06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së grekëve të lashtë ishte Lufta e Trojës,

që u këndua aq bukur në epopetë madhështore Iliada dhe Odisea të Homerit. Ngjarjet e

kënduara në këto dy epope i takojnë shekullit XII para erës së re dhe, me sa duket,

duhen lidhur me përpjekjet e para të grekëve për kolonizimin e bregdetit të Azisë së

Vogël. Homeri grekët e grupuar në luftën kundër Trojës i quan Akenj (Akhaios), që në të

vërtetë është emri i njërit prej fiseve greke. Por qysh nga shekulli VII para erës së re ata

filluan ta quanin veten Helenë (sot Elinë). Kjo fjalë lidhet me emrin e fisit të helenëve,

që banonin në Thesalinë jugoreTF14FT. Arsyet e përgjithësimit të një emri të tillë për të gjithë

ata që flisnin një gjuhë të njëjtë me atë të këtij fisi, mbeten të pasqaruara. Nga ana tjetër,

emri grek, me të cilin të huajt i kanë quajtur helenët qysh nga kohët romake, lidhet me

emrin e fisit Graecus, që në kohë të lashta banonte në Italinë e Jugut, d.m.th. në Magna

Graecia. Me fjalë të tjera, emri grek është përhapur nëpërmjet romakëve, të cilët quajtën

kështu të gjithë ata që flisnin të njëjtën gjuhë me atë të fisit Graecus.

7. Greqishtja e vjetër, ashtu si зdo gjuhë tjetër, ishte e ndarë në dialekte. Dialekti i

dokumentuar më herët është ai që njihet zakonisht me emrin mikenishte, nga emri i

qytetit Mikena në Peloponez, ku janë ruajtur mbishkrime të vjetra të shekujve XIV-XIII

para e.r. Nga këto mbishkrime të vjetra, që janë ruajtur edhe në ishullin e Kretës, në

vitin 1953 u deshifruan ato që njihen me emrin Lineari B, kurse Lineari A nuk është

deshifruar endeTF15FT.

Një tjetër dialekt i dokumentuar herët është ai i grupit jonik-atik, që është quajtur kështu

nga emri i fisit të jonasveTF16FT, të cilët banonin në Atikë, në kolonitë jonase të Azisë së

Vogël etj. Në këtë dialekt janë hartuar epopetë e Homerit. Dialektet e tjera të

dokumentuara të greqishtes së vjetër ishin: dorishtja, që flitej kryesisht në viset

veriperëndimore të Greqisë, në Korinth dhe në disa ishujTF17FT; eolishtja, që flitej në Eoli

(Azi e vogël), në Thesali, Beoti dhe në disa ishujTF18FT; grupi arkadik-qipriot, që flitej në

Arkadi (Peloponez) dhe në ishullin e QiprosTF19FT.

Aty nga shekujt V-VI para e.r. dialekti atik, i përpunuarTF20FT, fillon e i kapërcen kufijtë e

zonës së tij dialektore dhe bëhet dalëngadalë si gjuhë e përbashkët (koinй) për të gjithë

grekët. Pas luftërave të Aleksandrit të Maqedonisë në lindje kjo koinй merr një të

përhapur edhe më të madh. Me kalimin e kohës ndryshimet dialektore të greqishtes

mënjanohen nën shtysën e koinesëTF21FT. Pra, gjendja e sotme dialektore e greqishtes (shih

T13T Mjafton të përmendet këtu Konstanca (Tomis-i antik), themeluar nga kolonë grekë në shekullin VI

para e.r. (shih edhe shën. 87).

T14T Sipas traditës, stërgjyshi i këtij fisi kishte qenë Heleni, i biri i Deukalionit dhe i nipi i Prometeut. Por,

sipas Kati»iº-it: 1976,20 (shën. 15), emri Hel§nes “ndofta është për t'u lidhur me emrin e priftërinjve

të tempullit të Dodonës, që Homeri në Iliada 16.234 e shqipton Helloí ose Selloí...”.

T15T Me sa duket, mbishkrimet e Linearit A të Kretës, të shkruara gjithashtu in continuo, përfaqësojnë një

gjuhë jo-greke; shih Kati»iº: 1976,95 (me literaturë); për më shumë hollësi shih Rix: 1976,5 v., 27.

T16T Jonasit ishin ndër fiset e para greke që shtegtuan në jug të Ballkanit në fillim të mijëvjeçarit të dytë

para e.r.

T17T Dorisht shkruheshin pjesët e korit nëpër tragjeditë greke.

T18T Në dialektin eolik kanë shkruar Alkeu dhe Safoja.

T19T Për hollësira më të plota për dialektet e greqishtes së vjetër shih Rix: 1976, 3 v.

T20T Shih Rix: 1976,6.

T21T Nga dialektet e dikurshme të greqishtes së vjetër është ruajtur ai i cakonishtes në Peloponez (shih Rix:

1976,6).

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!