06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

rumanishte është rezultat i një procesi bukur të gjatë të shndërrimit të shkallëshkallshëm

të dëftorëve anaforikë përkatës të prapavendosur, atëherë është më e arsyeshme të

pranohet që shfaqja e nyjës së prapme në këto dy gjuhë është rezultat i një zhvillimi

paralel, që e ka burimin tek një prirje mjaft e vjetër e këtyre dy gjuhëve për

prapavendosjen e përcaktorëve të pavetëmjaftueshëm (shih & 16).

Prandaj, të paktën, për shqipen dhe rumanishten krijimi i nyjës shquese të

prapavendosur duhet vështruar si një zhvillim i brendshëm i secilës prej tyre, i përftuar

në pajtim të plotë me rregullsitë e prapavendosjes së përcaktorëve të pavetëmjaftueshëm

në to. Po të mbajmë parasysh edhe kohën relativisht të hershme të shfaqjes së nyjave

shquese në këto dy gjuhë, atëherë mund të mendohet se në prapavendosjen e këtyre

nyjave në këtë rast do të ketë luajtur një farë roli edhe rregullsia e dikurshme e gjuhëve

i.e. për të mos e filluar frazën me një fjalë të patheksuar (shih & 10).

15. Vetë procesi i krijimit të nyjave shquese në këto dy gjuhë duhet vështruar në lidhje

të ngushtë me një prirje relativisht të vjetër të vërtetuar në një varg gjuhësh i.e. për të

krijuar tek emrat format përkatëse për të shprehur kuptimin e shquarsisë në kundërvënie

me atë të pashquarsisë. Mjafton të kujtojmë këtu krijimin e një kundërvënieje të tillë në

greqishte të vjetër (shih II/10) si edhe në gjuhët romane perëndimore (sh. shën. 17), në

armenishte etj. Madje, një kundërvënie e tillë është përftuar edhe në gjuhë jo-i.e., si

p.sh. në gjuhët semite etj.TF18FT

16. Por ajo që i dallon këto dy gjuhë nga shumica e gjuhëve i.e. të pajisura me nyja

shquese, është prapavendosja e këtij mjeti gramatikor të shquarsisë. Siç u vu në dukje në

& 14, një dukuri e tillë duhet vështruar në lidhje të ngushtë me prirjen e vjetër të këtyre

dy gjuhëve ballkanike për të prapavendosur përcaktorët e pavetëmjaftueshëm të emrit,

d.m.th. ata përcaktorë, që përdoren zakonisht pranë emrit dhe si rrjedhim pa emrin

mund të përdoren vetëm në funksion kallëzuesor. Është fjala për klasa të tilla si

mbiemrat, rreshtorët, përemrat (më saktë, mbiemrat) pronorë, rasa gjinore e emrit apo e

përemraveTF19FT.

Në këtë grup përcaktorësh bënin pjesë edhe dëftorët anaforikë, prej të cilëve janë

përftuar nyjat shquese. Ata, ashtu si përcaktorët e tjerë të pavetëmjaftueshëm, në një

fazë më të hershme të gjuhëve në shqyrtim duhet të jenë përdorur kryesisht pas emrave,

që përcaktonin. E kështu mund të shpjegohet më natyrshëm prapavendosja e nyjës

shquese në këto dy gjuhë të vjetra të Ballkanit (shih edhe XI/19).

T18T Shih Tagliavini: 1924,515-522.

T19T Përemri i pacaktuar çdo, i cili në shqipen e sotme përdoret detyrimisht para një emri, dikur (si p.sh. tek

Buzuku) përdorej, edhe si fjalë më vete.

105

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!