06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

15. Зështja e mënjanimit të paskajores në gjuhët ballkanike, siз dihet, ka tërhequr prej

kohësh vëmendjen e studiuesve të këtyre gjuhëve, të cilët edhe janë përpjekur ta

shpjegojnë burimin e kësaj dukurie. Por burimi i dukurisë në shqyrtim ka mbetur një

ndër зështjet më të diskutueshme të ballkanistikës. Sipas disa gjuhëtarëve, burimi i saj

duhet kërkuar tek “nëna” e shqipes apo tek një nga gjuhët e tjera të zhdukura të

Ballkanit (hipoteza e substratit). Disa gjuhëtarë të tjerë kanë mbrojtur tezën që kjo

dukuri është shfaqur më parë në greqishte dhe që andej është përhapur edhe në gjuhët e

tjera të Ballkanit. Ka pasur edhe ndonjë gjuhëtar, që përhapjen e kësaj dukurie në gjuhët

ballkanike ia ka atribuar ndikimit të latinishtes. Dhe së fundi, sipas disa dijetarëve të

tjerë, kjo dukuri në disa nga gjuhët ballkanike është përftuar në mënyrë plotësisht ose

pjesërisht paralele, të pavarur.

16. Nga gjuhëtarët e grupit të parë duhen përmendur sidomos Mikloshiзi, Weigand-i

dhe Gabinski. Mikloshiзi: 1861,6, mungesën e paskajores në gjuhët e Ballkanit e rendit

midis elementeve të vjetra vendëse, për të cilat ai (f. 8) mendon se, në mos të gjitha në

pjesën më të madhe e kanë burimin tek një gjuhë e vjetër, gjiri me shqipen, “të cilën -

shton ai - ne e konsiderojmë si vazhduesen e ilirishtes”.

Edhe për Weigand-in, BA I, f. XI, zhdukja e paskajores në gjuhët ballkanike e ka

burimin tek trako-shqipjaTF49FT, e cila, sipas tij, ka ndikuar në këtë rast mbi greqishtenTF50FT.

Lidhur me këtë ai pohon: “Shtytja erdhi nga jashtë, nga barbarë, që nuk ishin mësuar të

përdornin një paskajore të veзantë dhe që në të folurit e greqishtes ruajtën zakonin e

gjuhës së tyre, i cili pastaj u imitua nga vendësit [=grekët], derisa përdorimi i ri u përhap

më tej dhe në fund, ndonëse shumë ngadalë dhe me lëkundje, u fut edhe në gjuhën e

shkruar”.

Një mendim të ngjashëm me atë të Weigand-it ka shprehur kohët e fundit edhe

Gabinski: 1967,46 v. Ai mendon se në bazë të të dhënave të gjeografisë gjuhësore

burimi i mundshëm i zhdukjes së paskajores duhet kërkuar “në ndonjë gjuhë të vjetër të

pjesës juglindore të Ballkanit, d.m.th. në një nga varietetet e trakishtes”, që, sipas tij,

nuk ka pasur paskajore. Këtë supozim ai e kushtëzon me vërtetimin e hipotezës që

shqipja është bijë e trakishtes apo e dakomizishtes dhe që tipi me ba në zanafillë ka qenë

i mbarë shqipes dhe ka pasur vlerën e një gjerundi. Dhe pastaj ai shton: “Në qoftë se, në

këtë mënyrë, kjo gjuhë rezulton të jetë dakomizishtja ose një tjetër degëzim i trakishtes,

atëherë substrati si burim i humbjes së paskajores në Ballkan mund të konsiderohet i

lokalizuar” (f. 48).

Midis hipotezave të Mikloshiзit, Weigand-it dhe Gabinskit, me gjithë ndryshimet e

dukshme për sa i takon gjuhës “nënë” të shqipes, ka diзka të përbashkët. Pika e

përbashkët në këto hipoteza është përpjekja e tyre për të shpjeguar humbjen e

paskajores në gjuhët e Ballkanit nëpërmjet ndikimit të njërës prej gjuhëve të vjetra të

këtij gadishulli, e cila, sipas tyre, nuk ka pasur paskajore.

17. Siз del edhe nga kjo paraqitje e përmbledhur, të tria hipotezat e mësipërme (& 16),

përveз paqartësisë në shpjegimin e përhapjes së dukurisë në shqyrtim në gjuhët e

Ballkanit, kanë edhe një të metë tjetër të përbashkët: që të tria nisen nga një parakusht i

pavërtetuar. Dhe, në të vërtetë, në mungesë të dhënash konkrete, nuk mund të bëhen

supozime pak a shumë të mbështetura që kjo apo ajo gjuhë e vjetër e Ballkanit nuk ka

pasur paskajore. Përveз kësaj, edhe sikur një supozim i tillë të pranohej pa asnjë

T49T Këtu nuk është rasti të ndalemi për të shpjeguar pasaktësinë e këtij supozimi për burimin e shqipes

(shih III/5).

T50T Ai mendonte për një ndikim të tillë edhe për raste të tjera, si p.sh. për të ardhmen me do (shih VII/18).

142

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!