në funksion kryefjalor,

kundrinor etj. Por, nga ana tjetër, përdorimi i parafjalëve të tilla para paskajores

dëshmon edhe për pamjaftueshmërinë e kësaj kategorie foljore për t'i shprehur me

saktësi sa më të plotë ngjyrimet e ndryshme funksionale, me të cilat ajo ka ardhur duke

u përdorur gjatë evolucionit historik të gjuhëve të ndryshme i.e. E një gjë e tillë, siç do

të shtjellohet në & 22, duhet të ketë qenë edhe faktori kryesor për mënjanimin e plotë a

të pjesshëm të ndërtimeve me paskajore nëpërmjet ndërtimesh gramatikore më

shprehëse në gjuhët e Ballkanit: në greqishte, bullgarishte-maqedonishte e pjesërisht

edhe në rumanishte, në shqipe e në serbishte.

6. Mënjanimi i paskajores në greqishte është një dukuri e papritur, po të kemi parasysh

se ajo ishte bërë prej kohësh të hershme një gjuhë kulture dhe si e tillë duhej të kishte

zhvilluar prirjen për përdorimin gjithnjë e më të dendur të një kategorie foljore aq

abstrakte si paskajorja (shih & 4). Për më tepër, në greqishte ishte përftuar edhe një

sistem i zhvilluar kundërvëniesh, që bënte të mundur përdorimin e kësaj kategorie

foljore me ngjyrime të ndryshme të karakterit gramatikor. (shih shënimin 2).

Mirëpo në greqishte, ndryshe nga ç'ka ndodhur në gjuhët romane perëndimore (shih &

8), paskajorja ka ardhur duke u mënjanuar gjithnjë e më shumë nga përdorimi dhe duke

u zëvendësuar kryesisht nëpërmjet ndërtimesh me format vetore të mënyrës lidhore, të

prira nga lidhëza nënrenditëse ina, naTF11FT. Një dukuri e tillë sintaksore në greqishte ka

T8T Sipas

T9T Është

është kapërcyer qysh shumë kohë përpara mbarimit të periudhës indogjermane. Por përdorimi i

paskajores si formë foljore është futur në mënyra të ndryshme si një mbeturinë në kohët historike”.

këtij gjuhëtari (; 1913,890 v.), fillimi i procesit të krijimit të paskajores nga rasat e zhdrejta të

emrave të veprimit duhet kërkuar “qysh në kohën e bashkësisë së hershme indogjermane. Por është e

pamundur të përcaktohet më me saktësi se sa larg kishte shkuar atëherë procesi i shkëputjes nga

kategoritë emërore dhe i integrimit në kategorinë foljore. Dhe me të vërtetë kjo është e pamundur,

sepse në raste të ndryshme verbalizimi të plotë të emrave të veprimit, ku degë të ndryshme gjuhësore

bashkëpërkojnë mjaft, këto grupe gjuhësore pa asnjë dyshim kanë përshkuar të njëjtën rrugë zhvillimi

në mënyrë të pavarur dhe prandaj ka të ngjarë që edhe në raste të tjera bashkëpërkimi më të ngushtë,

ku një përcaktim kronologjik nuk është i mundshëm, barazia nuk është përftuar në një lidhje historike

të pandërmjetshme”.Për sqarime të mëtejshme shih Demiraj:1986,1008 v.

fjala për paskajoren e tipit to do, e cila përdoret pa pjesëzën to vetëm pas foljeve modale (p.sh. I

must go etj.) dhe në ndërtime të tipit I saw him go “E pashë duke shkuar”; I heard him sing “E

dëgjova duke kënduar” etj.

T10T Edhe në gjuhët romane, ku më shumë e ku më pak, paskajorja përdoret e paraprirë nga ndonjë

parafjalë.

T11T Kjo lidhëz qëllimore në greqishten e vjetër përdorej kryesisht me foljen në mënyrën lidhore ose

dëshirore.

137

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!