06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

etj. etj.

Të kihet parasysh se disa nga këto fjalë të vjetra të përbashkëta nuk ndeshen në të gjitha

dialektet e rumanishtes. P.sh. fjalë të tilla si mugure (shqip mugull), ghimpe (shqip

gjemb), cursЈ (shqip kurth), strepede (shqip shtrep) etj., nuk ndeshen në aromunishteTF3FT.

Por nuk duhet përjashtuar mundësia që aromunishtja të tilla fjalë t'i ketë pasur dikur dhe

t'i ketë humbur në rrymë të kohës.

5. Për burimin e fjalëve të përbashkëta të shqipes e të rumanishtes janë shprehur

mendime të ndryshme. Disa gjuhëtarë e kanë kërkuar burimin e tyre tek një gjuhë e

vjetër e Ballkanit (hipoteza e substratit)TF4FT. Sipas disa të tjerëve, ato (ose shumica e tyre)

e kanë burimin në gjuhën shqipe, nga e cila kanë depërtuar në rumanishte në një kohë,

kur kontaktet midis këtyre dy gjuhëve nuk ishin ndërprerë ende nga dyndjet sllave në

BallkanTF5FT.

Disa nga mbrojtësit e hipotezës së substratit kanë qenë të mendimit se gjuha substrat në

këtë rast ka qenë trakishtja apo trako-dakishtjaTF6FT. Sipas mbrojtësve të kësaj hipoteze,

shqipja është “bija” e një gjuhe të vjetër të Ballkanit lindor (shih për këtë III/5). Praninë

e fjalëve në shqyrtim edhe në rumanishte ata e kanë shpjeguar me faktin që ajo është një

gjuhë romane e shartuar mbi gjuhën trakase a trako-dake.

6. Hipoteza e substratit, që u parashtrua shkurt në & 5, është kundërshtuar nga disa

gjuhëtarë, që mbrojnë tezën e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe. Një ndër këta është edhe

Зabej, i cili në një varg artikujsh, sidomos në Зabej: 1975,54 ka parashtruar këto

arsyetime kundër hipotezës në shqyrtim:

1) Substrati, i cili është i lidhur me një ndërrim gjuhe, mund të pranohet për

rumanishten “me romanizimin e vendit që u krye aty, po nuk mund të pranohet patjetër

edhe për truallin e shqipes”. 2) Nga gjuhët e vjetra jo-greke të Ballkanit na kanë mbetur

shumë pak elemente. “Në të tilla rrethana është gjë jo vetëm praktikisht e vështirë, po

edhe metodikisht e dyshimtë, që t'u vishen atyre gjuhëve fjalë dhe trajta fjalësh që ato

më të shumtën pas gjase as nuk i kanë pasur fare ndonjëherë”. 3) “Me kontaktet që kanë

zgjatur pa ndërprerje shekuj me radhë midis dy popujve, ka pasur shkëmbime të gjata

ndërmjet tyre, prandaj është afër menз të mendohet që në të parë që aty duan dalluar

elemente më të vjetra dhe elemente më të reja”.

Në të njëjtin studim praninë e bashkëpërkimeve të vjetra gjuhësore midis shqipes dhe

rumanishtes Зabej e ka shpjeguar me fqinjësinë e moзme midis stërgjyshërve të

shqiptarëve dhe të rumunëve. Sipas tij, “degët e skajit më verilindor të etnosit shqiptar...

në mesjetën e hershme, pas gjase në një kohë ende para dyndjes sllave, kanë qenë në një

fqinjësi të pandërmjetme, fqinjësi kontakti, me degët e skajit më jugperëndimor të

etnosit rumun, dhe kjo lidhje u ushqye më tej edhe me anën e transhumancës të barinjve

shtegtarë. Duke gjykuar nga dëshmitë gjuhësore, ky kontakt duhet të ketë qenë mjaft

intim, dhe vise-vise ka shkuar mbase gjer në simbiozë”. Sipas këtij gjuhëtari, ky kontakt

“gjatë së ashtuquajturës periodë të rumanishtes së përbashkët gjan të ketë vazhduar për

disa shekuj me radhë, me siguri gjer në shkëputjen e aromunëve prej trungut rumun të

përbashkët dhe në shtegtimin e tyre për nga jugu, shtegtim që u krye vonë-vonë (jo më

T3T Shih

T4T Këtë

T5T Një

T6T Për

Russu: 1970, 182,165,154,198 (me literaturë).

qëndrim mbajnë në përgjithësi gjuhëtarët rumunë sot.

qëndrim të tillë kanë mbajtur Jokli, O. Densusianu etj.

gjendjen e vjetër gjuhësore të pjesës lindore të Gadishullit Ballkanik shih II/23-26.

157

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!