06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

b) Si në shqipe edhe në rumanishte huazimet nga greqishtja e vjetër e ruajnë shqiptimin

e vjetër të tingullit b, i cili, të paktën, qysh nga shekullit I i erës sonë në gjuhën greke

është shqiptuar vTF3FT; krahaso brétëk (bretkosë) dhe broatec.

5. Siç u vu në dukje në & 11, në shqipe dhe në rumanishte kanë vazhduar të depërtojnë

huazime nga greqishtja edhe në periudhat e mëpastajme. Në gjuhën shqipe këto kanë

depërtuar si nëpërmjet terminologjisë kishtare ortodokse, ashtu edhe nëpërmjet

kontakteve të drejtpërdrejta me botën greke. Kurse në rumanishte huazimet greke kanë

hyrë kryesisht nëpërmjet terminologjisë së kishës ortodokse si edhe nëpërmjet

sllavishtes. Pas dyndjeve sllave në Ballkan (shih III/21) dhe formimit të gjuhëve sllave

të Ballkanit filluan të depërtojnë huazime nga greqishtja edhe në këto gjuhë nëpërmjet

kontakteve të drejtpërdrejta me grekët ose nëpërmjet terminologjisë kishtare ortodokse.

Këtu poshtë po japim disa nga huazimet e përbashkëta greke të shqipes, të rumanishtes

dhe të bullgarishtes. Një pjesë e tyre ndeshen edhe në serbo-kroatishte:

a) Nga terminologjia fetare:

ajazëm, rum. agheasm£, bullg. agiazma; igumen, rum. igumen, bullg. igumen; ikonë,

rum. icoan£, bullg. ikona; kallogjer (trajta më e vjetër e dokumentuar kllogjër/kllogjën),

rum. c£lug£r, bullg. kaluger; manastir (trajta më e vjetër e dokumentuar munështir),

rum. manastire, bullg. manastir: naforë, rum. (a)naforЈ, bullg. nafora etj.

b) Nga fusha të tjera;

dafinë, rum. dafin, bullg. dafina; dhaskal rum. dascЈl, bullg. daskal; livadh, rum.

livadЈ, bullg. livada; qeramidhe, rum. cЈrЈmidЈ, bullg. keremida; trandafil/trëndafil,

rum. trandafir, bullg. trandofil etj. Të kihet parasysh edhe folja prej burimi grek lipsem,

rum. lips-esc, bullg. lips-am.

Ndikimi grek mbi gjuhët ballkanike bie në sy edhe në kalket e tipit java e madhe, rum.

sЈptЈminЈ mare etj. (shih për këto Sandfeld: 1930,33-45).

6. Një vëmendje të posaзme i kanë kushtuar studiuesit e gjuhëve ballkanike edhe

pranisë së huazimeve latine dhe romane në këto gjuhë, veзanërisht në gjuhën shqipe

(shih && 8-10). Duke pasur parasysh ndryshimin e gjendjes etnike në Gadishullin

Ballkanik pas ndarjes së Perandorisë Romake (shih II/27) dhe sidomos pas dyndjes së

sllavëve (shih III/21), në këtë rast si зështje kryesore mbetet sqarimi i pyetjes nëse

ndeshen huazime latine të drejtpërdrejta në të gjitha gjuhët ballkanike. Natyrisht, në këtë

rast është fjala për praninë e huazimeve latine të drejtpërdrejta në gjuhët sllave të kësaj

treve, që të kenë depërtuar në to nëpërmjet së ashtuquajturës latinishte ballkanike dhe

nëse ato janë të tilla që ndeshen edhe në gjuhët e tjera ballkanike. Sqarimi i kësaj

зështjeje është i lidhur ngushtë me pyetjen se з'gjuhë flisnin popujt e fiset e trevave të

Ballkanit, ku sllavët erdhën e u vendosën pas shekujve VI-VII të erës sonë.

Po ta gjykojmë nga gjendja gjuhësore e Gadishullit Ballkanik në periudhën e njohur

historike, që u përshkrua përmbledhtas në kreun III, mund të pohohet se, kur zbritën në

Ballkan, fiset sllave u ndeshën aty me stërgjyshërit e grekëve e të shqiptarëve dhe me

një popullsi të romanizuar. Nga kontaktet me popullsinë e romanizuar të Ballkanit

sigurisht kanë depërtuar në gjuhët sllave të kësaj treve edhe fjalë prej burimi latin. Nga

ana tjetër, duke qenë për njëfarë periudhe nën ndikimin e pushtetit shtetëror të Bizantit,

ku edhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë në fund të shekullit IV

latinishtja vazhdoi të përdorej për njëfarë kohe si gjuhë zyrtare, ishte e natyrshme që

edhe në gjuhët sllave jugore të depërtonin fjalë prej burimi latin. Disa nga këto ndeshen

edhe në gjuhët e tjera ballkanike. Këtu po përmendim vetëm disa prej tyre, sa për

T3T Shih

Schwyzer: 1959, I, 207 v.

167

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!