06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

raste të tilla duhet mbajtur parasysh edhe kronologjia e fakteve. 5) Përdorimi i më

shumë se një foljeje për ndërtimin e kohës së ardhme në një gjuhë nuk është një dukuri

e panjohur as jashtë Ballkanit, si p.sh. në anglishte (shih edhe & 5).

20. Në bazë të konsideratave të përgjithshme të mësipërme mund të nxirren këto

përfundime, të paktën, për gjuhën shqipe: 1) Përftimi i të dy tipave të kohës së ardhme

qysh në periudhën parashkrimore të shqipes është një dëshmi e padyshimtë e moshës së

tyre relativisht të madhe në të dy dialektet e kësaj gjuhe, ku duket qartë se të dy tipat në

shqyrtim janë zhvilluar në krye të herës nëpërmjet gramatikalizmit të dy togfjalëshave të

ndryshëm, për të shprehur njëri të ardhmen e dëshirueshmërisë (tipi do të punoj) dhe

tjetri atë të domosdoshmërisë (kam me punue, kam të punoj). Por më vonë ngjyrimet e

tyre modale kanë ardhur duke u mënjanuar (shih & 16). 2) Prania relativisht e hershme e

së ardhmes së tipit do të punoj në dialektin verior (shih & 14) është gjithashtu një

dëshmi e qartë kundër mendimit të Sandfeldit që ky tip i së ardhmes atje ka ardhur nga

Shqipëria e Jugut, ku, sipas tij, ai është përftuar nën ndikimin e greqishtes. 3) Edhe

mendimi tjetër i Sandfeldit që e ardhmja e tipit (kam me punue) në gjuhën shqipe është

përftuar nën ndikimin latin (shih & 18), nuk është më pak i kritikueshëm. Ky tip i së

ardhmes është relativisht i vjetër në shqipe, por jo aq i hershëm, sa të na bëjë të ngjitemi

deri në kohën e ndikimit të fuqishëm të latinishtes mbi këtë gjuhë. Për këtë dëshmon

edhe mungesa e reduktimeve fonetike në këtë tip të së ardhmes. Veç kësaj, të kihet

parasysh se, ndërsa në gjuhët romane perëndimore në këtë tip të së ardhmes folja

ndihmëse “kam” ka qenë e prapavendosur, në shqipe (dhe në gjuhët e tjera ballkanike)

ajo është e paravendosur.

Në këto rrethana, duhet pranuar që të dy tipat e së ardhmes në shqyrtim kanë qenë një

zhvillim i brendshëm i gjuhës shqipe. Por pas mënjanimit të shkallëshkallshëm të

ngjyrimeve modale të tyre (shih & 16) ishte plotësisht e mundshme që njëri tip të

mbizotëronte në njërin dialekt dhe tjetri tip në dialektin tjetër. Siç u vu në dukje edhe në

& 16, arsyet, që i kanë dhënë shkas një shpërndarjeje të tillë dialektore, mbeten për t'u

hulumtuar. Sidoqoftë, në këtë rast nuk duhet përjashtuar mundësia e një ndikimi grek në

mbizotërimin e tipit të së ardhmes me “do” në dialektin jugor, por natyrisht ky do të

ketë qenë një faktor dytësor.

21. Vërejtjet e mësipërme (& 20) vlejnë edhe më shumë për rumanishten, e cila për vetë

pozicionin gjeografik vështirë se mund të pësonte një ndikim grek, qoftë edhe të

tërthortë. Pra, edhe në atë gjuhë duhet të kenë ekzistuar dikur tofjalësha të lirë, ku folja

“dua”, përkatësisht “kam”, ndiqej nga një folje tjetër, më parë në paskajore e më pas në

lidhore.

Për të njëjtat arsye për rumanishten përjashtohet edhe ndonjë ndikim nga ana e

bullgarishtes ose e shqipes.

22. Edhe për gjuhët sllave të Ballkanit, në thelb, duhet pranuar që në truallin ballkanik,

ku erdhën e u zhvilluan, ato kanë gjallëruar më tej togfjalëshin e formuar nga folja

“dua” dhe një folje tjetër (në fillim në formën e paskajores edhe më pas të lidhores).

Natyrisht, në gjallërimin e mëtejshëm të këtij togfjalëshi nuk përjashtohet mundësia e

ndikimit nga ana e gjuhëve fqinje rreth e rrotull, në radhë të parë nga ana e greqishtes.

Por në këtë rast nuk duhet përjashtuar edhe një mundësi tjetër. Në gjallërimin e

mëtejshëm të togfjalëshit të përbërë nga folja “dua” dhe një folje tjetër në gjuhët sllave

të Ballkanit mund të ketë ndikuar mjaft edhe ajo popullsi anase, që pas dyndjes së

sllavëve në Gadishullin Ballkanik dhe pas shtrirjes së sundimit të tyre shtetëror (shih

III/45) erdh e u sllavizua gjuhësisht. Dhe ishte e natyrshme që ajo popullsi e sllavizuar

117

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!