06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Gjuha shqipe ka ruajtur një fond relativisht të pasur fjalësh të trashëguara nga “nëna” e

saj, por në fjalorin e saj kanë depërtuar edhe një numër i madh fjalësh të huazuara nga

gjuhë të tjera, sidomos nga latinishja e greqishtja, (e vjetër dhe e re), nga gjuhët sllave të

Ballkanit, nga turqishtjaTF37FT etj. Në fondin e saj të trashëguar ka edhe një numër të

konsiderueshëm fjalësh të përbashkëta me rumanishten (shih X/3-10).

9. Dy dialektet kryesore të shqipes, gegërishtja në veri të Shkumbinit dhe toskërishtja në

jug të atij lumiTF38FT, dallohen midis tyre kryesisht në rrafshin fonetik. Ndër dallimet e tyre

kryesore duhen përmendur rotacizimi i -n-së ndërzanore në -r- dhe ndërrimi i a-së dhe i

e-së së theksuar në ë para bashkëtingëlloreve hundore në dialektin jugor dhe mungesa e

këtyre dy dukurive në dialektin verior, ku në përgjithësi është ruajtur edhe shqiptimi

hundor i zanoreve para bashkëtingëlloreve hundoreTF39FT. Natyrisht, ka edhe dallime të tjera

midis këtyre dy dialekteve të shqipes, si p.sh. prania e paskajores së tipit me ba në

gegërishte dhe mungesa e saj në toskërishte (shih IX/12).

10. Dukuritë ballkanike kryesore të gjuhës shqipe janë: 1) Prania e zanores ë (shih

IV/13-18); 2) prapavendosja e nyjës shquese (shih VI/8); 3) formimi i kohës së ardhme

me anë të foljes ndihmëse dua në trajtë të ngurosur (shih VIII/13-14); 4) rimarrja e

kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të përemrave vetorë (shih VIII/2-5); 5)

mënjanimi i pjesshëm i paskajores (shih IX/10-13) etj.

Shqipja karakterizohet edhe nga disa bashkëpërkime me rumanishten në fushën e

gramatikës, si p.sh. prapavendosja e përcaktorëve të pavetëmjaftueshëm (shih VI/14,16)

dhe në fjalor (shih X/3-10).

11. Greqishtja e re

Greqishtja e re flitet në viset e Republikës së Greqisë, përfshirë ishujt e shumtë

(9.400.000 banorë), dhe në ishullin e Qipros (500.000 banorë). Ajo flitet gjithashtu nga

minoritete greke në Shqipëri (58.758 vetë), Turqi (100.000 vetë), Itali (30.000 vetë),

etj., si edhe nga emigrantë të shumtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (380.000

vetë), Kanada (40.000 vetë)., Australi (80.000 vetë) etj.TF40FT

Grekët e quajnë veten elinë TF41FT dhe gjuhën e tyre elinikà. Emri grek, me të cilin i quajnë

të huajt ata, e ka burimin tek emri i fisit të vjetër graecus, që banonte në kohë të lashta

në Italinë e jugutTF42FT.

12. Greqishtja e re është përftuar nëpërmjet evolucionit të greqishtes së mesme (shih

edhe II/7) qysh nga shekulli XV i e.r. Edhe ajo, ashtu si greqishtja e vjetër dhe e

mesmja, ka një dokumentin shkrimor mjaft të pasur. Për shkrimin e saj është ruajtur

alfabeti i vjetër grek, i cili në themel është mbështetur në alfabetin e vjetër të fenikasve,

të plotësuar edhe me shkronja të posaçme për zanoret.

T37T Të kihet parasysh se nëpërmjet turqishtes kanë hyrë në gjuhën shqipe edhe fjalë prej burimi arab,

persian etj.

T38T Këtu është fjala për një ndarje në vija të përgjithshme, sepse në ndonjë rast tiparet e një dialekti

shtrihen aty-këtu edhe në anën tjetër të Shkumbinit.

T39T Shih më hollësisht për këto Gjinari: 1989;121 v. 187 v., 218 v.

T40T Të dhënat e mësipërme janë nxjerrë nga Lopashov: 1990, 10. Shifra për minoritetin grek në Shqipëri

është marrë nga Vjetari 1990,35.

T41T Shih për këtë më hollësisht II/6.

T42T Shih për këtë më hollësisht II/6.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!