06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

themelore. Format e tjera të së ardhmes, në të cilat paskajorja është zëvendësuar nga

lidhorja, janë të një periudhe të mëvonshmeTF33FT.

11. E ardhmja e përparme në rumanishte ndërtohet nëpërmjet së ardhmes së foljes

“jam” (“fi”) dhe pjesores së shkuar të foljes themelore. P.sh. voi (oi) fi cоntat, vei (ei) fi

cоntat etj. “do të kem kënduar, do të kesh kënduar etj.”TF34FT.

Me vlerën e së ardhmes së të shkuarës në rumanishte përdoret “e tashmja e kushtores”, e

cila ndërtohet nga format vetore të foljes ndihmëse aµ, ai,ar etj.TF35FT dhe nga paskajorja e

foljes themelore; p.sh.: aµ cоntб, ai cоntб etj. “do të këndoja, do të këndoje etj.”.

Kurse me vlerën e së ardhmes së përparme të së shkuarës përdoret “e kryera e

kushtores” e tipit aµ (ai, ar) fi cоntбt etj.TF36FT “do të kisha (do të kishe, do të kishte)

kënduar”.

12. Për sa i takon gjuhës shqipe, në periudhën e dokumentuar të saj kuptimi i kohës së

ardhme shprehet kryesisht nëpërmjet formash analitike të ndërtuara me anë të foljeve

ndihmëse “dua” (në trajtën e ngurosur “do”) dhe “kam”. Por kuptimi i së ardhmes në

këtë gjuhë shprehet edhe nëpërmjet formave të “kohës së tashme” të mënyrës lidhore.

Këtu është fjala, në radhë të parë, për ato raste, kur “e tashmja” e lidhores përdoret me

kuptime modale të theksuara, si p.sh. kur ajo përdoret me vlerën e mënyrës urdhërore

apo dëshirore. P.sh.: Të shkosh (shko) menjëherë! Të shkosh (shkofsh) shëndosh e mirë!

Në raste të tilla, siз dihet, lidhorja përdoret edhe në gjuhë të tjera, që e kanë këtë

kategori foljoreTF37FT.

Por tek Buzuku disa nga format kohore të mënyrës lidhore dhe të së ashtuquajturës

lidhore-habitore ndeshen jo rrallë edhe në përdorime, ku mbizotëron kuptimi kohor.

Është fjala për përdorimin e së tashmes (dhe të së pakryerës) së mënyrës lidhore dhe të

së ashtuquajturës lidhore-habitore edhe nëpër fjali dëftore (më fort të pavarura ose

kryesore) me vlerën e kohës së ardhme, ndonjëherë edhe krahas formës analitike të së

ardhmes me foljen ndihmëse “kam”, që është tipi mbizotërues i së ardhmes tek ai autor.

P.sh.:

Për të vërtetë, për të vërtetë u juve thom se ju të klani e të anëkoni, e shekulli të

gëzonetë. E ju të zemërkeq« e të zitë ka me u kthyem ndë gazëmendTF38FT. E në mos

shkurtonishnë ato dit, nukë të shelbone gjith mish, po për të zgiedhunitë të shkurtonenë

ato ditTF39FT.

13. Tipi i së ardhmes analitike të ndërtuar me pjesëzën “do” (do të punoj) nuk përdoret

vetëm në të folmet jugore, siз kanë menduar disa gjuhëtarë në të kaluarën. Madje, ky tip

T33T Shih ILR II, 268. Aty bëhet e njëjta vërejtje edhe për të ardhmen e tipit am s£ fac.

T34T Shih GLR I,241; Lombard: 1974,35.

T35T Sipas Lombardit: 1974,275, format vetore të kësaj foljeje ndihmëse ndofta e kanë burimin tek forma e

foljes latine volere “dua” “me rënien e v-(reas, reai etj.)”.

T36T Shih GLR I, 220,243; Lombard: 1974,34-35.

T37T Me kuptime të tilla modale përdoren, ndonëse më rrallë, edhe format e tjera “kohore” të mënyrës

lidhore: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.

T38T “Amen, amen dico vobis: quia plorabitis et flebitis vos, mundus autem gaudebit; vos autem

contrastabimini, sed tristitia vestra vertetur in gaudium.” (Gjoni 16/20).

T39T “Et nisi breviati fuissent dies illi, non fieret salva omnis caro; sed propter electos breviabuntur dies

illi.” (Matth. 24/22). Ja edhe ndonjë shembull me lidhore-habitore: Ju në klenëkishtë këtu, shekulli t u

dashke porsi të vetë. “Si de mundo fuissetis, mundus quod suum erat diligeret”. (Gjoni 15/19). Për

shembuj të tjerë shih Demiraj: 1986:818.

113

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!