06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

dokumentim shkrimor të hershëm dhe pothuaj të pandërprerë. Siç dihet, në këtë gjuhë

në kohë të lashta ishin në përdorim forma sintetike të së ardhmesTF10FT. Por qysh nga

shekujt e parë të e.r., për të shënjuar të ardhmen, është përdorur edhe togfjalëshi i tipit

thél- “dua” dhe paskajorja e foljes themeloreTF11FT. Ky togfjalësh, i cili me kohë është

gramatikalizuar, i është nënshtruar një evolucioni të dyanshëm. Nga njëra anë,

paskajorja si rrjedhim i prirjes së hershme për mënjanimin e saj (shih IX/6) erdh e u

zëvendësua nga format vetore të lidhores të prira nga pjesëza na, dhe, nga ana tjetër,

folja “dua” me kalimin e kohës erdh e u nguros në formën e vetës së tretë njëjës të

kohës së tashme të mënyrës dëftore.

Evolucioni i kësaj forme analitike të së ardhmes vazhdoi më tej. Qysh në greqishten e

mesmeTF12FT, aty nga shekulli XIIITF13FT, si gjymtyrë e parë e saj u përgjithësua trajta e

shkurtuar e foljes ndihmëse thйlei > thи, e cila më vonë bashkë me pjesëzën nа të

lidhores përfundoi në thа, si p.sh. thа graphoTF14FT “do të shkruaj”.

Vlen të shënohet se në greqishten bizantine dëshmohet edhe tipi i së ardhmes së formuar

nëpërmjet foljes ndihmëse “kam” dhe paskajores së foljes themelore. Ky tip i së

ardhmes mbijeton në disa të folme greke, por me këtë ndryshim që paskajorja është

zëvendësuar nga e tashmja e lidhores të prirë nga pjesëza nаTF15FT.

Në greqishten e re, përveз së ardhmes së të tashmes, përkatësisht të aoristit, është në

përdorim relativisht të rrallë edhe e ardhmja e përparme. E ardhmja e së tashmes

ndërtohet nëpërmjet pjesëzës thа dhe së tashmes së lidhores, si p.sh. thа d(h)en- ~ tha

d(h)es- “do të lidh”. Kurse e ardhmja e përparme ndërtohet nëpërmjet së ardhmes së

foljes ndihmëse “kam” dhe pjesores së foljes themelore, si p.sh. thа йkh- d(h)emйno

“do të kem lidhur”.

Nëpërmjet pjesëzës thа dhe së pakryerës së foljes themelore në greqishte ndërtohet “e

tashmja e kushtores”, si p.sh. thа йd(h)ena “do të lidhja”. Por krahas kësaj përdoret edhe

forma perifastike thа мthela d(h)йsei. Kurse “e shkuara e kushtores” ndërtohet

nëpërmjet “kushtores së tashme” të foljes ndihmëse “kam” dhe pjesores, si p.sh. thа

ikha (eikha) d(h)emйno “do të kisha lidhur”TF16FT.

7. E ardhmja e formuar nëpërmjet foljes ndihmëse “dua” është përftuar edhe në gjuhët

sllave të Ballkanit, të cilat edhe në këtë pikë janë larguar nga gjuhët e tjera sllave në

përgjithësi. Siз dihet, në gjuhët e tjera sllave kuptimi i së ardhmes shprehet ose

nëpërmjet kohës së tashme (dëftore) të foljeve të aspektit të kryer (shih shënimin 3), ose

nëpërmjet formash perifrastike, kur folja është e aspektit të pakryer. Forma perifrastike

T10T Shih për këtë Schwyzer: 1959, II, 779-789.

T11T Shih Sandfeld: 1930,181 v.; ai për këtë gjë citon Dieterich-un, Untersuchungen, 245. Duke u

mbështetur tek Thumbi: 1910, & 226, Sandfeldi shton se “ky formim është ruajtur në dialekte të

ndryshme deri në ditët tona”.

T12T Shih Sandfeld: 1930,182.

T13T Shih Benveniste: 1974, (II), 133.

T14T Shih Sandfeld: 1930,182. Për trajtat dialektore të kësaj pjesëze shih Thumb: 1910,153 v.

T15T Shih Sandfeld: 1930,184 (me literaturë). Sandfeldi po aty, shton se në kolonitë greke të Italisë jugore

ndeshet trajta e së ardhmes e tipit ékho na grapso “kam të shkruaj”, ashtu si tek arbëreshët e Italisë.

(shih & 15). Sipas Rohlfs-it, Grammatica storica dei dialetti italogreci (München 1977), f. 194 (cituar

sipas Solta-s: 1980,219), në të folmet greke të Italisë jugore përdoret edhe togfjalëshi i tipit é'nna

pame (= ékho nà pame) në kuptimin “duhet të shkojmë”.

T16T Shih Thumb: 1910, 153, 155-156.

110

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!