06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

Një pjesë jo e vogël e huazimeve turke kanë mbetur në përdorim edhe pas fushatave të

organizuara në vende të ndryshme të Ballkanit për zëvendësimin e tyre me fjalë të vjetra

vendi ose me fjalë të reja të krijuara nergut për mënjanimin e atyre huazimeve.

16. Siç u përmend në & 14, në gjuhët e Ballkanit, bashkë me huazimet, nga turqishtja

kanë depërtuar edhe disa prapashtesa fjalëformuese. Ato i ka vënë në dukje së pari

Mikloshiçi (: 1889, 2 v.), i cili përmend, ndër të tjera:

1) -ça (me origjinë persiane). Këtë prapashtesë ai e përmend vetëm për bullgarishten

dhe serbishten. Por kjo prapashtesë në trajtën -çe ka depërtuar edhe në gjuhën shqipe, si

p.sh. fshaçe < fshat-çe, dibran-çe, turçe < turk-çe etj.

2) -xhi/-çi (në të gjitha gjuhët e Ballkanit me përjashtim të greqishtes), si p.sh. në

shqipe: boja-xhi, sahat-çi etj.

3) -li/-lli. Për këtë prapashtesë Mikloshiçi jep shembuj vetëm nga serbishtja dhe

bullgarishtja; por ajo ndeshet edhe në shqipe si p.sh.: namus-li, manastir-li, qejf-lli,

sevda-lli etj.

4) -llëk (në të gjitha gjuhët e Ballkanit, me përjashtim të greqishtes),si p.sh. në shqipe:

budalla-llëk, fukara-llëk, nikoqir-llëkTF19FT etj.

Prapashtesat turke, në përgjithësi, në gjuhët e Ballkanit nuk janë bërë prodhimtare. Ato

rrallë u prapangjiten fjalëve të burimit jo-turk.

17. Marrëdhëniet midis popujve ballkanas gjatë shekujve dhe fatet historike të

përbashkëta kanë bërë që në gjuhët e tyre të përhapen, përveç një fondi të përbashkët

fjalësh (shih && 3-16), edhe mjaft shprehje frazeologjike tipike për këto gjuhë. Është

fjala për shprehje frazeologjike të tilla, që ndeshen kryesisht në gjuhët e Ballkanit dhe

që në përgjithësi janë fryt i një mendësie të përbashkët të popujve ballkanas, e

kushtëzuar kjo nga rrethanat e ngjashme historike, në të cilat ata kanë jetuar, si edhe nga

marrëdhëniet e ndërsjella midis tyre.

Megjithëse çështja e shprehjeve frazeologjike të përbashkëta të gjuhëve ballkanike nuk

e ka tërhequr sa duhet vëmendjen e ballkanistëve, prapë nëpërmjet ndihmesave të

botuara deri sotTF20FT ka qenë e mundur të hidhen disa hapa të mirë edhe në këtë fushë

studimesh. Por duhet pranuar se këtu mbetet ende shumë punë për të bërë, jo vetëm për

të mbledhur e për të vënë në dukje sa më shumë nga shprehjet frazeologjike të

përbashkëta të gjuhëve ballkanike, por edhe për të shpejguar rrethanat historikeshoqërore,

që i kanë dhënë shkas përhapjes së tyre në të gjitha gjuhët e Ballkanit ose në

një pjesë prej tyre.

Në këto rrethana, duke pasur parasysh edhe synimet dhe përmasat e kësaj vepre, këtu po

ndalemi në disa konsiderata të përgjithshme lidhur me shprehjet frazeologjike të

përbashkëta të gjuhëve ballkanike. Në këtë rast na duket me interes të ndalemi në këto

çështje: 1) Tipat më të përhapur të shprehjeve frazeologjike; 2) me ç'vlerë kategoriale

përdoren ato dhe mënyra e ndërtimit të tyre në gjuhë të veçanta; 3) burimi i mundshëm i

frazeologjizmave ballkanikë.

18. Tipi më i përhapur i shprehjeve frazeologjike në gjuhët e Ballkanit duket se është ai

që është përftuar nëpërmjet shndërrimit të togfjalëshave të lirë (që vazhdojnë të

përdoren ende edhe si të tillë) në togfjalësha frazeologjikë. Në këta togfjalësha gjymtyra

T19T Përveç këtyre, Mikloshiçi jep edhe prapashtesat -çëk/-çik, -xhëk/-xhiq në bullgarishte, rumanishte etj.,

-si në bullgarishte dhe serbishte, si edhe prapashtesën -tar, e cila nuk është prej burimi turk (persian -

dar). (shih për këtë Xhuvani-Çabej: 1962,88 v.)

T20T Nga këto po përmendim: Papahaxhi: 1908; Çabej: 1936; Sandfeld: 1930,7 v., 205 v.; Thomaj-Lloshi;

1967: Schaller: 1975,200 v.; Banfi: 1980,109 v., etj.

172

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!