06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

gjuhë, si edhe sferat ku ndikimet kanë qenë më të fuqishme. Por edhe në këto raste u

duhet kushtuar më shumë vend atyre huazimeve, që paraqisin më tepër interes edhe për

vetë historinë e gjuhës dhënëse (shih && 9-10). Gjithashtu një vëmendje e veçantë u

duhej kushtuar edhe bashkëpërkimeve të reja, që janë duke u përftuar ndër gjuhët

ballkanike në kushtet e reja të marrëdhënieve midis popujve ballkanas. Por kjo i

kapërcen synimet e kësaj vepre. Në fund të kapitullit do të shqyrtohen shkurt disa

shprehje frazeologjike tipike ballkanike.

3. Në gjuhët ballkanike ka një numër të konsiderueshëm huazimesh nga greqishtja. Një

dukuri e tillë është e kuptueshme, po të kihet parasysh ndikimi i vazhdueshëm, që ka

ushtruar greqishtja mbi gjuhët e Ballkanit qysh nga kohët e lashta e sidomos pas ndarjes

së Perandorisë Romake në dy pjesë në fund të shekullit IV të erës sonë. Siç u vu në

dukje në II/27, pas kësaj ngjarjeje historike gjuha greke erdh e u bë dalëngadalë gjuhë

zyrtare e Perandorisë Romake të Lindjes dhe si e tillë do të ndikonte pa tjetër mbi

fjalorin e gjuhëve të popujve, që mbetën nën sundimin e asaj perandorie. Një ndikim të

fuqishëm ka ushtruar greqishtja mbi fjalorin e gjuhëve të Ballkanit edhe si gjuhë zyrtare

e fesë ortodokse dhe dihet që shumica e popujve të kësaj treve, pas ndarjes

përfundimtare të kishës së lindjes nga ajo e perëndimit më 1054, kanë qenë të besimit

ortodoks.

Në paragrafët ndjekës do të shqyrtohen përmbledhtas huazimet e përbashkëta nga

greqishtja e vjetër, e mesmja dhe e reja në gjuhët e tjera të Ballkanit.

4. Huazimet nga greqishtja e vjetër ndeshen vetëm në shqipe dhe në rumanishte. Shqipja

i ka trashëguar ato nga “nëna” e saj, ilirishtja, ndërsa rumanishtja i ka trashëguar

pjesërisht nga gjuha “substrat”, por më shumë nëpërmjet latinishtes ballkanike, prej së

cilës u zhvillua (shih III/16). Do pasur parasysh gjithashtu se edhe në shqipe disa

huazime latine e kanë zanafillën në të vërtetë tek greqishtja e vjetër, nga e cila

nëpërmjet latinishtes kanë depërtuar edhe në shqipe, a më saktë në “nënën' e shqipes. Të

tilla janë p.sh. fjalët kishë < klishë, pashkë, i vorfën/i varfër etj.

Numri i huazimeve të shqipes nga greqishtja e vjetër paraqitet i kufizuar. Por nuk duhet

përjashtuar mundësia që një pjesë huazimesh të tilla të kenë dalë jashtë përdorimit në

rrymë të shekujve. Sipas Çabejt (: 1972,21), në gjuhën shqipe ka, të paktën, nja tridhjetë

fjalë nga greqishtja e vjetër “përveç disa elementeve më pak të sigurta, sidomos atyre që

duket të kenë hyrë me anë të latinishtes”.

Nga fjalët e përbashkëta të shqipes dhe të rumanishtes me burim nga greqishtja e vjetër

mund të përmenden: bretkosë (trajta më e vjetër e dokumentuar brétëk), rumanisht

broatec; pjepën/pjepër, rumanisht pepene; qershi, rum. cireas£; mokën/mokër, rum.

folja a m£cina etj.TF1FT

Si në shqipe edhe në rumanishte fjalët e huazuara nga greqishtja e vjetër kanë pësuar

disa ndryshime fonetike të vjetra, siç janë, ndër të tjera:

a) Tek fjala mokën/mokër e shqipes përveç evolucionit ¢ > o (khs. greqishten m¢khan¤),

që është përftuar vetëm në elementin e vjetër të trashëgaur të kësaj gjuhe, është

vërtetuar edhe rotacizmi -n- > -r- në toskërishte, dukuri kjo e periudhës para kontakteve

të shqipes me sllavishten (shih IV/19). Edhe shpërngulja e theksit nga rrokja e fundit në

rrokjen e parë të këtij huazimi dëshmon për vjetërsinë e tij të madheTF2FT. Të kihet parasysh

prania e rotacizmit edhe tek pjepën/pjepër.

T1T Për

T2T Shih

fjalët rumune shih Mih£escu: 1966/2, 46-65

Demiraj: 1986,152 v.

166

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!