06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

24. Një shpjegim të ngjashëm për ndërtimet e këtij tipi në rumanishte ka dhënë, ndër të

tjerë, Budagovi (: 1968,64-96). Sipas këtij gjuhëtari, përsëritja e kundrinës në

rumanishte ka lindur nga nevoja për të rishprehur “me mjete të tjera sintaksore”

“dëftuesinë” e një emri të shquar në funksion kundrinor, duke qenë se, sipas tij, nyjës së

prapangjitur në atë gjuhë i është dobësuar shumë aftësia “dëftuese” në krahasim me

nyjën e paravendosur të gjuhëve romane perëndimore. Këtë “rimarrje përemërore” ai (f.

83) e quan “nyjë sui generis të shkallës së dytë', që, ndryshe nga nyja e mirëfilltë,

përdoret vetëm në ndërtime të caktuara me emra në funksion kundrinor, të cilët shprehin

idenë “e sasisë së caktuar”. Autori (f. 91 v.) e lidh këtë dukuri sintaksore të rumanishtes

me një prirje relativisht të përhapur të asaj gjuhe për ta përcaktuar emrin dyfish në

rrethana të caktuara sintaksoreTF44FT.

Lidhur me këtë shpjegim të Budagovit mund të bëhen këto vërejtje të përgjithshme: 1)

Rimarrja e kundrinave është përftuar edhe në gjuhë të pajisura me nyja të

paravendosura, si gjuhët romane perëndimore dhe greqishtja e re (shih && 21,16). 2)

Në rumanishte jo çdo emër i shquar në funksion kundrinor rimerret nëpërmjet formave

të patheksuara përemërore; për më tepër në atë gjuhë në disa raste rimerret edhe një

emër i pashquar gjithnjë në funksion kundrinor (shih edhe shënim. 15.). 3) Edhe

shpjegimi i këtij gjuhëtari që “rimarrja përemërore” në rumanishte do lidhur me nevojën

për ta dalluar rasën e kundrinës (kallëzoren) nga rasa e kryefjalës (emërorja), nuk gjen

mbështetje në vetë faktet gjuhësore të asaj gjuhe. Një dallim i tillë ishte edhe më i

nevojshëm tek emrat e sendeve sesa tek emrat e frymorëve, të cilët në rasën kallëzore

marrin pjesëzën pe. Por tek këta të fundit rimarrja e kundrinës së drejtë ndeshet më

shumë. Veç kësaj, shpjegimi i Budagovit nuk merr parasysh edhe rimarrjen e kundrinës

së zhdrejtë, ku nuk kishte nevojë për një dallim të tillë rasor (shih edhe && 11-12) 4).

Shpjegimi i Budagovit lë jashtë vështrimit rastet e rimarrjes së kundrinave të shprehura

nëpërmjet përemrave vetorë (shih për këtë & 12).

25. Siç u vu në dukje në & 22, është shprehur edhe mendimi që rimarrja e kundrinave

në gjuhët ballkanike në përgjithësi apo në disa prej tyre në veçanti është shkaktuar nga

nevoja për të mënjanuar homoniminë midis formave të kundrinave dhe atyre të disa

gjymtyrëve të tjera të fjalisë. Këtë mendim, që në një formë a në një tjetër e gjejmë tek

gjuhëtarë të ndryshëmTF45FT, e ka rimarrë dhe përgjithësuar kohët e fundit Lopashovi

(:1978). Sipas këtij gjuhëtari (f. 81 etj.), në këtë dukuri “një rol themelor ka luajtur

homonimia e kundrinës së drejtë me kryefjalën dhe homonimia e kundrinës së zhdrejtë

me përcaktorin pronësor”. Autori përpiqet ta argumentojë mendimin e tij me një varg

shembujsh nga gjuha shqipe, maqedonishtja, bullgarishtja, greqishtja e re dhe

rumanishtja (shih vep. cit. 81-182).

Edhe kundër këtij shpjegimi mund të parashtrohen një varg vërejtjesh kritike, nga të

cilat po përmendim:

1) Shpjegimi në shqyrtim niset nga parakushti historikisht i paargumentuar që rimarrja e

kundrinave në të gjitha gjuhët ballkanike është shkaktuar nga nevoja për të mënjanuar

homoniminë midis rasave kallëzore dhe emërore si edhe midis rasave dhanore dhe

gjinore. Por në këtë rast nuk është pasur parasysh fakti se kemi të bëjmë, nga njëra anë,

me gjuhë që e kanë humbur relativisht herët lakimin emëror, siç janë bullgarishtja dhe

maqedonishtja, dhe, nga ana tjetër, me gjuhë që në përgjithësi e kanë ruajtur atë,

T44T Në mbështetje të mendimit të tij Budagovi përmend paranyjëzimin e gjinores dhe të mbiemrave në

kushte të caktuara sintaksore, dhe të rreshtorëve.

T45T Shih p.sh. tek Ilievski: 1962-63, 80.

129

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!