06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

ballkanike (përfshirë edhe shqipja) HavranekuTF12FT mendon se ato janë përftuar nën

ndikimin e gjuhës romane ballkanike. Ai sheh në gjendjen gjuhësore të greqishtes fazën

më të vjetër dhe në atë të shqipes e të rumanishtes stadin e fundit të këtij procesi. Kurse

M. MaleckiTF13FT mendon se këtu kemi të bëjmë me një dukuri ballkanike të përftuar nën

ndikimin e substratit.

Në të mirë të mendimit të Havranekut dhe kundër atij të Maleckit është shprehur edhe

Çabej (: 1974,41 v.). Ky shton se në formimin “e kësaj trajte kohore latinishtja u bë

model jo vetëm për gjuhët e një treve, siç është Gadishulli Ballkanik, që aq gjatë dhe aq

intensivisht iu shtrua ndikimit romak, por edhe sikundër ka treguar Antoine Meillet,

Linguistique historique et linguistique générale. 142, për gjuhët gjermanike, të cilat

gjenden aq larg. Për shqipen kjo ndikesë duhet të pranohet së paku për perfektin e

foljeve transitive e pastaj edhe të foljeve intransitive...”

Lidhur me mendimin e Meillet-së do pasur parasysh se ai nuk ka pasur jehonë ndër

studiuesit dhe nuk duket i mbështetur. Formimi i së kryerës analitike në gjuhët

gjermanike duhet pranuar si një zhvillim i brendshëm i atyre gjuhëveTF14FT. Edhe për tipin e

së kryerës në shqyrtim në gjuhën greke vetë Meillet-ja në veprën e tij Aperçu d'une

histoire de la langue grecque (1931) nuk është shprehur gjëkundi për një ndikim të

mundshëm romakTF15FT. Prandaj në këtë rast nga gjuhët ballkanike vijnë në vështrim vetëm

rumanishtja dhe shqipja si edhe maqedonishtja perëndimore.

Në maqedonishten perëndimore e kryera analitike me foljen ndihmëse “kam” është

relativisht shumë e re, prandaj këtu as që mund të bëhet fjalë për një ndikim romak. Ajo

është përftuar me siguri nën ndikimin e gjuhëve ballkanike fqinjeTF16FT. Kurse rumanishtja

në këtë rast, me sa duket, ka ndjekur rrugën e evolucionit të gjuhëve romane në

përgjithësi.

Për sa i takon gjuhës shqipe, mund të anohet më fort nga mendimi se në këtë rast kemi

të bëjmë me një zhvillim të brendshëm të kësaj gjuhe, të përftuar në një kohë, kur nuk

mund të bëhet fjalë për një ndikim të fuqishëm latin mbi këtë gjuhëTF17FT.

5. Në këtë vepër sintetizuese për gjuhët ballkanike nuk do të ishte pa interes t'i

kushtohej pak vend edhe një pike takimi, që është përftuar midis shqipes, nga njëra anë,

dhe bullgarishtes e maqedonishtes, nga ana tjetër, në sistemin foljor gjatë evolucionit të

tyre historik. Është fjala për format e mënyrës habitore në gjuhën shqipe dhe për ato të

mënyrës së ritregimit në gjuhët sllave të sapopërmendura. Pavarësisht nga burimi dhe

T12T Është fjala për studimin Romansky typ perfekta + factum habeo, + casus sum, + casum habeo v

makedonských dialektech, botuar në Mélanges Haškovec, 147-154. Këtë studim e njohim nëpërmjet

përmbledhjes së bërë nga Jokli në IJ XXV. f. 193. Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986,798, sh.

4.

T13T Në studimin Cechi balkanskie ve jazykach Macedonji, botuar në “Sprawozdanie Polsk. Ak.

Umiejeten” 40 (1935), 25-27. Edhe këtë ne e njohim vetëm nëpërmjet përmbledhjes së bërë nga Jokli

në IJ XXI, f. 224. Malecki mendon se “bullgarishtja” (këtu = maqedonishtja perëndimore) imam

zagubeno nuk është një kalk sipas greqishtes ékho chaméno, sepse në “bullgarishte” ndryshe nga

greqishtja e re, pjesorja eptohet dhe ndërtohet nga foljet kalimtare dhe jo-kalimtare. Pranimi i një

ndikimi nga shqipja, sipas tij, është i mundshëm.

T14T Mendimin e Meillet-së e ka kundërshtuar, ndër të tjerë, edhe Benveniste-i: 1966,187-207.

T15T Schwyzer-i: 1959 (II), 812, gjithashtu nuk bën fjalë për ndonjë ndikim romak, por e paraqit të kryerën

analitike të tipit në shqyrtim si një zhvillim të brendshëm të greqishtes.

T16T Shih Sandfeld: 1930, 185; Koneski: 1967/1, 169, 1967/2, 503.

T17T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 804 v.

151

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!