06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

gjuhët i.e. Në ato gjuhë, që kanë zhvilluar kundërvënien aspekt i pakryer ~ aspekt i

kryer, kuptimin e së ardhmes e shpreh rregullisht forma e aspektit të kryerTF3FT.

3. Nevoja për ta shprehur sa më qartë kuptimin kohor të së ardhmes ka bërë që në gjuhët

e ndryshme i.e. të krijohen forma foljore të posaçme. Prirja për ta dalluar formalisht

kohën e ardhme të foljes, është zhvilluar qysh herët në disa gjuhë, si p.sh. në greqishte

të vjetër e në latinishteTF4FT. Kjo prirje bëhet edhe më e fortë më pas me krijimin e formave

të së ardhmes nëpërmjet gramatikalizimit të togfjalëshave foljorë dikur të lirë, që

shërbenin për të shprehur një veprim, që do të kryhej pas çastit të ligjërimit. Njëra nga

gjymtyrët e këtyre togfjalëshave të lirë, që dalëngadalë erdhën e u gramatikalizuan si një

formë e vetme foljore, duhej të ishte patjetër një folje me kuptim të përgjithshëm dhe të

paplotë, që kërkonte të plotësohej nga një gjymtyrë tjetër foljore me kuptim leksikor të

qartë dhe me funksion kallëzuesor ose kundrinor. Është fjala, pra, për togfjalësha të

tillë, ku njëra nga të dy gjymtyrët duhet të ishte patjetër një folje e tipit kam, jam, dua,

bëhem etj.TF5FT, të shoqëruara nga një folje me kuptim të plotë, zakonisht, në formën e

paskajores ose në një formë tjetër të barasvlershme me të. Shndërrimi i këtyre

togfjalëshave, që zakonisht kishin edhe ndonjë ngjyresë modale, në një formë analitike

të kohës së ardhme, parakupton humbjen e shkallëshkallshme të mëvetësisë gramatikore

dhe leksikore të të dy gjymtyrëve deri në gramatikalizimin e tyre të plotë, duke përfshirë

edhe humbjen e ngjyresës modale, që e shoqëron për një farë kohe togfjalëshin e

gramatikalizuar. Shembuj gramatikalizimesh të tilla nuk mungojnë në asnjë gjuhë i.e.

Por tipi i togfjalëshit, që gramatikalizohet, duke u shndërruar në një formë foljore të

kohës së ardhme, mund të ndryshojë nga një gjuhë në tjetrën, madje edhe në gjuhë të një

grupi të caktuar, siç janë p.sh. gjermanishtja dhe anglishtjaTF6FT.

4. Pas përftimit të kohës së ardhme nëpërmjet rrugës së përshkruar shkurt në & 3, në

gjuhë të ndryshme koha e ardhme e foljes zakonisht është zhvilluar më tej nëpërmjet

krijimit të formave të tjera, që janë bërë të nevojshme për të shprehur veprime të

realizueshme pas një çasti të caktuar të së shkuarës, përkatësisht para një çasti të caktuar

të së ardhmes. Në këtë rast është fjala për format e së ardhmes së të shkuarës,

përkatësisht të së ardhmes së përparme dhe të së ardhmes së përparme të së shkuarës.

Këto, siç dihet, ndërtohen me të njëjtat mjete gjuhësore, natyrisht duke marrë folja

ndihmëse ato trajta kohore, që bëjnë të mundur të shprehurit e kuptimit të së ardhmes të

T3T Kështu

T4T Në

T5T Shih

T6T Siç

p.sh. ndodh në gjuhët sllave, ku e tashmja e aspektit të kryer shpreh kuptimin e së ardhmes.

Këtu është fjala për kohën e tashme të mënyrës dëftore, duke qenë se mënyra lidhore në gjuhët sllave

në përgjithësi mungon (shih Sandfeld: 1930,176).

greqishte të vjetër, për të shprehur kuptimin e së ardhmes, përdoreshin jo vetëm e tashmja e

mënyrës dëftore, përkatësisht lidhore, por edhe forma të posaçme sintetike e tipit lý-s- “do të shkrij”

dhe asigmatike e tipit phan-- “do të tregoj” etj. (shih Schwyzer: 1959,II,799 v.). Edhe në latinishte, për

të shprehur kuptimin e së ardhmes, përdoreshin forma foljore sintetike, që ndryshonin sipas tipit të

zgjedhimit; khs. p.sh. laudabo “do të lavdëroj” (zgjedhimi I) ~ audiam “do të dëgjoj” (zgjedhimi IV).

për këtë Jespersen: 1958,260-262; Meillet: 1926,114-146; Benveniste: 1974,131 v.

dihet, në gjermanishten e sotme koha e ardhme ndërtohet me anën e foljes ndihmëse werden

“bëhem” dhe të paskajores së foljes themelore. Kurse në anglishte ajo ndërtohet me anë të foljeve

ndihmëse shall “duhet” dhe will “dua”, të ndjekura nga paskajorja pa pjesëzën to. Të kihet parasysh se

në gjermanishten e lartë të vjetër e ardhmja latine përkthehej me anë të foljes ndihmëse sollen “duhet”

ose wollen “dua”, të ndjekura nga paskajorja e foljes themelore (shih Paul, H. Deutsche Gramatik -5.

Auflage, Halle 1959 _ vëll. IV,147.)

108

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!