06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

joveproreTF2FT, në latinishte foljet kalimtare kishin zhvilluar deri në 6 forma paskajoresh me

kundërvëniet përkatëse veprore ~ joveproreTF3FT.

3. Megjithatë, paskajorja në gjuhët i.e. ka zhvilluar disa tipare qenësore, që e dallojnë

atë nga format e tjera foljore, të shtjelluara e të pashtjelluara. Ajo emërton një veprim si

proces, ka kategoritë gramatikore të foljes përkatëse dhe përdoret në një varg

funksionesh sintaksore, ndër të cilat përfshihen patjetër edhe funksionet kryefjalor,

kallëzuesor dhe kundrinor. Paskajorja, pavarësisht nga zanafilla e saj emërore (shih

shënimin 8), si formë përfaqësuese e foljes nuk ka kategori gramatikore dhe lidhje

sintaksore karakteristike për emrinTF4FT. Kategoritë e saj gramatikore janë të kushtëzuara

nga ato të foljes përkatëseTF5FT.

Për sa u takon lidhjeve sintaksore, paskajorja, si formë përfaqësuese e foljes, mund të

marrë të gjitha gjymtyrët plotësuese karakteristike për format e shtjelluara foljore;

madje, ajo mund të marrë edhe një kryefjalë të ndryshme nga ajo e foljes drejtueseTF6FT. Në

gjuhët, që kanë zhvilluar kundërvënien forma të theksuara ~ forma të patheksuara të

përemrave vetorë (shih kreun VIII), rimarrja e kundrinave nëpërmjet formave të

patheksuara të përemrave vetorë vërtetohet edhe me paskajoren.

4. Paskajorja si kategori foljore përfaqëson kulmin e abstraksionit gramatikor në

sistemin foljor të një gjuhe. Prirja për krijimin e paskajores duhet të ketë një zanafillë të

hershme në gjuhët i.e. Për këtë dëshmon, ndër të tjera, prania në një fazë të zhvilluar e

kësaj kategorie foljore në gjuhët me dokumentim të hershëm, siç janë greqishtja e

vjetër, latinishtja etj. Por fakti që formantet e paskajores, ndryshe nga ato të pjesores,

ndryshojnë shumë nga një gjuhë në tjetrën, e mbulon me një hije dyshimi hipotezën që

ajo të jetë zhvilluar qysh në një periudhë të hershme i.e., ashtu siç mendonte HirtiTF7FT. Më

T2T Format

T3T P.sh.:

T4T Por,

T5T Kështu,

T6T Natyrisht,

T7T Ky

veprore: 1) Paskajorja e së tashmes: lýein; 2) e së ardhmes: lýsein; 3) e aoristit: l°sai; 4) e

perfektit: lelykénai. Format mesore-pësore: 1) Paskajorja e së tashmes: lýesthai: 2) e së ardhmes:

lýsesthai; 3) e aoristit: lýsasthai: 4) e perfektit: lelýsthai. Format pësore: 1) Paskajorja e aoristit:

lyth¨nai: 2) e së ardhmes: lyth¨sesthai; 3) e së ardhmes së përparme: lelýsesthai.

1) Paskajorja e së tashmes; ornare ~ ornari; 2) paskajorja e së kryerës: ornavisse ~ ornatus (-a,um)

esse; 3) paskajorja e së ardhmes: ornaturus (-a,-um) esse ~ ornatum iri. Të krahasohen me

italishten: 1) Paskajore e së tashmes: ornare ~ ornarsi ~ essere ornato; 2) paskajore e së shkuarës:

avere ornato ~ essersi ornato ~ essere stato ornato.

kur emërzohet, ajo natyrisht merr kategoritë gramatikore dhe lidhjet sintaksore të emrit.

p.sh. në gjuhët, që kanë zhvilluar kundërvënien diatezore (dypalëshe ose tripalëshe), një

kundërvënie e tillë shfaqet në përgjithësi edhe tek paskajorja. Kjo vërejtje vlen edhe për kategorinë e

aspektit në gjuhët që kanë zhvilluar kundërvënie me karakter aspektor. P.sh. të krahasohen në rusishte:

dat b ~ davat b “jap”, reshit b ~ reshat b “vendos” etj. Në disa gjuhë është zhvilluar tek paskajorja edhe

njëfarë kundërvënieje me karakter kohor. Në këtë rast kemi të bëjmë me një shtrirje analogjike të

kundërvënies kohore nga format e shtjelluara të foljes. Veç kësaj, do pasur parasysh se kategoria

gramatikore e kohës tek paskajorja, ashtu si tek format e pashtjelluara foljore në përgjithësi, nuk ka po

atë gjallëri përdorimi si tek format e shtjelluara foljore dhe është e kushtëzuar nga koha e foljes

drejtuese.

kjo e fundit ndeshet më rrallë, sepse paskajorja në shumicën e rasteve përdoret për të

emërtuar një veprim, të cilin e kryen po ai që kryen edhe veprimin e shprehur nga folja drejtuese.

Rastet e përkundërta janë më të kufizuara. P.sh. në të folmet veriore të shqipes: Me ardhë ti, vij edhe

unë. Të krahasohen edhe ndërtimet latine të tipit Scio puerum librum legere. “unë e di që fëmija lexon

librin”.

gjuhëtar (: 1934,186) pohon se paskajoret kanë qenë format foljore më të vjetra, “d.m.th. atje ku ne

përdorim forma foljore, në indogjermanishten më të lashtë përdoreshin abstraktë foljorë. Kjo gjendje

136

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!